Shqipëria sërish në "luftë" me Covid-19! Çdo javë regjistrohen 500 raste të reja, 20 të shtruar në spital

8 Shtator 2023, 19:40Sociale TEMA
Shqipëria sërish në "luftë" me Covid-19!

Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit kanë sjellë rritje të rasteve të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se çdo javë konfirmohen 500 raste të prekur me variantin Omicron, por ndërkohë ka shumë raste të tjera të cilët nuk shkojnë të bëjnë testin e covid.

“Ka një trend rritje. 19 për 100 mijë është incidenca në javë. Numër i ulët krahasuar me vitin e kaluar por trendi pritet në rritje në vijim. Në vjeshtë rritet qarkullimi i covid, gripit dhe viruseve të tjera respiratore”, shprehet eksperti Artan Simaku.

Por kjo rritje rasteve të pacientëve me covid është shoqëruar edhe me të shtruar në shërbimin infektiv

“Janë 20 raste në spital, janë raste mesatare, nuk ka në reanimacion dhe në intubim, ka dhe në pediatri”, shprehet Simaku.

Me ardhjen e vjeshtës ekspertët e shëndetit kujtojnë grupmoshën 60 vjec e lart për të bërë një dozë buster të vaksinës ndaj covid.

“Është shumë e rëndësishme, sidomos për personat me risk. Eksperienca ka treguar se këto dozat bëjnë diferencën dhe japin mbrojtje.”

Ndonëse deri më tani për të kuptuar se cili variant i covid qarkullon në vendin tonë dërgoheshin mostra në laboratorë të referencës jashtë Shqipërisë, në muajin tetor sekuencimi gjenetik i virusit do të kryhet në laboratorin e Institutit të shëndetit publik në Tiranë. (TCH)

2 Komente

  1. L
    Leo

    Pse.kot.erdhi Alex Sorros te Rama? Behuni hgati shqipe per mbyllje e vaksina shtese.

    1. P
      Pal Melyshi

      Akoma nuk ka dale Alimemuti dhe gogozheli Sulcebajga te na torolisin e molloisin per imunitetin e tufes dhe bythen e majmunit kinez? Pa le ai Sallatbanda me ate gjermanken, akoma nuk jane ngrof?

      Lini një Përgjigje