Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dolën me një deklaratë të përbashkët për mediat mbi çështjen e anijeve me mbetje të rrezikshme.
Në deklaratë, ministritë theksojnë se "në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre. Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore".
Deklarata
“Disa fakte të thjeshta, për të ndarë qartë lajme toksike nga rrezikshmëria e dyshuar e mallrave.
Prej disa ditësh, burime të caktuara mediatike bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme” që kanë dalë nga Shqipëria, ndërkohë që në deklarata politike akuzohet Qeveria për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.
E rëndësishme të ritheksohet se prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit).
Por pavarësisht se do sishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura.
Mallrat rifuxhio, qofshin këto minerale, metale, skrap apo nënproduktet e tyre, sikundër dhe zonat e prodhimit apo përpunimit të tyre, janë shpesh herë objekt kontrolli të posaçëm nga entet mjedisore, doganore kombëtare dhe ndërkombëtare, për efekt të mbetjeve që lidhen me procesin e përpunimit, dhe vetive ndotëse që këto mund të përmbajnë.
Gjithësesi, duhet bërë e qartë se qoftë Konventa e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë aktet rregullatore evropiane apo kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrësesi transportin dhe eksportin e mallrave që kategorizohen të tilla, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre.
Janë pikërisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato që përcaktojnë qartë se cilat janë mallrat që kërkojnë autorizime të posaçme për t’u eksportuar.
Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre.
Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.
E njëjta gjë vlen dhe nga pikëpamja e legjislacionit portual dhe të transportit detar: Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare.
Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.
Në çdo rast, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast, janë hetimet e organeve ligjzbatuese, të cilat i mbështesim dhe inkurajojmë plotësisht, ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë.
Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.
Në këto rrethana, nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.
Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse.
Ndërkohë, sigurojmë opinionin publik se sa më lart është e vërteta e bazuar mbi ligje kombëtare e ndërkombëtare dhe fakte reale, ndërsa të tjerat janë konsum toksik i tregut politik e mediatik.”
Kjo Kumbaroja eshte njeriu me adap per mjedisin nga qe flet frengjisht, sikur Ahmetaj qe beri mindyrin e financave sepse dinte anglisht. Me kete logjike eshte e ndertuar e gjithe qeveria dhe me mediat ne krah na prezanton cdo dite se sa bukur keta punojne. Njerzit e punes qe dine te ndertojne mbivlere ketyre nuk i interesojne. Ka kohe qe mjaftohen me remitancat dhe me ndonje rent modeste nga shfrytezimi i pasurive kombetare ndersa pensionistin e kenaqen me nje pension sac i keshton atyre nje gllenke vere modeste nga ato qe dine re zgjedhin keta kopuke
Kto duhen pare mire se mose i kan mbushur jashte dhe duan ti sjellin ne Shqiperi gjoja po kthehen mbrapsht.
Shkurt: fajin e ka Saliu.
keto zhabat duhen futur ne burg dhe tju konfiskohet gjithe pasuria familiare.
Kujdes mos mbytesh në det dhe nuk do jesh gjallë kur t'a ngjeshin brenda qoftëlargun e Viçidollit .
Mirela Kumbaro Furxhi qe vjedh edhe dietat kur shkon ne Gjirokaster
Filluan edhe këto të bëjnë shantazh për ndonjë lekë nga Kurum. Deri tani ishin të lumtura që ndiqnin në çdo hap liderin Global, tani duket i ka mësuar ai për shantazhin. Që Kurum ka shirë me lejen e qeverive shqiptare kjo nuk do as mënd dhe as kalem, por që të kujtohen tani në fund edhe këto bibat për të shfrytëzuar situatën, kjo është qesharake.
Qeveriu eshte i paster. I ka duart si akullore, si diart e Gjushit. Keto e kane pidhin paak fare pis. Jan qire vetem me ata qe mund te benin pak leka. Megjithate qeveriu esht i paster. Fajin e ka Saliu
Largohuni se nuk jeni te afta te drejtoni! Kaq! Pjesa tjeter, ajo e “lereni drejtesine te beje punen e vet” nuk ju ngjit fare ju, kurvave te Rames, ashtu sic nuk ju ngjit asnje propagande politike, sepse ju nuk jeni politikane, jeni vecse hajdute te pangopura. Jeni kukulla qe manovroheni nga xhongleri Rama. Ne burg do perfundoni dhe pa asnje grosh ne xhep, se cdo gje qe keni vjedhur do t’i kthehet mbrapsht publikut. Ora po troket: TIK TAK
Ja dhe baxhellat e rilindjes
Car thone keto debilet e papergjegjeshme jane absurditet.Malli i ekspotuar nga Shqiperia dhe qe nuk permbush emertesat e faturimit apo ka probleme te ndryshme automatikisht kthehet ne vend origjine.Keto zonja thjesht mashtrojne per ti ikur pergjegjesise.Nje sasi kaq e madhe mbetje te dyshimta ose jo pa tjeter duhej te kontrolloheshin para ngarkimit.Pergjegjese kryesore mesuesja e frangjishtes qe autorizon me shkrese eksportin e cdo lloj mbetje.Ne kete rast i uroj burgun zonjes.Ky eksport eshte nje diskretitim i madh per vendin tone qemund te na largoje edhe nja pese vite te tjera nga europa.
Po deklaraten duke hecur e dha kjo kurva e Beqirit.A mer Rame te qifte derri ate kurven qe ke ne shpi se mamane e ke pasur grua te mire.E degradove fare ate vend.
Fundi i botes kur flasin kto hajdutet
Dy ndrikullat e Ripjelljes..Tezja syte si mace ne kohen e ciftezimit dhe mbesa e beqos, organizatorja e festave ne bashki.
Anijeve qe nuk prodhojne energji elektrike, do i shtohet edhe ajo qe prodhon energji nga plerat. Ta nisesh ngarkesen pa letra me qellim qe pastaj mos ta pranosh se ska letra eshte gjeniale! Rrofte Edi Rama dhe haremi.