
Të huajt që aplikojnë për vizë të kategorive të ndryshme në vendin tonë, duhet të paraqesin detyrimisht garanci financiare e cila mbulon shpenzimet e qëndrimit në Shqipëri.
Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave, “garancia financiare depozitohet në llogarinë bankare të aplikantit nga vetë i huaji që aplikon për vizë, nga garanti i të huajit, ose nga ftuesi i tij në Republikën e Shqipërisë, duke dokumentuar, gjithashtu, nëpërmjet vërtetimit nga banka që nuk janë kryer derdhje të pajustifikuara, në këtë llogari bankare, të paktën për 12 muajt e fundit”.
Në udhëzim specifikohet gjithashtu se “shuma e garancisë financiare që duhet të paraqitet në dokumentacionin për pajisjen me vizë nga i huaji, për rastet e përcaktuara me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 858, datë 29.12.2021, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, duhet të jetë të paktën 5000 lekë për ditë qëndrimi të kërkuar në vizë për personat mbi 18 vjeç dhe 2500 lekë për shtetasit nën 18 vjeç”.
Pra e thënë ndryshe, nëse një i huaj mbi 18 vjeç aplikon për vizë 6-mujore duhet të ketë në llogari bankare rreth 900 mije lekë, ndërsa për vizë 1- vjeçare, 1.8 milion lekë. Garancia financiare është kusht me qëllim për mbulimin e shpenzimeve të jetesës apo pasojat e një dëmi që mund të shkaktohet nga një veprim ose mosveprim i të huajit, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, për periudhën e vlefshmërisë së vizës, ku përfshihen: viza për të trajnuarin pa pagesë; viza për persona të vetëpunësuar; viza për punonjës lëvizës digjital; viza për investitorë; viza për përdorim të pasurisë së paluajtshme në pronësi; viza për pensionistë.
Vlera e depozituar në llogarinë bankare nuk mund të tërhiqet nga i huaji ose garantuesi i tij në Republikën e Shqipërisë, deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së vizës.(Elisabeta Dosku)
Ata paguajne mijera euro per gomone te mberritur ne Greqi dhe Itali e paskan problem 900mije leke lol
E cuditshme,ligje pa pike llogjike.N.q.s. nje fasoneri merr 10 puntore,i duhet me depozitu 18.000.000 leke te reja per nje vit.A jane ne rregull keto nga trute a jo?
Heheheeee mer majmuna deri je shanit Grekun per keto ligje (qe fluksi i hyrjeve ishe super i madhe). $$$$$$$$ Kurse Ju me 5 kokra emigrantesh ju morret frymen, duke harruar qe dikur ishit emigrant.
Po c pet nga shtet gomeresh or Jurist,c pret nga xhacka ,idiotja ibrahimaj ,apo Cuci ,pastaj kush vin me vize ne shqiperi ,vendet perreth jane pa viza russia qe nga prilli i hiqen vizat ukraina po evropa po , kina po ,vetem pakistanese dhe nga bangladeshi ,po dhe ata vijne sa per tranzit, edhe shqiptaret e shkret vijne nga e keqja te takojne te afermit ,kush vin ne ate vend te qelbur me keta politikane dhe hajdute .