
Gjirokastra ka shansin më të madh për të qenë Korça nr. 2 e Shqipërisë, e jugut të saj. Por ka një mangësi të madhe, atë që nuk e ka Korça, ose të cilin e ka dhe si avantazhin e madh, së bashku me borën: gatimin, pra kuzhinën. E pra kjo është pikëpyetja më e madhe për Gjirokastrën unike, qytetin e pangjashëm, me një tërheqje të jashtëzakonshme, një resurs i pakrahasueshëm në botën urbane shqiptare, një qytet i UNESCO-s: se pse në zemër të saj ende nuk shkëlqejnë restorantet?
Zemra e Gjirokastrës, Qafa e Pazarit, duhej të gëlonte bash për ato – restorantet, gatimet e shijshme, aromat e tyre që joshin akoma dhe më tepër turizëm, por jo. Aty ecejaket, pihet kafe ose çaj, por ende nuk shijohet ndonjë kuzhinë karakteristike me nam.
Pra, mbetet vetëm dekori unik, ku zhytesh në një botë rrugësh të kalldrëmta, ndërtesash, çatish, dyersh e dritaresh, avllish e çkamos prej detajeve të një arkitekture e urbanistike të tipit osman, që bën Gjirokastrën ku e ku më tërheqëse se Korça.
Kjo e fundit arrin të kapitalizojë mjeshtërisht në funksion të turizmit çdo gjë që trashëgon, ku gatimit i mëshon fort. Vetë fjala Korçë të ngacmon tërheqje gastronomike, si dhe sa e sa emocione të llojeve të tjera që i përmban ky emër me konotacion të fortë historik, tradicional e qytetar.
Edhe Gjirokastra i ka këto, falë dhe emrave të mëdhenj që ka nxjerrë, të çdo fushe, duke e bërë ndër qytetet më intelektuale, por dhe me tharm të fortë qytetar.
E pos kësaj, ajo çfarë është vetë qyteti në faqe të Malit të Gjerë, përbën një magji më vete, si në tërësi e si në detaje, ku veçojnë shtëpitë karakteristike nëpër labirinthe rrugësh apo rrugicash të gurta.
E nëse Korça nuk ka peisazhe, si qytet në fushë, Gjirokastra është ndër ballkonet më fantastike natyrore, ku si kurorë e larme i rri kalaja me kullën e sahatit.
I duhet vetëm një shije e mirë ngrënieje, aty, mes shkëlqimit të gjithçkaje, si një thesar nga e djeshmja, e cila rrezaton kaq fuqishëm në të tashmen e këtij qyteti. /tesheshi.com/
Korcar lind nuk behesh......
Thone se dikur deri nga mesi i viteve 60 kudo ne qendrat te ashtuquajtura qytete shqiptare shikoje veprimtari ekonomike me emra pronaresh dhe zejtaresh si psh usta Pandi,usta Sotiri,usta Niko,usta Jovani,usta Pilua,etj,etj, dhe jo usta Qemali,Muarremi,Hasani,Barjami,etj,etj. te cilet ne pergjithesi ose ishin xhandar,ushtarak , kacak neper male, ose neper mejhane dhe kafene,kuptohet jo per fajin e tyre por te Anadollizmit qe vazhdon sot e kesaj dite.
Yess
Koritsa o beqirshkruajtes do te thote kristianizem, kulture,art,gatim,pasterti,ok. Argjirokastro, fatkeqesisht (dikur kristiane) eshte katandisur nje hale islamikesh.... Sunit dhe pasterti apo gatim nuk shkojne.....
Mor gabel Ponti,ku di ti ca eshte krishterimi?
ik ere sarakanc... gjirokastritet as bithen s'kane fshire me ju.... bajge
Nuk jam dakort me cshkruan. Nuk eshte e nevojshme te jene te gjitha ne qafen e pazarit. Njerezit shume mire mu d ta vizitojne qendren dhe te hane pak me jashte se qendra. Po ne shqiptaret i duam sdo gje rreth bythes. Ne Korce vete per te ngrene, ne Gjirokaster vete per te pare. Pike.
Asnje koment deri tani per kete temë? Epo natyrisht. Ku është politika ketu? Ku është Rama, Saliu, Meta, qe të zihemi me njeri tjetrin? Hajde se po shkruaj unë nje koment, per respekt të çunave të Te Sheshi. Jo per gje, por si Gjirokastrit edhe me takon të flas. Apo jo mo gas? Grate gjirokastrite qe dine të gatuajne, nuk kane fuqi ekonomike të hapin restaurant. Burrat gjirokastrite jane njesoj si ata qe Ka pershkruar Çajupi "burrat ndënë hije lozim kuvendojnë ..." Burrat nga natyra jane dembelë dhe duan vetem pune zyre, të dalin ne mëngjes, të pine kafe si afendiko, dhe të shkojnë ne zyre ku të shesin mend me fukarane hallexhi. Edhe ata qe kane fuqi ekonomike, nuk e kane mendjen tek restaurantet sepse nuk është biznes qe bën para shpejt dhe me shumicë. Po të shikosh bizneset gjatë rruges kombetare, janë të gjitha per së mbari, dhe kam takuar shumë njerez të mire dhe të zotë - ata vellezerit qe shesin pllaka guri dhe gure ndertimi jane florinj. Edhe gomisti prane tyre. Edhe shumë të tjerë per gjate rruges. Por kur hyn ne qytet, ka vetem kafene, dhe byrektore. Gjirokastriti ka qejf të shkojë turist, por jo të presë turistë. "Ç'to shoç mo? Kalanë? Ja, ngjitu se rruges lart e ke, drejt." Nuk të thotë që "kalaja aty është, po ti hajde ulu ketu ne restaurant, se pastaj të jap unë edhe guidë t'ju shoqeroje të kalaja, dhe t'ju tregojë historinë e Argjrokastrës dhe të Zenebishëve që ishin zotët e vëndit." Edhe shtepia e diktatorit duhet të jetë atraksion turistik. Ne fund të fundit ishte kreu i shtetit shqipetar per 40 vjet. Ne vitin 70 te Erës se Krishtit, perandori Vespasian i Romës vuri taksë per WC-te publike. Ne senat, edhe i biri, qe ishte senator, e kundershtoi ashper. Perandori u ngrit dhe u pergjigj me dy fjalë: "Non olet", qe do të thotë se paratë nuk mbajnë erë. Pra, nese diktatori, 37 vjet pas vdekjes behet atraksion turistik, kujt i plasi mo? Por, të kthehemi tek tema e çunave të Te Sheshi, gjirokastritët janë ndryshe nga korçarët. Jo grate, burrat. Grate jane njesoj, kuzhinjere të shkelqyera. Por burrat, ose jane dembelë, ose shumë të varfer ta hapin biznes, ose teper të pasur per të hapur restaurant ne qytet. Edhe ato restaurante pergjate rruges kombetare ku ke qejf të hash, I kane hapur fshataret gjirokastritë, qe janë punetore të shkelqyer. Ja, shko ne Polçan të Naça per shembull. Nuk ke per ta harruar kurre nje drekë të Naça.
edhe ne Terihat tek Ruci...
Kush e ka bër këtë shktim do ketë vite pa shkelur në Gjirokastër. Janë kaq shumë restorantet sa turistët nuk din ku të ndalen. Tre lloj janë dyqanet në pazar( siç i thonë gjirokastritët për pjesën muzeale),suvenire - restorante dhe kafene.
Gjirokastra eshte nje dashuri dhe mrekulli qe duhet te vizitohet nga te gjithe .Mengjesi ne hotele eshte fantastik .Hotelet jane karakteristike me nje patrerti shembullore . Shume shpejt keni per ta pare qe Gjirokastra ka per ta konkuruar Korcen. Une isha per Vitin e ri ne Gjirokaster dhe kaluam super . Gatimi ishte fantastik . Lokalet kishin filluar te mernin kengetare me nuzike .Shkoni per nje fundjave ne Gjirokaster e do me jepni te drejte .
Çdo qytet ka mundësi të ofrojë diçka,dhe ai që ja di radhën turizmit i provon të gjitha por në fund kthehet atje ku i pëlqen më shumë. P.sh. në Korçë gjithë dhjetorin çdo mbrëmje kishte një shfaqe në Teatër, dmth aty nuk po diskutohet më do ketë apo jo njeri për festa,por dhe si të kalojnë sa më mire. Ka shumë qytete që kanë mundësi tja kalojnë Korçës por ato nuk mjaftojnë. Duhen dhe "korçarët" që të funksionojë. Gjirokastra eshte shumë e veçantë dhe me vlera por e vogël para Korçës.