Varfëri, mjerim dhe probleme pa fund. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e 71-vjeçares Liljana Kovaçi, nga Elbasani.
E moshuara vuan nga shumë sëmundje, ndërkohë që ka 13 vite që dergjet në shtrat e vetmuar dhe muajt e fundit ka pësuar edhe paralizë.
“Kam problem shëndetësor, kam vite që jam rrëzuar, kam rënë nga tarraca mbrapsht me kokë. Jam shtruar në urgjencë disa herë te neurologu”, tregon e moshuara.
Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë, 71-vjeçarja me lot ndër sy apelon për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë, të jetojë.
“Unë kam probleme shëndetësore dhe përveç kësaj jam paralizuar. Kam gati dy muaj që unë nuk luaj këmbë e duar, kam një muaj që as ha as pi. Nuk kam njëri kush të më bëj hyzmet, kush të më japë një gotë ujë.
Vetëm azili me sjell bukën e drekës një vakt e unë gjithë kohën rri pa ngrënë. Edhe për t’u ngritur për të shkuar në tualet, do eci këmbadoras, do rrëzohem. Kur jam rrëzuar, ka ardhur ambulanca dhe policia dhe ka gjetur dy dyert mbyllur”, thotë 71-vjeçarja.
Edhe pse Liljana ka tre fëmijë, ajo dergjet ne shtat e vetme, duke mos pasur mundësinë as të ushqehet.
“Më kanë vdekur motra, vëllezër, kam një motër në Durrës ajo është sëmurë për vete. Fëmijët kanë vite që kanë ikë, unë kam gati 17 vjet që më kanë braktisur kalamajtë në këtë kuzhinë. Unë kam tre fëmijë, dy çuna, një gocë. I vogli është 45 vjeç, u martua dhe ka ikur në Itali me gjithë gruan”, tregon e moshuara.
Duket e pabesueshme që në vitin 2024, 71-vjeçarja të jetojë në këtë gjendje.
Në shtëpinë përdhese e me lagështi nuk ka asnjë orendi. Frigoriferi është bosh dhe dollapët pa ushqime.
Keqardhje per kete nene. Po kalamajte e tu moj fatkeqe mos e befshin piken e hajrit.
Ndimoni ju lutem ho njerez qe jeni afer kesaj zonje ! ndimoni nese ju harxhoni sadopake kohe dhe shpenzime te vogla ! ndimoni se shume gjyna..... meqe femijet e saje qenkan te pa shpirt te lene Nene e tyre ne kete gjendje... Mbase dhe shteti ven dore ta ndimoje me Orare te rregullt ! dhe jo nje here ne dite isc tregon zonja... ho ju pasanike qe e vute pasurite mbi te gjithe njerezimin me Biznese dhe nje pjese e Biznesmeneve me vjedhje ! kontriboni dhe ndimoni kete zonje ! ju vrafte zoti ju vrafte...
Ndimoni ju lutem ho njerez qe jeni afer kesaj zonje ! ndimoni nese ju harxhoni sadopake kohe dhe shpenzime te vogla ! ndimoni se shume gjyna..... meqe femijet e saje qenkan te pa shpirt te lene Nene e tyre ne kete gjendje... Mbase dhe shteti ven dore ta ndimoje me Orare te rregullt ! dhe jo nje here ne dite isc tregon zonja... ho ju pasanike qe e vute pasurite mbi te gjithe njerezimin me Biznese dhe nje pjese e Biznesmeneve me vjedhje ! kontriboni dhe ndimoni kete zonje ! ju vrafte zoti ju vrafte...
Tu bej thirje kalamajve qe ta ndihmojne. Pret nga bota kur kalamojt se rrujne???
Jam dakord me ju. Gazetaret jane bere si plakat llafazane te lagjes nje here e nje kohe. Gazetaret, para se ta nxjerrin ne gazete ( mendimi im eshte e telendisin) te bejne nje perpjekje per te folur me femijet se ne kete bote sot vetem me te vdekurit nuk po arrihet komunikimi, dhe pastaj ta postojne ne gazete qe te ndergjegjesojne popullin ta ndihmoje gruan. Personalisht, ndjej keqardhje per kete grua, por jo ndonje tendence per ta ndihmuar.
Kjo ndodh vetem ne shqiperi popull i pa besë
Jo, kjo ndodhë në shumë vende.
Kudo ndodh !
Mvaret si eshte sjelle kjo me femijet kur ishte mire sepse nuk ka femije te harroje prindet. Nuk eshte e mundur qe te sillen te tre njellojper kot !
Kafshatë që s'kapërdihet asht or vëlla mjerimi!
Turp per femijet e saj...jepini emtrat e tyre se ndoshta behen me turp dhe reagojne.
Ka fëmijë të pashpirt dhe fare plehra që jetojnë për bukuri nëpër botë dhe as duan t'ja dinë për nënë e për baba, që i lënë të vetmuar në mes të pleqërisë dhe halleve në Shqipëri. Martohen me gra dhe burra të huaj dhe justifikohen që janë ata, të cilët e konceptojnë jetën ndryshe. Harrojnë se shumë shpejt do t'u vijë radha edhe atyre vetë të plaken dhe t'i paguajnë një për një këto vuajtje dhe strese, që u krijojnë të shkretëve prindër. Kjo kohë kur kudo flitet për Zotin është vërtet një kohë mashtruese. E vërteta është se po jetojmë kohën e djajve.