SONDAZHI: Si e vlerësojnë shqiptarët punën e SPAK-ut

29 Janar 2024, 10:27Sociale TEMA

SONDAZHI: Si e vlerësojnë shqiptarët punën e SPAK-ut

Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë vlerësuar pozitivisht punën e SPAK, i cili po godet dhe në nivele të larta të politikës.

Sipas një sondazhi të Shqiptarja.com, 71.7 % kanë vlersuar pozitivisht punën e këtij institucioni, ndërsa 20% kanë dhënë një vlerësim negativ. 

Aktualisht në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po hetohen dosje të 'nxehta'. Disa prej tyre jane afera e ish-Kompleksit Partizani, Gërdeci dhe CEZ-DIA. 

Kujtojmë se në dyert e SPAK, për herë të parë në karrierën e tij politike, Sali Berishes iu desh të japë llogari për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”.

Prokurorët e kërkuan për ta marrë në pyetje mbi hetimet e nisura në të cilat i akuzuar është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se përfitoi 5.4 milionë euro nga ndërtimi i 19 kullave në territorin e ish-kompleksit sportiv të cilin e privatizoi nga vendimet e marra nga vjehrri kryeministër.

Pas dosjeve të përmendura pak më lartë të cilat janë në hetim, shqiptarët e kanë vlersuar punën e SPAK, ndërsa po thyhet miti i të “paprekshmëve”. 

SONDAZHI: Si e vlerësojnë shqiptarët punën e SPAK-ut

 

2 Komente

  1. S
    SALIU QE ESHTE INTRIGANT

    JA ME KETE SONDASH TREGOHET MBESHTETJA PER HORRIN SALI BERISHA.BIEN POSHTE TE GJITHA THIRRJET E MILITANTEVE TE TIJ QE THONE''O SALI O HERO TY SHQIPERIA TY TE DO''.PRA PERFUNDIMISHT 20 PERQIND E POPULLIT E DO.HIQNI DORE DEMOKRATE NGA KY HORR SE NUK DO VINI KURRE NE PUSHTET ME KETE MONSTER.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Deri tani Spak vetem eshte tallur me aspirate ne shqiptareve per drejtesi.Edhe nje bythe talebani shpellar ka tall bythen me te. Me pas te shohim

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje