Sonila Meço: Si bektashie dhe studiuese, por dhe si mbesë e kryegjyshit, ideja e Ramës është fyese për ne

23 Shtator 2024, 10:12Sociale TEMA
Sonila Meço: Si bektashie dhe studiuese, por dhe si mbesë e

Sonila Meço këtë radhë, i është kundërvënë Edi Ramës si besimtare bektashie, por edhe si stërmbesë e kryegjyshit.

Madje, edhe si studiuese e rregullt e fesë bektashie.

Ja çfarë shkruan ajo:

Prej dje kërkoj të kuptoj, jo prej burimeve pranë kryeministrit (kësaj here nuk shoh asnjë arsye e mosarsye ta bëj dhe do ta shpjegoj pse), por pranë atyre të vendim-marrësve pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe e kam të pamundur të arrij një përfundim mbi idenë jo vetëm absurde, por edhe të rrezikshme e fyese mbi shpalljen e Republikës Sovrane të Urdhërit Bektashi brenda territorit të Shqipërisë.

Si bektashiane e përkushtuar prej besimit të trashëguar nga im atë (ndjesë pastë), si stërmbesë e Kryegjyshit Botëror Bektashian Baba Kamber Prishta (Meço), si studiuese e rregullt e literaturës historiko-fetare dua t’i sjell në vëmendje publikut çfarë faktet, devotshmëria, sakrifica dhe durimi kanë gërmëzuar pakundërshtueshëm në kushtetutën shpirtërore e historinë shekullore të bektashizmës: atdhedashurinë.

Ejani me mua të ripërshkruajmë galerinë e përkatësisë atdhetare me një dashuri mistike thuajse si ajo për Zotin edhe për Shqipërinë dhe më pas gjykoni vetë se çfarë emri t’i vini citimeve të kryeministrit shqiptar në prestigjozen amerikane New York Times. Dhe duhet ta gjykoni, t’i vini emër, sepse të guxosh të prekësh “palcën kurrizore” të një organizmi të gjallë e të përkorë si bektashizmi për ta “paralizuar” e më pas përdorur për qëllime okulte, atë, që Zoti i ka urdhëruar themeluesve të Bektashizmës e bekuar ndjekësve të saj është krim në mes të ditës ndaj lirisë së besimit.

Faktet im Zot, faktet:

Bektash Veliu në shekullin e trembëdhjetë krijoi këtë rrymë fetarë në Turqi. Asokohe ai pat deklaruar “Nuk ka asnjë dallim gjinor në debate. Gjithçka që ka krijuar Perëndia është aty. Nuk ka dallim midis burrit dhe gruas. Hendeku është në opinionet e tua”.

UNESCO është shprehur mbi të. Në faqen e internetit, institucioni i OKB-së deklaron se “Fjalët e filozofit Haxhi Bektash Veliut, nga shekulli i trembëdhjetë janë një mesazh që tetë shekuj më vonë, përkon me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të miratuar nga OKB-ja në vitin 1948”.

Rrënjët e urdhrit bektashian në Shqipëri datojnë prej më shumë se 8 shekujsh, atëherë kur misionari Sari Salltik erdhi në malin e Krujës dhe kontribuoi me veprën e tij në gjithë territorin e Shqipërisë dhe Ballkanit.

Bektashizmi adhuron dhe respekton urdhëresat dhe veprimtaritë islame. Baza e tij është Kurani.

Sot, qendra botërore e bektashinjve gjendet në Shqipëri.

Thënë këto, arsyet pse një Republikë Sovrane e këtij Urdhëri brenda Shqipërisë është kundër çdo parimi të vetë tarikatit e se kurrë një bektashi i devotshëm nuk do ta promovonte si id, i jep vetë qëllimi i ekzistencës së Urdhërit dhe mbijetesës së tij:

Në Shqipëri, tarikati Bektashi përshkohet kryekëput nga damari patriotik dhe atdhetar. Ky urdhër u njehsua me Rilindjen Kombëtare dhe liderët shpirtërorë të tij u bënë aktivistë të shquar në lëvizjet shqiptare për vetëvendosje dhe autonomi kombëtare, duke vendosur rrënjët në identitetin kulturor për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar.

Lufta e Parë botërore do të qe vrastare për Urdhërin Bektashi. 80% e teqeve në Shqipëri u dëmtuan e shkatërruan tërësisht. Por një energji e jashtëzakonshme, angazhim e përkushtim në kufijtë e të pabesueshmes e rigjallëruan prej gërmadhash tempullin bektashi.

Në vitin 1920, komuniteti bektashian në Shqipëri u përfaqësua me Aqif Pashë Biçakun, në Këshillin e Lartë të Regjencës, që qeveriste Shqipërinë gjatë mungesës së Princ Vidit.

Ky këshill përbëhej nga 4 përfaqësues për çdo bashkësi fetare.

Kongresi i Parë Kombëtar i Bektashinjve, që u mbajt në teqenë e Prishtës dhe kryesohej nga Baba Ahmet Turani, u krenua me faktin se qe komuniteti i parë fetar i Shqipërisë që u çlirua nga kontrolli i huaj.

Kongresi i Dytë Kombëtar i Bektashinjve u zhvillua në Gjirokastër, në vitin 1924 dhe gjykoi se duhej të zhvendoste selinë në Shqipëri për shkak të klimës politike të Turqisë. Jo vetëm, por u vendos, që ceremonitë fetare të kryheshin në gjuhën shqipe.

Kongresi i Tretë Kombëtar i Bektashinjve u mbajt në teqenë e Turanit më 1929, duke marrë vendimin historik për të dalë si një bashkësi fetare më vete me seli Kryegjyshatën në Tiranë.

Bektashinjtë shqiptarë, me mbylljen e urdhërit në Turqi, ftuan Kryegjyshin e Turqisë, Salih Nijazi Dede, shqiptar kolonje, të kthehej në Shqipëri, duke rithemeluar selinë e bektashinjve në Tiranë.

Bektashizmi u trondit në kohën e pushtimit fashist. Kryegjyshata u bë qendra e manifestimeve të 28 nëntorit 1939, ku demostruesit antifashistë bashkë me Kryegjyshin u betuan mbi varrin e Naim Frashërit. Por gjithçka kulmoi me vrasjen e Kryegjyshit Sali Njazi Dedej nga italianët, sepse nuk pranoi të përdorej prej tyre, nuk pranoi subvencionet e Italisë dhe mëkoi patriotizmin.

E si të mos mjaftonte, e keqja më e madhe bektashizmës nuk i erdh nga pushtuesi, por komunizmi. Studiuesi Uran Butka dëshmon se: “Komunistët e përçanë dhe e goditën klerin bektashian. Disa krerë të tij u bashkuan me komunizmin, morën pjesë në luftë dhe morën poste të larta dhe grada ushtarake, (kolonelë) në kundërshtim me statusin e sektit bektashian. Përpjekja e tyre ishte t’ia përshtasnin bektashizmin komunizmit dhe ta vinin klerin bektashian në shërbim të regjimit komunist. Ata që nuk iu nënshtruan kësaj politike, u vranë si baba Zylfoja, që u therr në teqenë e Turanit në vitin 1943, baba Murat Frashëri, po më 1943, baba Qamil Gllava, që u pushkatua më 1945, baba Ali Tomorri, baba Bedri Cakrani, baba Shefqet Koshtani, që u pushkatuan më 1948 dhe dhjetra të tjerë që vdiqën burgjeve e internimeve.”

Pra përpjekja atdhetare, njehsimi me Rilindjen Kombëtare, forcimi i identitetit kulturor e shpirtëror ishin motivi ekzistencial i Urdhërit Bektashi. Në ç’ëndërr a zhgjëndërr mund të binin e të pranonin Republikë më vete, kur mbijetesa e stërmundimi i tyre mbanin trarët e një Shqipërie të bërë copë, në çdo rrethanë historike?!

Dhe po vij tek rrënjët e mia:

Baba Kamber Prishta (Meço), para-ardhësi im i nderuar, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, njeriu që i vuri emrin e bekoi tim atë, Tomorrin udhëhiqej nga mësimet e Naim Frashërit, edhe ai bektashi i shquar, që thosh me dorë në zemër: “Bektashinjtë janë vëllezër jo vetëm midis tyre, por edhe me krejt njerëzimin. Ata duan me gjithë shpirt myslimanët e tjerë, të krishterët dhe shkojnë mirë me të gjithë njerëzit. Por mbi çdo gjë, ata dashurojnë atdheun dhe bashkatdhetarët e tyre dhe ky është më i madhi i gjithë virtyteve”. Ku, në ç’vend të trashëgimisë së tyre gjendet “malli” për Republikë Sovrane brenda Shqipërisë? Në ç’orë të zezë a të bardhë kanë lënë qoftë një rresht pëshpërime për ndihmë nga pushteti politik për “Republikë” parajsash fiskale?

Por po eci ca më tej:

Studiuesi Uran Butka dëshmon mbi Kongresin e Turanit (e përmenda më herët) ku sipas tij: “u zhvillua nën kryesinë e baba Kamber Prishtës, që luajti një rol të rëndësishëm si në vendimet mbi bektashizmin, ashtu edhe në hartimin dhe miratimin e statusit të bektashizmit, që përcaktohej qartë si sekt i fesë myslimane. Në statut, veç të tjerash theksohej se klerikët bektashianë duhet të jenë shtetas të Shqipërisë me gjuhë e gjak shqiptari. Në art. 3 thuhet se gjuha zyrtare dhe fetare e sektit është shqipja.”

Ndërsa dokumentari me bashkëautor tim atë, dëshmon me dokumente se si bashkëpunoi fort me Nolin, Konicën e Mid’hat Frashërin dhe korrespondenca e tij me ta, e dokumentuar dëshmon dashurinë për Shqipërinë.

Kur mallkueshëm për Shqipërinë ia behu komunizmi, Baba Kamberi qëndroi besnik i fesë bektashiane dhe i atdheut. Ai nuk pranoi të ikte nga Shqipëria si mjaft të tjerë, për t’i shpëtuar “gijotinës” komuniste. A e dini si u gjegj?

“Ne kemi qenë myrshid e rehber dhe unë nuk mund të bëhem edhe i braktisur nga atdheu. Mos e dhëntë Zoti!”.

Dhe e pagoi shtrenjtë, Baba Kamberin e arrestuan më 28 prill 1945, po ashtu edhe baba Mustafa Canaj, menjëherë sapo komunistët morën pushtetin. Pesë muaj në hetusi, tortura dhe poshtërim nga Sigurimi i Shtetit. Më 3 shtator 1945, gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi në moshën 72 vjeçare me 15 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtave qytetare e politike, si edhe sekuestrimin e pasurisë.

Baba Kamberi refuzoi që të dorëzonte taçin e kokës, me argumentin se feja ishte një gjë dhe politika tjetër. Shuarja i drobitur në qeli në të 80-at e tij pas torturash e denigrimesh është një dhimbje me të cilën bektashinjtë e devotshëm jetojnë ende sot.

Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror pararendës i Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj do të deklaronte: “Dede Kamber Prishta, së bashku me Baba Mustafa Canaj shpalosën shpirtin e madh të patriotit dhe të klerikut bektashian. Ata nuk u përkulën për asnjë çast, sepse besonin që flaka e qiriut të Haxhi Bektash Veliut nuk mund të fikej asnjëherë. Së bashku me mijëra klerikë dhe besimtarë të tjerë bektashianë, ata mbajtën të gjallë në shpirt besimin tek Zoti e tek Atdheu dhe u sakrifikuan për besimin e shenjtë!”.

Ku, në ç’hon të ndërgjegjes a nënvetëdijes së klerikëve të urtë e besimtarëve paska mëtuar të përshkëndrisë ndonjë iskër nazike për Republikë Sovrane të Urdhërit Bektashi? Kur nuk u kujdesën sa duhet pushtetet t’u kthenin toka e prona të trashëguara si tempuj besimi e spiritualizmi, nga e gjetën sot “bujarinë” për “republikën” e pakërkuar?

Po në ç’gazep ,Tarikati paska patur paranë e pasaportën qëllim ekzistencial? More edhe në ditën më të zezë a e shihni vetë, që kanë pranuar atdheun para jetës?

Ju duken patetizma, gjasa provinciale të së shkuarës, atavizma të një bote, që nuk i përket me shpirtit falur perëndisë së vetme ku besojnë sot pushtetarët, parasë?

Unë ende nuk kam një ide mbi rolin e klerit të lartë Bektashi në këtë nismë, nismë që ka edhe pasoja të rënda gjeopolitike në rajonin e trazuar, por si bektashiane kam të drejtën e përbotshme të them timen nga shpirti.

Meqë ka guximin të flasë në emër e për fatin e bektashizmit, duke e shfaqur këtë Urdhër padrejtësisht në mediat ndërkombëtare, si një arrivist materialist e pragmatist, le t’i kujtojmë liderit global, që krekoset në NYT, predikimin e Imam Aliut, tonë, Prijësit të Besimtarëve, dhëndrit të Profetit Muhamed, që me gjasë u druhet kur mbyllet në vetminë e gjumit:

Dashuria ndaj Atdheut është prej Besimit

Profeti Muhamed (a.s.)

“O njeri! Ke lindur i lirë prej nënë dhe babe. Mos u bë rob i askujt!�O Muak'kal, qëndro gjithmonë nën urdhërat e Allahut ! Mos vepro jashtë ligjeve me myslimanët, mos u bëj i padrejtë me jo myslimanët, që janë në besën tonë!�Mos u trego mendjemadh se Allahu nuk i do ata ! �Mbajeni fjalën kur diskutoni, mbani drejtësi kur gjykoni dhe mos u krenoni me prindërit.�Kushdo që u largua nga e Drejta, u rrënua.�Kur shikon të keqen, largohuni prej saj.�Lakmia është një skllavëri e përjetshme.�Shkule të keqen nga kraharori i të tjerëve, duke e shkulur atë nga vetë kraharori yt.

Imam Aliu "Kulme të Fjalës"( Nehxh ul -Belaga)

74 Komente

  1. n
    na mbyten budallenjt

    per lidhjet r tua baba mondi do te japi ndonje vend ne haremim e tij

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Po kjo qe eshte Kurve ,nuk na Fyhen ne?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bektashi

        Kur lexon argumentat e Sonilës, pa lexuar titullin, thua se po jep argumentat pse është i nevojshëm shteti i urdhrit Bektashi....... . Pra shkrimit mund t'ja ndryshosh titullin pa i prekur asgjë...... Si bektashie dhe si mbesë e kryegjyshit botëror, ideja e Ramës është një vlerësim i madh për ne.

        Përgjigjjuni
      2. E
        E verteta dhemb....

        Qenka qelb keq puna....."ne bektashians n'Tomorr jemi birazere me sunitet ne Mekka dhe zbatojme Koranin " thote kjo fycke,athere cfa"tolerance " thot citjoneziu i mavrosur!? Do te shkoi muti ne gju.... gezuar ramazonhashurren o beqiraaaaaaaaaa sumpalare turkoshqipfolese bektashians a Muslims....nje mut jeni!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taqi nga greqia

          Perderisa preokupohesh kaq shume edhe ty te pelqe era e mutit dhe e bythes! Te kujton priftin ne greqi, apo jo?

          Përgjigjjuni
          1. a
            antipatrea

            Ata s'mbajnë ramazan o idjot . Janë të vetmit që hanë , pijnë , dhe q.jnë çdo ditë të vitit non stop ... Dhe duhet të keshë më shumë respekt për ta , pasi shërbejnë edhe zonjën tënde në ditët e gjata e të vështira të kreshmës ... Gëzuar kreshmët arapi mu ...

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kroi Mbretit.

          Te lumte gopi o Sonila kurva.

          Përgjigjjuni
          1. R
            R3

            E bija e spiunit komunist. Del e na tregon se sa demokrate eshte.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Illo

              Kjo është shumë patetike!!!!

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nje mik qe e don gazeten tuaj!

              TI GOC FYESH NGARAMA NE CDO GJE QE AI THOTE DHE BEN, SHKAKU DIHET , TE HOQI LEKET E ATIJ HAJDUTIT ITALIAN NGA XHEPI!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Unë nuk kuptova fare pse është fyer kjo!! E lexova të gjithën

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shkembi

                Sonila, tet ate e kam njohur nga afer dhe ti Ben mire qe e kujton ne kete shkrim. Tomorri ish njeri i humorit por ca s’i spiun dhe i pa bese. Ti ben mire qe e kujton ate, por ne jane gjithe betakshijte si ai, duhet urgjentisht te ndalohet me ligj Ky besim I pa bese qe kete radhe po tenton te na kafshoje Shqiperine.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cecua

                  Fyese per ket popull eshte qe lejohen mostra si t me qit surratin ne ekran Bexhet

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani i Ri

                    Sonila, ti akoma nuk e ke kutuar se, ty, nuk të lexon dhe nuk të dëgjon askush. Të gjithë të mendojnë një "Rob Kot", një femër pa asnjë vlerë në jetën sociale dhe politike. Kur del ti në TV, të gjithëve u vjen për të vjellur dhe, e ndërrojnë menijherë kanalin. Edhe qentë apo gomarët, nëse të shikojnë diku, e ndryshojnë rrugën.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Opinion

                      Në këtë shpjegim të gjatë të stërmbesës së ish krye dervishit duhet pohuar që ka të dhëna historike që faktojnë qëndrimet e fesë bektashiane në raport me shtetin,atdheun dhe patriotizmin.Kjo nuk ka diskutim.Është për të evidentuar fakti që orientimi islam përkatësisht bektashi në vijueshmërinë historike të ekzistencës ka mbijetuar në Shqipëri duke u kthyer në qëndrën botërore të tij. Pozitiv është fakti se ky besim është mjaftueshëm tolerant në marrëdhëniet shoqërore pa shkelur parimet fetare dhe besimin Janë dy qëndra të besimeve të krishterë, kryesisht,Vatikani(katolik)në Itali dhe Kisha e Kostandinopojës(ortodokse)në Stamboll.Nuk mund të them se në spektrin e islamit,orientimi bektashian është dominant por fakti që qëndra botërore e tij është në Shqipëri na jep të drejtën që statusi i këtij besimi tolerant,njerëzor dhe paqedashës të jetë i veçantë,përtej të qënit Kryegjyshata botërore.Në këtë kuptim jam dakort me idenë e një organizmi minishtetëror, me status juridik të veçantë. Përsa i përket Z.Meço, si pasardhëse do e këshilloja që të jetë objektive me konsideratat.Në respekt të besimit, të cilit i përket por dhe në mospërzierjen e bindjeve dhe kundërshtive subjektive politike me besimin të cilit i përkasim.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labi

                        Bravo Sonila,po pse nuk na the noi fjale se ca bojne shehleret per grate qe nuk ngelin shtatzena,me te degjuar e kam dhw nena jote ka pas veshtiresi po babai jot si bektashi i devotshem e coj per vizite te 7 shehleret e kshu linde ti,0randaj je kaq e zgjuar dhe bulurane madhe.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hasani

                          O labo gojet e logs thone edhe per te teme. Num e di eshte e vertet Zahmet pyete nje here te kush teqe ka qene te ajo e Kapajt apo ne kuzum baba

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Labi

                            E pyta o Hason,ke te drejte aty ka qene,po i mjaftoj shehu pare e linda une,e meqenese e di kush je po te tregoj se nena jote i kaloj te shtate e nuk ngeli me barre,ne fund shkoj te hoxha e ai i boni nje nuske e linde ti,kjo eshte arsyja pse ke qef te quhesh hason.

                            Përgjigjjuni
                        2. H
                          Hajdari

                          Po ti mi Sonila ke honger hajdar pa hesape dhe nuk je fyer

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tarrasi

                            Foli dhe kjo leshja. Do behet dhe pike.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

                              Feja islame ne Shqiperi perben nje rrezik sepse ajo eshte nje fe e imponuar nga otomanet ne shekullin 14-15 ! Si duket Rama eshte i biri Erdoganit, dhe eshte i paguar nga Turqia! Kjo qe thote Edi Rama per shtet brenda shtetit duke kopjuar Vatikanin eshte nje Utopi anti kombetare anti europiane ! Mjaft ! Lereni Shqiperine te lire nga influencat golobale fetare te Lindjes Mos u terhiqni nga paraja ! Feja e shqiptarit eshte shqiptaria !

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Al

                                Bektashinjte jane historikisht shqiptare dhe ishte feja e jeniciereve shqiptare . Nr me i madh i bektashinjve vjen nga Mirdita . Jeniciere qe nuk donin te ktheheshin me ne atdhe dhe per nje jete me te mire gjoja ndronin fe dhe zgjidhnin tarikatin me tolerant . (Qe nuk e njeh asnjeri ne boten islame)

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Detari

                                ketu vertetohet qe shumica ne albaniston kane prejardhje turke/bektashi

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Geno

                                  O rot kari . Nga ta dish ti nje cope evgjit i ardhur nga Anadolli qe bektashinjte kane qene te gjithe arnaute kryesisht ish jeniciere te krishtere . Ke mbi 10 bektashinj heroj te Greqise . Ai qe mbrojti Athinen ishte 100% bektashi - nga 1826 bektashinjte u persekutuan nga Sulltani dhe pjesa me e madhe u rikthyen ne Shqiperi derisa perfundimisht i masakroi Ataturku dhe u larguan prej Turqise .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kauri

                                    Turqia I ka përzenë Bektashinjtë, ndaj ata u strehuan në Shqipëri, Erdoğan nuk I do, se cfare fshihet pas këtij propozimi më vonë do ti dalë tymi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Taqi nga greqia

                                      pse po zoteria jote nga vjen, nga hena?

                                      Përgjigjjuni
                                    2. K
                                      Kendveshtrim tjeter

                                      Sonila, si Bektashije e mbese e Kryegjyshit, sikur ta kishe bere ti nje propozim per nje SHTET BEKTASHI ne mes Tiranes...do kishe marre mbi vehte tere ledhin e mallkimet e atyre qe sot bejne sikur u pelqejne keto diarrete e Rames me po ate SHTET SOVRAN BEKTASHI.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Luani

                                        Ti folë vetem për gopin

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          T

                                          Debile dhe inatcie ne.gen .karakurv pa pik turpi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tirana

                                            O Soni, fyerje quhet nëse Rama merret me ty, ose të të pyesë ty. Po munde, fyeju me Bechetin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hasoni

                                              Ti Sonila, me kete qe shkruan, provon katerciperisht se je nja analfabete funksionale, nje militante provinciale dhe primitive, nje qenie e mllefosur qe deformon thelbin e baktashizmit dhe, mbi te gjitha, thelbin dhe qellimin e projktidese per sovranitetin e qendres boterore te bektashizmit! Ne te vertete ajo qe shkruhet ne NYT, duke iu referuar Edi Rames dhe Baba Mondit, eshte shume larg si vizion dhe qellim nga ato qe shkarrashkruan ti dhe sivellezer te tu!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bicim pyka

                                                Kjo bektashiane - studiuse e hajdarit te Beghetit, per inate te Edi Rames, eshte gati te shkele me kembe dhe prinderit e saj.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Roger

                                                  Sonila per TY dhe Bektashinjte esht 1 nder i madh qe po iu bejne me 1 mini shtet

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. q
                                                  qyfyre rilindjote

                                                  C'do Shtet brenda ketij shtetit Shqiptar, na ben te lumtur dhe na ben krenar / vetem ama me firme nga Rama te jete, pa firmen e Rames vec mallkim do kete / C'do pordhe te Rames ti themi ''shendet", deri kur shqiptar brenda kjo Shqiperi mos te kete /

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Ehhh thuaj

                                                    Ne Persi diku para 3.000 vjetesh, grate dhe skleverit ishin te barabarte me gjithe te tjeret ne cdo vendim, administrate, shkollim e e cdo gje, sipas vendimi te Cyprus( mbret)… dhe sonila na thote qe ne shekullin 13 na paska dale dikush qe tha se grate jane njesoj. Qi nonen eshte kur mesimet i ke marre me goje e jo me tru

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vasil

                                                      …. Mos e beni kete Kryeminister…. I bete mutin Atdheut !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pin puk

                                                        Hahahaha.....e pa ditura bënë si euridite që di gjithçka, bile bile edhe për fenë baktashiane.....

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Emigranti

                                                          Po te qiu saliu rregulllohet ligji?.nuk e ndyn karin me ty edi rama o baxhelle.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Landi

                                                            Te peshkoj rama direkt o sonila ai tall bythen dite nate ne ju

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Skraparliu

                                                              Si Bektashie e ndershme qe pretendon qe je nuk e lejon feja e Bektashijve qe ti zonje te jeshe e pa ndershme duke u pasuruar si ti me leket e Begetit duke bere emisione dhe duke mbrojtur dhe duke promovuar PADREJTESIN,duke mare pare we mbajne ere gjakun e Shqiptareve,cfare ke thene zonje ndonje gje te drejte por gjithmone si gazetare si analiste dhe si sdudjuse e Bektashinjeve we pretendon do tregoje pak ndershmeri si Bektashije keshtu SONILE nuk je e ndershme dhe nuk meriton frymen e Bektashizmit per njerez si ty me moral te dobet ne cdo aspektet dhe nuk ke moral qe te kritikosh e te japesh mendim se nuk e meriton sepse je nje perverse e keqe.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Sadiu

                                                                Ai xhaxhai i kësaj mostrës Baba Kamberi ka qënë bashkpunus i nazizmit gjerman ku ka goditur forcat partizane

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  TAK FAK

                                                                  Foli dhe kjo buze pidhi

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shqiptari

                                                                    Me ne fund lind nje “Kauz” per tallavane e llokobereve llafazane te ekraneve dhe gazetave Bektashianet jane prej shekujsh ne Shqiperi,kane objektet e tyre te kultit,toka dhe hapesira pafund,njerezit qe predikojne kete tarikat dhe besimtaret.Vetem 23 vjet(67-90) feja u ndalua dhe njerezit i kryenin ritet ne menyre te fshehte.Krijimi i nje “minishtet”shpiteror,pra SHPIRTEROR dhe jo politik bektashi,te ngjashem me Vatikanin,ne pronat e tij,me statusin qe ka dhe sot dhe me te njejtet predikues,me nje status simbolik,”shtet”, ka ndezur gjekrat dhe ka ngritur “Alarmin” se do behet qameti dhe do lemeriset mileti.Ky “shtet” nuk cenon as territorin e RSH,as pavaresine,as financat dhe as politiken dhe ekonomine e shtetit shqiptar.Ai do krijoje nje simbolike fetare si atraksion turistik ne nje “minishtet” simbolik pa asnje pasoje jo per shtetin shqiptar,por dhe per asnje individ.Vete tarikati pranon se nuk ka tendenca irredentiste apo kerkesa per pavaresi,per ushtri,armatim,financa nga shteti,gjykata dhe institucione jashte ligjit dhe statusit te Republikes se Shqiperise.KAQ! Bektashizmi i iniciuar nga Haxhi Bektash Veliu 1282 ne Turqine Lindore(shenjtor i hipur mbi nje kale maje nje shkembi) u perhap ne Shqiperi shekuj me pare.Ky besim udhehoqi Rilindjen tone Kombetare.Kryegjyshata erdhi ne Shqiperi dhe u vendos ne Tirane ne vitin 1922 .Ky terikat patriotik ka nje kontribut te madh ne pavaresimin e Shqiperise,ne kulturen shqiptare,ne bashkejetesen fetare,ne tokerance dhe ne propogandimin e paqes,besimit liberal dhe dashurise per vendin.Deviza e ketij besimi eshte se “Pa Atdhe nuk ka fe” Nese kjo çmenduri do perdorej per qellime politike,atehere tere “atdhetaret” qe “u qane” zemra per kete vend kane te drejte te bertasin.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. N
                                                                      Noci

                                                                      Kjo pret çfarë do te thote Sala dhe e imiton,patjeter kundra Rames,mjafton qe ai te flase qofte edhe per te mire.Rama diku ka degjuar diçka ose ja kane thene se vete nuk e shpiku,vete Kryegjyshi eshte i kenaqur,por ngrihen kundershtaret a thua se do krijohet shteti me ushtri te armatosur deri me arme berthamore.Po ça do bejne,nje ndërtim te bukur ,ndonje lulishte,shatervani,ndonje hotel per te huaj dhe me siguri nuk do kete shezlonge dhe çadra.Problemi eshte qe shteti te mos hedhe pare se kemi shume nevoja te tjera,qe mungojnë dhe ate t'a bejne me donatore Bektashian se ka edhe te pasur nga ato

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Tregu

                                                                        Ja dhe kta qe i bejne gojore Rames nga mengjesi deri ne darke. Shkoni ore kara mbylleni halen njerez te peshtire, o jeni kurva ju me karakurven Spiropali o ska njeri tjeter. Ptu fare e ndyre antikombetare ju shkerdhefsha ropt.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. D
                                                                          Deda

                                                                          Po me Spiropalin ç'pate ,more të shkërdheftë Kina ç'të përmban pragu , zagar i fëlliqur .

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                        2. A
                                                                          Aron

                                                                          Kjo karakurva eshte studiuese? Nuk e kam degjuar te thote ndonje gje te mencur ndonjehere, vetem kara thyen.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. B
                                                                            Baba Kamberi

                                                                            O sa mire me qene korrak o hej, o hej!!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. f
                                                                              fric

                                                                              Ja dhe kjo gojorja....

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. J
                                                                                Jimny

                                                                                Sonila Meco, me kete shkrim ke fituar respektin tim!

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. D
                                                                                  Deda

                                                                                  Dhe , të fitosh respektin tënd , o Jimny , është një soj sikur të kesh fituar Oskarin . Po kush je ti ,a të qifsha udhet ?

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. J
                                                                                    Jimny

                                                                                    O Dede, me kete koment ke treguar qe je rob pa qendrime, mistrec, i frustruar. Merru me shkrimin, o Dede.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                2. A
                                                                                  A.G.

                                                                                  Nuk ka gjë më qesharake se kjo furtuna nacionaliste në gotën virtuale kundër idesë së Shtetit Papnor-Bektashi. E para, ka 34 vjet që po e shisni Shqipërinë si ato moldavet, në fillim tek Italia e Greqia dhe pastaj njëherë e mirë tek Turqia e Katari. Sa që sot ka më shumë xhamira që se shkolla dhe 5 herë në 24 orë, ditë natë, në çdo cep të Shqipërisë gjëmon autoparlanti arabisht. Atëhere pse mos t'a ketë një copë edhe Irani? Vendi po braktiset në masë, fëmijët e rritur jashtë nuk dinë shqip, kurse fëmijët e rritur në Shqipëri në provime dalin më mirë në Gjuhë Angleze se në Gjuhë Shqipe. Kur dëgjoni shqip jashtë vendit ndërroni rrugë ose ulni kokën dhe bëni sikur nuk dëgjoni. Kur jeni në Shqipëri votoni Tosin që e shiste vendin tek i pari që jepte një çmim ose Salën që e atë që nuk e shkatërronte apo digjte e jepte falas. Tani keni 12 vjet votoni Ramën që e shet vendin tek ai që paguan më shumë. Dhe kryevepra, del kjo sharabajga, që i duket Sali Kafsha si Jezu Krishti dhe na tregon krimet e Ramës. Po fundja, a nuk janë edhe këto "protestat" nëpër gazeta virtuale si fytyra e kësaj? E shëmtuar dhe hipokrite. A nuk vlen edhe për këtë "nacionalizmin virtual" me komente nga Kanadaja, Irlanda apo Australia, ai vargu i famshëm "Ku ish gjer dje, kjo farë sokoli?" ?

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. S
                                                                                    Skenderbegasi

                                                                                    Sonila ne se ndodhesh ne nje vende qe nuk duhesh te kruhesh, pikerishte aty te kruhet nga te gjitha anet.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. B
                                                                                      Babà Teqiu

                                                                                      Sonila ka dhe shtron fakte serioze te mbeshtetura ne thenie te studiusve te medhenj sidomos te akademikut uran butka te birit te safet butkes qe vrau veten si trim ne halene e nje teqeje ne nje fshat te Korces. Ndaj duhet besuar se as e ka idene se cfar thote e shkruaj. Vetem futja pordhes kot. Duhet te besh dy tre seanca me baba mondin qe ti spjegoje keto gjona. Regjistrohu sa me shpejt Soni. Mos ri akoma me Sali pinokun.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. B
                                                                                        Baba teqe

                                                                                        Histori e vertete , ne malin e Tomorrit eshte nje teqe , kur dikush martohesh dhe nuk linde femije duhet ta linte gruan ne teqen dhe disa dele i thernin te teqeja eshte nje gurre ku gjakut kullonte ne nje hymnere . Qendronte gruaja dy jave pa burrin dhe kur kthehesh shtatzane ja kishte fryre barkun baba Aliu. Tani nuk e di a i ngrihet baba mondit ta dergoje Sonilen dy jave

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                      2. B
                                                                                        Beketi

                                                                                        Doli kjo buçja buz pill** përsëri të japi mend !

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Dor Kajelli

                                                                                          Lol Luka ka pak rezerva per kyt

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. S
                                                                                            Sa thelle e ka derdhur spermen DERVISHI

                                                                                            O shqiperi te kame dhjere

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. u
                                                                                              uskania

                                                                                              Ka marrë direktivë nga Çimi i Sali Ballkonit????????

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. A
                                                                                                ABAZ ALIU ,,TOMORR ,QERBELAH IRAK

                                                                                                TURKOSHQIPTAR ,,,SUNIT ,SHIIT ,,,ALLAH AKBAR ,,AMIN ,,,

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. d
                                                                                                  destan

                                                                                                  Kjo baxhella manikin ska lënë gjë pa bërë.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. N
                                                                                                    Nga fshati titit

                                                                                                    Sonile Baba Mondi do te mare e te beje zedhense per shtypin si Bektashie e ndershme qe je por meri leje BEGETIT se baba Mondi te shtyp forte.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. U
                                                                                                      Una

                                                                                                      Goce,bektashit nuk martohen,po ti nga dole??? Po cfare feje moj mavri,juve u bete komunista,te gjithe komunistet e jugut kryesisht qene o bektashi,o ortodoks se dime por te kthyer ateista.Juve me mehmetin ,enverin,Kadriun terrorizut 46 vjet nji vend e 30 vjet e shkaterrut me kete pikdhuristin dhe ekonomistin e doktorristin

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. J
                                                                                                        JË STËRNIP I NJË BABAI TË SHKOLLUAR NË UNIVERSITET

                                                                                                        FEJA ËSHTË NJË MËNYRË E TË BESUARIT POR NUK MUND TË DALË MBI ATDHEUN,PRA MBI BESNIKËRINË PËR TË DHE DASHURIN .MUND TË KESHË RRËNJË TË FORTA NË FE ,TA STUDIOSH ATË POR.... JE LARG SAJ NË TË BESUAR DHE SIDOMOS KUR SHPIRTIN DHE TRUPIN JA KE DHËNË MOJ SOOONNIILLLAAA TË PA UDHËVE.ÇFARË DI NUK KAN VLERË NË NJË NJERI PA MORAL, QË NXIER NË SHITJE CDO GJË DHEMËMËDHEUN,SI TI SONILA.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. S
                                                                                                          Silicone

                                                                                                          Po ta bente non grata do ishte ok Po ta bente Bexheti do ishte ok Kur Rama thote diçka eshte keq. Je 10000% débile , opozitari nuk do te thote te kundershe çdo gje se pozita bene

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. M
                                                                                                            Mandi

                                                                                                            Fyese eshte te te shkerdheje Bexheti

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. G
                                                                                                              Genci Gjinkutaj Bualli

                                                                                                              Debile, debile , debile, buze fryre , fytyre dawn, injorante …. Nuk te del inati???? Ha ha ha haaaa. Me ty ne tegjithe tallemi dhe qeshim me lit nga budallalliqet e tua. Po ikkkkkkk moj tarallake.

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. S
                                                                                                                Sio...

                                                                                                                I bie që të ketë. mosbarazi midis shtetasve: bektashite do të kenë dy nenshtetesi, dy pasaporta, dy qeveri e me radhë... Kurse ne të tjerët vetem nga një... Nuk e dija që babballaret nuk martoheshin, atëherë si ia bëjnë për seks...

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. R
                                                                                                                  Rrofte katolicizmi

                                                                                                                  Mendoj se baktashinjte duhet te kene shtetin e tyre. Katoliket te krijojne nje principate. Ortodokset ti bashkohen greqise. Kurse muslimanet te ndahen mes kosoves dhe maqedonise. Keshtu biem rehat te gjithe

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. P
                                                                                                                    Petriti

                                                                                                                    Siq eshte e bukur qe Zoti e ka falur,ashtu edhe nga shpirti eshte e paster,qilter me plot sinqeritet. Bravo SONILA,perveq njohurive ke edhe aplikim te Rendit Bektashij. Gjendesh ne rrugetimin e duhur te Tarikatit. Sheriat Hakikat, Tarikat, Marifet. Te lumte Sonila

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. P
                                                                                                                      Petriti

                                                                                                                      Siq eshte e bukur qe Zoti e ka falur,ashtu edhe nga shpirti eshte e paster,qilter me plot sinqeritet. Bravo SONILA,perveq njohurive ke edhe aplikim te Rendit Bektashij. Gjendesh ne rrugetimin e duhur te Tarikatit. Sheriat Hakikat, Tarikat, Marifet. Te lumte Sonila

                                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                                      1. P
                                                                                                                        Petriti

                                                                                                                        Siq eshte e bukur qe Zoti e ka falur,ashtu edhe nga shpirti eshte e paster,qilter me plot sinqeritet. Bravo SONILA,perveq njohurive ke edhe aplikim te Rendit Bektashij. Gjendesh ne rrugetimin e duhur te Tarikatit. Sheriat Hakikat, Tarikat, Marifet. Te lumte Sonila

                                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                                        1. k
                                                                                                                          kumani fitim

                                                                                                                          Sekti bektashian është krijuar në Turqi nga jeniçerët turq.Turqia e ka nxjer të jashtëligjshëm këtë sekt.Në vendin tonë ky sekt ka besimtar por jo gjithë popullin shqiptar.Feja e shqiptarit është shqiptaria. Besimet fetare të mbajnë vendin e tyre.Në këtë situatë lesh e li,mbase dhe besimet e tjera do të kërkojnë Vatikan shqiptar, si dhe të tjerët seli simbas besimit.Këto janë çudira shqiptare.

                                                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                                                          Lini një Përgjigje