Keir Starmer është kryeministri i parë britanik që viziton Shqipërinë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1921. Gjatë vizitës, ai njoftoi se Britania e Madhe planifikon të krijojë “qendra rikthimi” për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve refuzohen.
Vetëm pak ditë pasi shpalli planin për të ulur migracionin e ligjshëm drejt Britanisë së Madhe, kjo lëvizje në lidhje me emigracionin e parregullt është një tjetër dëshmi e shqetësimit të Starmerit për humbjen e votuesve që i kanë shkuar partisë Reform UK, një parti që lobon fort kundër emigracionit.
Para se të takohej me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik mes dy vendeve, Starmer deklaroi se Britania e Madhe ka nisur bisedime zyrtare me disa vende për krijimin e qendrave të rikthimit të migrantëve, për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit që marrin përgjigje negative. Detajet ende nuk janë shpallur, por është raportuar se këto qendra do të vendosen me shumë gjasë në Ballkanin Perëndimor.
Ky plan është krahasuar me skemën e qeverisë konservatore për Ruandën, por ka dallime të qarta.
Sipas planit për Ruandën, personat që mbërrinin në Britani në mënyrë të paligjshme do të dërgoheshin menjëherë në Ruandë, ku do të shqyrtoheshin kërkesat e tyre për azil. Nëse pranoheshin, atyre do t’u jepej azil në Ruandë, jo në Britani. Starmer e anuloi këtë plan si një nga masatt e tij të para si kryeministër.
Sipas planit të Laburistëve, azilantët do të dërgohen në një vend tjetër vetëm nëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe nëse ata i kanë shteruar të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në Britani. Qëllimi është që ata të mos kenë mundësi të zhduken në ekonominë informale dhe aktivitetet e paligjshme në Britani pas refuzimit të azilit.
Qëllimi i të dy planeve është të veprojnë si një mjet parandalues për emigrimin e parregullt dhe të ulin kostot e larta të mbajtjes së migrantëve të paregjistruar dhe azilkërkuesve, që është kthyer në një çështje të madhe politike në Britani.
Plani për qendrat e rikthimit ka marrë gjithashtu miratimin e Agjencisë për Refugjatët të OKB-së, e cila dënoi zbatueshmërinë e skemës për Ruandën.
Megjithatë, ky plan ka hasur tashmë në një pengesë. Shqipëria ishte një nga opsionet e preferuara të Britanisë për ngritjen e një qendre rikthimi, por gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Starmer, Rama tha se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në një skemë të tillë.
Kjo ndoshta sepse një marrëveshje e ngjashme me Italinë deri tani ka rezultuar e pazbatueshme, si ligjërisht, ashtu edhe politikisht.
Sipas marrëveshjes për migracionin mes Italisë dhe Shqipërisë të nënshkruar në nëntor 2023, Shqipëria pritej të hapte dy qendra italiane, ku do të dërgoheshin azilkërkues të kapur në det. Por për shkak të sfidave të shumta ligjore, Italia po i përdor këto qendra si ambiente riatdhesimi për ata që u është refuzuar azili dhe që presin deportimin.
Partneriteti me Shqipërinë
Britania ka pasur një marrëveshje të suksesshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, e krijuar nga qeveria e mëparshme.
Në vitin 2022, shqiptarët përbënin mbi një të tretën (rreth 12,500) e të gjithë hyrjeve me gomone, më shumë se çdo komb tjetër. Mbërritjet nga Shqipëria kanë rënë me 95% gjatë tre viteve të fundit. Ndërkohë, numri i shqiptarëve të rikthyer është më shumë se dyfishuar në dy vitet e fundit, me 5,294 kthime të regjistruara në vitin 2024.
Të dy vendet krijuan një task-forcë të përbashkët për të luftuar rrjetet e krimit të organizuar që lehtësonin hyrjet e paligjshme të shqiptarëve në Britani. Starmer e nisi vizitën në Portin e Durrësit, ku oficerë britanikë dhe shqiptarë janë vendosur si pjesë e Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin.
Starmer sinjalizoi se kjo task-forcë do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo sepse rruga e Ballkanit Perëndimor është një nga korridoret kryesore të migracionit drejt Evropës. Vlerësohet se në vitin 2023, rreth 100,000 persona përdorën këtë rrugë për të shkuar në Britani.
Vizita, e cila vjen pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, hedh dritë mbi disa nga tensionet politike mes Britanisë dhe Shqipërisë.
Diaspora shqiptare në Britani, vitet e fundit, ka shprehur ndjesinë e stigmatizimit dhe të shënjestrimit për shkak të retorikës nxitëse të qeverisë së kaluar.
Suella Braverman, ish-ministre e Brendshme, i quajti shqiptarët “kriminelë”, duke pretenduar se emigrantët po “pushtonin” Britaninë. Robert Jenrick, ish-ministër për emigracionin, publikoi video ku u bënte thirrje policëve që të gjenin shqiptarët dhe “t’i mbyllnin” e “t’i dëbonin”.
Në vitin 2024, shqiptarët përbënin përqindjen më të lartë (13%) të të huajve në burgjet britanike, me mbi 1,272 persona në paraburgim. Bashkë me shqiptarët, kombësi të tjera si polakët (9%), rumunët (7%), irlandezët (6%) dhe xhamajkanët (4%) përbëjnë rreth 12% të popullsisë së përgjithshme të burgjeve.
Rama, i cili sapo ka fituar zgjedhjet, është plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmëritë e elektoratit ndaj Britanisë. Në vend ka pasur edhe protesta kundër marrëveshjes aktuale për migracionin me Italinë. Çdo marrëveshje e re, veçanërisht me Britaninë, mund të jetë politikisht e rrezikshme për qeverinë shqiptare.
Kjo vizitë mund të shënojë një pikë kthese për rregullimin e marrëdhënieve. Starmer deklaroi se qeveria e tij është plotësisht e përkushtuar për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik, me fokus në mbrojtjen dhe sigurinë.
Starmer dhe Rama deklaruan se partneriteti do të zgjerohet në Samitin Britani-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Londër këtë vjeshtë, dhe do të përfshijë shtimin e tregtisë, investimeve ekonomike, arsimit dhe menaxhimit të migracionit. (The Conversation)
Kur e bon, ta bojnë! Rama nuk mendoi pasojat kur pranoi refugjatët e Italisë.
Po shtrojne terrenin pak nga pak, masin dhe pulsin e popullit. Si cdo pushtim demokratik pak nga pak, nje here italia, pastaj te burgosurit shqiptare ne angli, pastaj refugjatet anglez, pastaj palestinezet, pastaj kurdet etj etj. Dhe ja ku doli Shqiperia evropiane e me tej GLOBALISTE pa shqipetare.
nuk e refuzon dot rikthimin deri ne 2030 te cdo emigranti por te pakten mund te kerkoje zhvillimin e aeroportit te kukesit si destinacion nderkombetar
Nuk na e ka borxh Anglia te na mbaje maloket kriminele aty.
Po.Te gjithe kriminelet shqiptare sidomos bajgat e Berishes e te Nokes ne Angli duhet te deportohen sa me shpejt ne Shqiperi.
E lexove artikullin o Tani apo lexove vetem titullin? Se nuk behet fjale per shqiptaret, sepse shqiptaret pa letra i kthen Anglia ne Shqiperi dhe nuk ka asnje pengese nga ana e Shqiperise. Behet fjale per ata qe vijne nga Bangladeshi, India, Pakistani, Afganistani dhe Afrika. Duan me na i bere dhurate ne, sepse vete nuk dine se ku ti dergojne. Vendet e origjines nuk i pranojne, shpesh here ata genjejne per origjinen dhe djegin pashaportat. Zgjidhja eshte ti dergojne ne Shqiperi si kosh plerash njerezor. Anglia ecen me idene qe po i solli ne Shqiperi ata do dekurajohen sepse qe te shkojne perseri ne Angli kushton qimet e kokes, dhe me shume gjasa shumica do instalohen ne ndonje shtet te BE-se. Europa eshte marre peng nga parimet e veta, mbi te gjitha ai i te drejtave te njeriut, dhe nga gjykates marksiste qe bllokojne cdo perpjekje te qeverive per te zbutur fenomenin.
Britania le ti hape qendrat e kthimit ne Indi meqenese ish ministrja e brendshme dhe ish kryeministri te dy emigrante indiane ishin super te shqetesuar per emigracionin.
Larot (Muslims) e paligjshem ne Angli do te cohen ne Ruanda..... hahahaha!!
Jam peder grek dhe do te mbetem gjithmone boterisht i njohur si peder grek.Per kete jam krenar se e kam tradite te lashte .Pederastine e kam ne gjak dhe bythen e kam me dy vrima.
Ja sikur i ka prur ne shqiperi. Se ashtu tha KM edhe per marveshjen me italien qe gjoja erdhi per pushime Meloni po pastaj n'a doli marveshja vk pune ushtrie.
Larot(Musliman)jo në Ruanda,do t'ia dërgojmë nënës dhe motrës tënde!
Bravo.!! Shqiperia nuk eshte kamp refugjatesh, Italia eshte e vecante per shqipetaret..!!
per keto probleme duhet te ngrihet populli shqiptar. Ne nuk po zgjidhim dot problemet tona me njeri tjetrin do presim refugjate. Anglia gjihmone ka shfrytzuar vendet per interesat e veta dhe asnje perfitim nuk do kete Shqiperia, vetem humbje, u kujtuan tani anglezet per Shqiperine ta perdorin si kosh plehrash. Vetem JO eshte pergjigjja. Historia perseritet, Shqiperia duhet te veproje me diplomacine aktuale por kurre mos harroje historine si jane sjllle vendet koloniale me ne! asgje nuk ka ndryshuar ne mentalitetin e tyre qe te shfrytzojne vendet e vogla.
E kuptoni, ceshte Kjo bote?! Qeveria e ketij burrit ka qene prezent ne kete vend, permbi 200 vite nepermjet agjentures, mbasi na ndau ne 5 shtete, ne vend qe, me kete rast, te shprehte nje pendese, cfare i ka bere ndaj ketij Kombi, vjen si jevgjit, dhe kerkon, qe ne keto kohera moderne, a mi pranoni mutrat e mij ne angli, ti sjell ne vendin tuaj. Ky eshte kryeministri I Vendit Me Sojli te Botes se Sotshme. Mendoni vete e gjykoni.
Kjo eshte sot, bota e kapitalit, nuk ka Aleanca vlerash, por aleanca interesah, dhe primare jane interesat ekonomike e politike. Parimi: “hiqja vetes, futja tjetrit”, sa do e pamoralshe qe te jete. Si mendoni