Thirrje për projekt-propozime nga OJF-të: Afatet e aplikimeve deri më 12 Qershor 2025

13 Maj 2025, 12:43Sociale TEMA
Thirrje për projekt-propozime nga OJF-të: Afatet e aplikimeve deri

AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE (AMSHC), në kuadrin e konkurrimit të hapur dhe transparent sipas kushteve dhe  kritereve të përcaktuara në nenet 8, 21, 22, 23, të Ligjit Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në nenet 5, 10, të VKM-së 769/2009 “Për miratimin e statutit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, e ndryshuar, Vendimit 02 të Bordit Mbikqyrës të datës 14/04/2025 dhe akteve nënligjore në zbatim të legjislacionit në fuqi,  në përputhje me fushën e saj të veprimtarisë, SHPALL këtë Thirrje për shprehje interesi për aplikime nga ana e OJF-ve që operojnë në Republikën e Shqipërisë.  

Për të gjitha OJF-të e interesuara që përmbushin kriteret ligjore, jeni të lutur  të depozitoni aplikimet tuaja për projekt-propozime sipas fushave prioritare (bashkangjitur) dhe  duke depozituar dokumentacionin  si më poshtë:

Cilat janë përparësitë /prioritete për të cilat mund të aplikoni?

(I)            FUSHAT MBI PËRPARËSITË/PRIORITETET TË PROJEKT-PROPOZIMEVE:


1.     QEVERISJA E MIRË DHE ANTIKORRUPSIONI

           Qellimi: Rritja e transparenceës, llogaridhënies dhe pjesemarrjes qytetare në proçeset demokratike.
           Prioritete:

1.      Trajnime dhe fushata për edukim ligjor dhe angazhim qytetar.

2.      Projekte për rritjen e integritetit dhe luftës ndaj korrupsionit në nivel lokal dhe qëndror.


2.     PËRFSHIRJE SOCIALE, TË DREJTAT E NJERIUT DHE FUQIZIMI I GRUPEVE TE MARGJINALIZUARA


Qellimi: Promovimi i barazisë, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes së grupeve te pambrojtura.
Prioritete:

1.      Projekte për gra, minoritete dhe persona me aftësi të kufizuara.

2.      Aktivitet sportive dhe kulturore për përfshirje sociale.

3.      Fushata për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.


3.     ZHVILLIMI EKONOMIK, PUNESIMI DHE INOVACIONI
Qellimi: Fuqizimi ekonomik i komuniteteve dhe rritja e punësimit nëpërmjet inovacionit dhe arsimit.
Prioritete:

1.      Trajnime profesionale për gra dhe të rinj.

2.      Projekte zhvillimi turizmi dhe agrobiznesi.

3.      Kurse edukimi digjital për grupet e margjinalizuara në zonat më pak të zhvilluara.


4.     MBROJTJA E MJEDISIT DHE TRANZICIONI I GJELBËR
Qellimi: Rritja e angazhimit komunitar për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Prioritete:

1.      Fushata mbi ndryshimet klimatike dhe energjitë e rinovueshme.

2.      Projekte për ruajtjen e biodiversitetit dhe bujqësi e qendrueshme.

3.      Edukim mjedisor dhe aktivizim qytetar.


5.     KULTURA, ARSIMI, SHENDETI DHE TRASHËGIMIA
Qellimi: Nxitja e edukimit, kultures dhe shendetit publik si mjete per zhvillim dhe kohezion social.
Prioritete:

1.      Promovimi i kultures dhe trashëgimise kulturore.

2.      Fushata ndergjegjesimi per shendetin mendor dhe publik.

3.      Aktivitet edukative dhe sportive per te rinj dhe femije.

 

Cila është shuma maksimale e financimit dhe kohëzgjatja minimale dhe maksimale e      projekt-propozimeve?

 Shuma maksimale e financimit me grant për projekt-propozim është deri në 2 (dy) milionë Lek dhe kohëzgjatja 6 - 12 muaj.

Cilat janë dokumentat që duhet të depozitoni për t’u bërë pjesë e aplikimeve?

(II)          LISTA E DOKUMENTACIONIT SHOQËRUES TË PROJEKT-PROPOZIMEVE:

·       Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur dhe vulosur në çdo faqe);

·       Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë për themelimin e OJF-së origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin brënda tre mujorit të fundit referuar datës së mbylljes së aplikimeve; Nëse OJF ka pësuar ndryshime duhet të depozitohen dhe ndryshimet e bëra;

·       Statutin e OJF-së origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin brenda tre mujorit të fundit referuar datës së mbylljes së aplikimeve; Nëse OJF ka pësuar ndryshime duhet të depozitohen dhe ndryshimet e bëra;

Ekstrakti i Gjykatës/Vërtetim (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë)- origjinal brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
·       Dokument origjinal që vërteton se kandidati nuk ka detyrime tatimore lëshuar nga organet tatimore (lloji i dokumentit “Vërtetim për Pagim Detyrimesh”);

·       Dokument origjinal që vërteton se kandidati nuk ka detyrime pranë pushtetit vendor (lloji i dokumentit “Vërtetim për likujdimin e detyrimeve vendore”);

·       Çertifikatë regjistrimi (NIPT) origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;

·       Vërtetim për numrin e llogarisë lëshuar nga bankë e nivelit të dytë brenda tre mujorit të fundit referuar datës së mbylljes së aplikimeve;

·       Licensë/Leje për ushtrim veprimtarie origjinal ose fotokopje e noterizuar brënda tre mujorit të fundit referuar datës së mbylljes së aplikimeve. Vetëm në rastet kur aktiviteti/ veprimtarite e kërkuara për t’u financuar nuk mund të kryhen, sipas ligjit, pa zotëruar një licensë të akorduar nga autoritetet publike;

CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së në çdo faqe);
Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);
·       Deklaratë për autorësinë e projekt-propozimit e firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor;

·        Deklaratë e konfliktit të interesit e firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor;

·        Deklaratë mbi origjinalitetin dhe vërtetësinë e dokumentacionit e firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor;

·       Deklaratë e financimit ose jo nga institucione të tjetra shtetërore e firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor;

·        Prokurë të posaçme në rastet kur aplikanti nuk është i njëjtë me përfaqësuesin ligjor të aplikuesit;

·        Dokumentacion i nevojshëm (relacione, referenca), të cilat kërkohen nga AMSHC apo organet e tij në shqyrtimin e projekt-propozimit;

SHËNIM: Bordit Mbikqyrës në çdo rast i lind e drejta referuar natyrës të projekt-propozimit të kërkojë dokumentacion shtesë të paparashikuar më sipër dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

!VËMENDJE: Dokumentacioni i aplikimit duhet të jetë vetëm në Gjuhën Shqipe dhe të ketë formatin e kërkuar nga AMSHC. Rikujtojmë se nëse të paktën një nga dokumentat nuk do të depozitohet në formën e kërkuar do të përbëjë automatikisht kusht për s’kualifikim.

Për pyetje apo paqartësi në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e e-mail: [email protected]

(III)       Cila është mënyra e aplikimit?

OJF-të janë të lutura, të sjellin aplikimin e tyre  me dokumentat shoqëruese së bashku me projekt-propozimin vetëm ME POSTË (merret në konsideratë data dhe ora e dorëzimit të aplikimit në postë), në adresën zyrtare të AMSHC-së: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.

Gjithashtu përpara mbylljes së afatit të aplikimeve duhet të  depozitoni në format elektronik  formularin e aplikimit dhe një ekstrakt (përmbledhje) të projekt-propozimit në formatin Word në adresën e-mail: [email protected], me subject “Aplikim Thirrja 18”.

AFATI I FUNDIT I APLIKIMEVE ËSHTË DATA: 13/06/2025 ORA 14:00.

Lini një Përgjigje