Tabaku reagon pas shembjes së një biznesi në Kombinat: Qeveria po sillet si agjenci imobiliare

11 Tetor 2025, 09:37Sociale TEMA
Tabaku reagon pas shembjes së një biznesi në Kombinat: Qeveria po

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, pronari i të cilit kishte dokumentacion të rregullt ligjor, me leje dhe hipotekë.

Tabaku u shpreh nga vendngjarja se ky është një tjetër rast i shëmtuar i abuzimit të pushtetit, ku shteti sillet si agjenci imobiliare që rrënon pronat e qytetarëve për interesa klienteliste.

“Bashkë me Oneldën jemi në Kombinat, përballë rrënojave të një biznesi që shteti iu sul dhe e shkatërroi brenda ditës, megjithëse ishte në tokën dhe në biznesin e tij të ligjshëm, që paguante taksa ndaj këtij shteti,” u shpreh Tabaku në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas saj, kjo ngjarje është një shëmbëlltyrë e mënyrës se si qeverisja socialiste ka uzurpuar pronat dhe bizneset gjatë 12 viteve të fundit, duke shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.

“Kur shteti të merr pronën pa njoftim, kur të shkatërron aktivitetin brenda ditës, pa asnjë vendim të formës së prerë, kjo s’është qeverisje — është abuzim me pushtetin,” theksoi ajo.

Tabaku paralajmëroi se pas rasteve të 5 Majit, Thethit, Vlorës dhe tashmë Kombinatit, askush nuk është më i mbrojtur përballë arbitraritetit të shtetit.

“Sot ndodhi në Kombinat, nesër mund të ndodhë te dera e shtëpisë suaj,” tha deputetja demokrate, duke u zotuar se do të vijojë të mbështesë banorët dhe pronarët e prekur, “deri në fund për të mos lejuar që padrejtësia të bëhet normë.”

8 Komente

  1. S
    Shushunjat qe ju pine gjakun secilit !

    Sa ju dhimbsen shqiptaret per Interesat personale dhe per ato Vota qe te siguroni Mandatin e Deputeteve per te mare nje rroge te majme vetem duke Ciceruar neper TV dhe Gazeta... Demshperblejeni Familien e demtuar nga llogaria miliardereshe e PD ! me mire demshperblime Familieve qe preken nga Ligji per prishjen e ndertimeve me leje apo pa leje ! apo demshperblime mbi 6 milion atij barkederrit qe erdhi nga USA per te hequr Nongraden atij qe i vuri zjarin shqiperise nga Veriu en Jug.... Paftyresi qe shfrytezoni indivite qe me te drejte mund te kene te drejten e tyre perse ju eshte prishur ndertesa e Aktivitetit pa te drejte.

    Përgjigjjuni

        1. M
          Munika

          Na ngrenc mune o Tabak. Ndoshta ti e do Kombinatin si geto te Tiranes, por koha e do ndryshe. Vecanerisht ne Kombinat qeverria ka shume pune te lena pergjysme. Me fal se ndoshta revolta jote lidhet me prishjen e aktivitetit te ndonje miku tat.

          Përgjigjjuni
          1. A
            ADRIATIK:

            Ka vajtur ne kombinat te bej seks rehat ne ato vende te fshehta.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ura e Tabakeve, ne Tabakhone.

              Aktiviteti, ndertesa mund te jete ndertuar ne token tende ma tapi dhe vuole. Por eshte toka me tapi. Nese nuk KE leje per ndertimi qe KE bere nuk je me "leje". Ndaj duhet prishur si ndertim pa leje. Sqaroje, zona Tabakhone, pasta dil e protesto. Nese shteti ka nje projekt ne ate zone, te demshperblye per ate qe KE legale, jo per ndertim illegale. NE Europe, edhe nese do te besh nje ripari ne appartamenti prone legjitime duhet te marre sh leje ne bashkise, jo me te ndertosh pa leje nje godine.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Munika

                Duke mbrojtur paligjesite moj Jorida, mund te beni nje per vete, por do beni njemije kunder. Keshtu nuk e pastroni dot fytyren tuaj te menderosur.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xxx

                  Tabaqe

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje