Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se do të nisë ditën e hënë, më 13 tetor 2025, një ndërhyrje urgjente për riparimin e shtresave asfaltike. Kjo ndërhyrje pritet të sjellë bllokime të përkohshme të trafikut në këtë aks shumë të ngarkuar.
ARRSH bën me dije se projekti i “Emergjencës për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike” është i domosdoshëm për përmirësimin e sigurisë rrugore.
Punimet do të nisin në kahun Vorë – Durrës dhe do të zgjasin 1 deri në 2 ditë për secilin segment, në varësi të kushteve teknike dhe motit.
Segmentet ku do të bllokohet qarkullimi janë:
Vorë – Maminas
Maminas – Sukth
Sukth – Fllakë
Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit
Për të shmangur vonesat, ARRSH kërkon nga përdoruesit e rrugës të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë menjëherë edhe në kahun tjetër (Ura e Dajlanit – Vorë).
ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se këto punime janë pjesë e angazhimit për rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës kombëtare. Drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin sinjalistikën e përkohshme.
Pse shpenzoni para eshte e dhjeta here qe behen riparime ne kete segment,apo aty eshte vjedhja,pse nuk i neni llogarit per keta shoenzime kot. Kjo eshte te pjerdhesh ne taksat tona,Belinda vendosi gishtin kokes se te ka marre ere