Të pathënat e Ardenicës/ Historia e priftit shkodran që e shpëtoi manastirin nga shkatërrimi

12 Korrik 2025, 21:30Sociale TEMA

Të pathënat e Ardenicës/ Historia e priftit shkodran që e

Qetësia që mbizotëron në hyrje dhe brenda manastirit te Ardenicës në Lushnje, i shton misterin tempullit mesjetar.

Ishte në prag të shkaterrimit me revolucionin antifetar të vitit 1967, por shpëtoi pa iu prekur asnjë tullë. Kjo falë një prifti shkodran që sherbente në atë kohë në Manastir.

Maksi zarka, studiues i trashëgimisë kulturore të myzeqesë ka rrëmuar në arkivat e organeve hetimore të kohës, duke sjellë me detaje fjalimin, që prifti Irine banushi, mbajti përpara turrmës së armatosur me kazma dhe lopata.

Manastiri shpëtoi kurse Irine Banushi bëri lutjen e fundit

Por nëse tentativa për rrënimin e manastirit është e dokumentuar, të tjera histori si grabitja e artefakteve dhe djegia e bibliotekës së pasur të manastirit, janë të veshura me mister. Zarka veçon dy humbje të mëdha të trashëgimisë së manastirit, ikonën me mbishkrim shqip e cila me gjasë ndodhet në ndonjë muze europian dhe djegien e bibliotekës

Vizitorët, vendas dhe të huaj, janë kryesisht besimtarë që vijnë për lutje. Një kishë me ikona murale të ruajtura ndër shekuj, si ajo e “Marisë Hyjlindëse” brenda manastirit, është një eksperiencë e rrallë për këto zonja nga Ukraina. Kurse vendasit emigrantë duan t’u prezantojnë fëmijëve pasurine e rrallë të vendlindjes

Manastiri i Ardenicës ndodhet në një lartësi prej 238 metra mbi nivelin e detit duke ofruar për vizitorët edhe pamje panoramike nga fusha e Myzeqesë. Manastiri u themelua në shekullin e X me kishen e shen triadhës. U zgjerua me ndërtimin e kishës “Maria hyjlindëse”, konakëve dhe murit rrethues, rreth 600 vjet më vonë. / abcnews.al

9 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Turkoshaku apo i tredhuri/atheos Xhufka a i ka cu noihere gyzelat m'kishe m'Ardenice tju tregoi "paraardhesit e sullton Muratit"!! apo i ka cu m'xhami a teqene e Mustafa Aliut m'Gjinokasterr....!?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cajupi

      Idiot , analfabet funksional.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Myzeqari

      Nuk ka patur asnjë vendim për rrënimin e Manastirit të Ardenicës në kohën e komunizmit....... . Nëse do të kishte vendosur pushteti i atëhetshëm, nuk kishte fjalim që e kthente mbrapsh Enver Hoxhën..... . Thjesht askush nuk shkoi për ta prishur.... .Aa, për ta vjedhur po. Edhe në atë kohë.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ccc

        Si e kanë punën me vazolimën në manastir ?

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          Irinej Banushi nuk ishte thjesht prift por Peshkop i Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare anetar i Sinodit te Shenjte dhe ishte nje dijetar i vertete i ketij komuniteti. E mbylli jeten ne ate manastir si roje dhe mirembajtes i tij pas ndalimit te fese. Ishe vellai i aktorit te mirenjohur te humorit shkodran Tano Banushi. Sa per pizevengun e mesiperm, laj gojen kur flet per eruditin shqiptar Pellumb Xhufi dhe kur flet ai mbaj shenime debil te te hapet mendja se je tredhur/atheos fare nga trute.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Irine Banushi emëri si murg (emëri I pagëzimit Llijir Banushi). Lindur në Shkodër viti 1906 u shkollua ne gjimnazin franceskan Shkodër. Vazhdoi mësimet në Seminarin Othodhoks në Cetini sot Mali I Zi mbas 6 vjetësh studime vijon studimet në Universitetin e Beogradit për Theollogji. Në Shqipëri filloi të jipte mësime në Seminarin t’Apostoll në Tiranë gjithashtu jipte mësim në gjimnazin e Tiranës lëndën e latinishtes. Pushtuesit Italian e internuan në katundin Bredondesko province e Mentovës, Milano si antifashist. Mbas lirimit nga internimi në vitin 1942 Kisha autoqefale Orthodhokse e dërgon në Shën Naum në atë kohë pjesë e Mbretërisë Italo-Shqiptare ku dorëzohet klerik orthodhoks. Në shkurt 1942 Kryepeshkopi Kristofor Kisi e dorëzon Peshkop. Kthehet në Tiranë pranë kryesisë së Kishës Orthodhokse. Është marë me misione fetare e përkthime librash në lëmin e fesë. Ne Tetor 1946 Sigurimi I shtetit komunist e areston duke e trajtuar si kundërshtar të tyre. Në vitin 1948 falë një amnestie e lirojnë nga burgu. Kisha Orthodhokse e dërgon në kishën e Shëna Vlashit në Durrës. Më datën 22.8.1952 e arestojnë për veprimtari anti pushtet dënohet me burgim pesë vjet e internim në Lushnje. Ku dhe vdes në vitin 1976

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fierak

              kjo eshte e vertete nga te thenat e bashkekohesve dhe 1 nder arsyet e priftit "kam harruar celesat". Por shkrimi nuk jep asnje "detaj" mga Maksi Zarka.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Murgu

                Lëreni budallallëqet,komunizmi kishte nevojë për Ardënicën sepse atje vuri kurorë Gjergj Kastrioti.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Scutari

                  Irine Banushi vellai tanos dhe alexandrit.Irine.Banushi.mik.me.Heroin e.Popullit.Qemal.Stafa.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje