Në botën e shpejtë dhe të zhurmshme në të cilën jetojmë, shkenca shpesh perceptohet si diçka larg që qëndron larg jetës së përditshme. Një disiplinë e ftohtë, teknike, e kufizuar brenda laboratorëve dhe ekuacioneve. Por ndonjëherë, një proces i vogël kimik që ndodh në natyrë na kujton se kimia nuk është vetëm shkencë, por edhe një mënyrë e të kuptuarit të vetes.
Një nga shembujt më të bukur të kësaj është biolumineshenca. Është ai fenomen i njohur që bën xixëllonjat të ndriçojnë natën. Në thelb të këtij fenomeni, qëndron një reaksion kimik fare i thjeshtë: një molekulë e quajtur luciferinë ndërvepron me oksigjenin dhe,nën ndikimin e një enzime të quajtur luciferazë, bën që xixëllonjat, por edhe gjallesa të tjera, të prodhojnë dritë nga trupat e tyre.
Silvi Dollani, kimiste dhe auditore e standardeve ISO, e cila përpiqet të përdorë rrjetet sociale për të edukuar dhe influencuar në lidhje me shkencën dhe kiminë, thotë në Apostrof Podcast se ky reaksion, sado i thjeshtë, mund të na shërbejë si metaforë për jetën: “Dritën nuk duhet ta kërkojmë jashtë, por duhet ta gjejmë brenda vetes. Dhe kjo drita që është brenda nesh, do ndriçojë në një formë, dhe do na ndihmojë të ecim përpara. Ky është një reaksion shumë i thjeshtë, po që vjen nga natyra, dhe që e shikojmë dhe kiminë aty, dhe që mund ta përdorim dhe, për filozofinë e jetës”
Në një kohë kur shumë prej nesh ndihen të lodhur nga zhurma, nga presioni për të shkëlqyer përmes imazhit, dhe përpjekja për të marrë vëmendje nga jashtë, një dritë që lind nga një reaksioni brendshëm na fton të ndalemi dhe të rimendojmë se, ndoshta nuk na mungon drita, por qetësia për ta lejuar të shfaqet.
Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00
https://www.youtube.com/playlist?list=PLg4y_a3lI08B8NCWY01VAH1ETuA97hqVN
Lini një Përgjigje