Dy javë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të përdorë dronë të prodhimit vendas për sigurinë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar pozicionin e saj për rolin e industrisë ushtarake shqiptare dhe për përfshirjen e mundshme të gjigantit izraelit Elbit Systems Ltd. në projekt.
Në një përgjigje zyrtare për Albanian Post, Ministria theksoi se aktualisht vendi ndodhet në një fazë studimi për përftimin e kapaciteteve mbrojtëse ajrore, dhe çdo bashkëpunim konkret do të përcaktohet në përputhje me ligjin.
“Forcat e Armatosura Shqiptare po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ajrore. Aktualisht Ministria e Mbrojtjes është në fazën e studimit sesi do të procedohet për përftimin e kapaciteteve të sipërpërmendura”, thuhet në reagimin zyrtar.
Sa i përket përfshirjes së Elbit Systems Ltd, Ministria kujton se është shoqëria shtetërore KAYO sh.a. ajo që mban licencën për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.
“Shoqëria KAYO ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja, në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me ligj”.
Kompania izraelite Elbit Systems, një nga emrat më të mëdhenj në industrinë globale të mbrojtjes, nuk ka kthyer një përgjigje ndaj një kërkese për koment nga Albanian Post mbi përfshirjen e saj në projektin shqiptar të prodhimit të dronëve.
Deklarata që ndezi interesin për këtë nismë u bë nga kryeministri Edi Rama në fillim të muajit shtator, ku ai për herë të parë publikisht konfirmoi ambicien e qeverisë për të zhvilluar industri ushtarake shqiptare që prodhon pajisje për përdorim të brendshëm dhe eksport.
“Ne do të prodhojmë makinat tona ushtarake dhe do t’i shesim ato në botë. Shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Mbrojtjes, do të jetë bashkëpronare e gjithë kësaj industrie dhe do të përfitojë financiarisht”, tha Rama.
Pak ditë pas kësaj deklarate, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një marrëveshje kuadër me Izraelin, duke i hapur rrugën bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja u inicua nga Ministria e Mbrojtjes dhe parashikon shkëmbime teknologjike, projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim operacional në industrinë e mbrojtjes.
Qeveria shqiptare është në bisedime me gjashtë kompani të huaja për të prodhuar pajisje ushtarake, zbuloi në muajin qershor ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Negociatat po përqendrohen mbi investimet në linjat e prodhimit për artileri të rëndë, armatim të lehtë, municion, automjete të blinduara dhe uniforma ushtarake, shtoi Vengu gjatë një interviste për mediat shqiptare.
Qeveria mori shprehje interesi nga 25 investitorë të huaj, përfshirë kompani me seli në SHBA dhe Izrael, vuri në dukje zyrtari i lartë shqiptar.
Partneritetet do të formohen nëpërmjet prodhuesit shtetëror të pajisjeve ushtarake Kayo, të themeluar së fundmi.
Njëra prej tyre është kompania izraelite Elbit Systems Ltd., e cila në prill të këtij viti nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me autoritetet shqiptare.
Sic mëson Albanian Post, Elbit Systems do të angazhohet për montimin e dronëve në vendin tonë, si dhe për prodhimin e armatimit të lehtë dhe artilerisë së rëndë në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat e Armatosura.
Elbit Systems është ndër kompanitë më të renditura të mbrojtjes në botë, me Globes – Israel Business News që raporton se është kompania izraelite e mbrojtjes me renditjen më të lartë në listën e Defense News për vitin 2024.
Në pritje të konkretizimit të projekteve dhe transparencës institucionale, mbetet për t’u parë nëse dronët “Made in Albania” do të mbajnë vulën e teknologjisë izraelite, apo të një bashkëpunimi më të gjerë ndërkombëtar.
hahahahaaaa
Varësia nga Izraeli është problematike sepse ky vend është në luftë dhe poashtu është larg gjeografikisht. Këto nuk janë problemet e vetme.
Israeli eshte shtet terrorist pushton vende te tjera duke vrare gra dhe femije ,s ka ndonje ndryshim nga russia ,por evropa kurve ka qasje tjeter per israelin
o xhambas ik shit ndonje lope a gomar se sje ti per keto pune, a te keqen, te vjen keq per vellezerit ee
Xhambazi vellezerit e tu musliman e filluan te paret vran dhe perdhunuan gjithe ata te rinje te pafajshem dhe ulerinin nga gezimi i madhe dhe I vogel.Tani eshte radha e tyre te qajne vet e kruajten.
Mirë që je injorant, por je dhe maskara o Niko! Sikur vetëm Wikipedia të kishe hapur s'do kishe moral të bëje atë koment, ja po t'i rendis unë: 1) Masakra Haifa 1937 2) Masakra Jerusalem 1937 3) Masakra Haifa 1938 4) Masakra Balad al-Sheikh 1939 5) Masakra Haifa 1939 6) Masakra Haifa 1947 7) Masakra Abbasiya 1947 8) Masakra Al-Khisas 1947 9) Masakra Bab al-Amud1947 10) Masakra Jerusalem 1947 11) Masakra Sheikh Bureik 1947 12) Masakra Jaffa 1948 13) Masakra Khan Yunis 1956 14) Masakra Jerusalem 1967 15) Masakra Sabra and Shatila 1982 16) Masakra Al-Aqsa 1990 17) Masakra Ibrahimi Mosque 1994 18) Masakra Jenin Refugee Camp Prill 2002 19) Masakra Gaza 2008 - 09 20) Masakra Gaza 2012 21) Masakra Gaza 2014 22) Masakra Gaza 2018 - 2019 21) Masakra Gaza 2021 22) Gjenocidi Gaza 2023 - vazhdon
Ik o pusht gomar 24 karat budalla llumi komenton ketu
Niko dhe siper folesit u shkerdhefsha grate dhe motrat ,jam ortodoks i krishtere ,s kam lidhje me myslimanet ,vrasjet jane vrasje ,israeli ka filluar qe ne 87 duke vrare dhe mare toka
I just wonder what Edi Rama would do if 3000 people from a neighboring country invaded Albania and murdered 1200 Albanians.
Great point lol! Sa per 80 vjet genocid ci qi temen
Kane filluar te komentojne me pagesa keta ndyresirat e Gjenocidit edhe ne faqe shqiptare...
Nacionalizmi është streha fundit e maskarenjve!
Pa u kēshilluar me ambasadēn Spanjolle nē Tiranē, nuk do bējm asnjē lēvizje me Izraelin, ndryshe do penalizoheshim pēr nē BE.
Po kur t i prodhoni flisni! Pastaj mendoni ku t i shisni! Flisni kot
Every innovative technology today contains components that are produced in different places. Why not take the best component from each country?
Dhente zoti te mos na sulmoj ndonje se askush nuk shkon ne lufte per te mbrojtur grabitqaret e vendit.Sa per Izraelin do te them se eshte nje shtet vrases.Hamasi beri krimin i pari dhe e morri pergjigjen por, mijra te vrare, qytetar te pafajshem kujt i duhen.Krimi zoterinj nuk ka etikete muhamedan,kristian,hebre apo budist.Krimi behet nga kriminelet pakombesi e te pa fe.
"qytetar te pafajshem"???pe ndonjë palestinez të mos godiste,pështynte,shante të grabiturit,robërit e marrë nga hamasi??a ka ndonjë që ka dhënë të dhëna për robërit e mbetur,për kufomat që mbahen në frigoriferë palestinezë??a thua se ndonjë palestinez mbrojti,o tha ndonjë fjalë për përdhunimet që ju bë robinave që morën para dy vjetësh??sa për të mbrojtur vëndin""Dhente zoti te mos na sulmoj ndonje se askush nuk shkon ne lufte" e ke gabim!!vëndi nuk është i grabiqarëve të politikës!!është i shqipove,dhe shqipo ka plot për ta mbrojtur!!ti nuk je nga ata që e bëjnë një gjë të tillë!shkakun për të mos e bërë ta rikujtova më lart!!ti ka shumë mundësi të bashkpunosh me sulmuesin thjeshtë për të goditur"grabitqaret e vendit"!e kanë bërë të tjerë para teje!!përveç grabitqarëve ne kemi dhe shumë bastardë!
Sa per "shqipo ka plot per ta mbrojtur", mos e dhente zoti te vihet ne prove.
Ik o gomar budalla na hape barkun o budalla debil
Nje bastard i tille Je ti o shpirt zi! Edhe mbas 2 vjetve genocid skeni turp dhe mbroni ate shtet terrorrist
Që Izraeli e tepron me forcën në Gaza ajo dihet por nuk kanë nevojë shqiptarët të merren me këtë punë, jemi të vegjël për të ndikuar. Ne duhet të shikojmë interesat tona dhe interesi është bashkëpunimi me Izraelin. Në botë nuk ka drejtësi por interes. Keqardhje për viktimat por kur nuk pjerdhin arabët për ta pse të pjerdhin ne. Ky është realiteti.