Tjetër vatër zjarri në vend, ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga era dhe terreni

1 Korrik 2025, 12:59Sociale TEMA
Tjetër vatër zjarri në vend, ndërhyrja e zjarrfikësve

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në fshatin Balëz, në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur rreth orës 11:55 paradite dhe janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga erërat.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës ndodhen në terren, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur malor, temperaturave të larta dhe erës së fortë. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për banesat, por flakët po vijojnë të përhapen në zonën me ullishte.

 

 

Lini një Përgjigje