Trafik i rënduar në autostradën Elbasan-Tiranë

14 Gusht 2022, 18:28Sociale TEMA

Trafik i rënduar në autostradën Elbasan-Tiranë

Një varg i madh makinash është parë mesditën e së dielës në autostradën Elbasan-Tiranë.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar trafikun e mjeteve, ndërkohë të shtunën trafik i rënduar ka qenë në Kakavijë gjithashtu.

Radhët e makinave arrinin në 4 kilometra.

Mijëra emigrantë dhe vizitorë që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri, duhet të kalojnë vetëm në dy sportele të policisë kufitare greke, duke bërë që radha e automjeteve të rritet ndjeshëm.

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare të Kakavijës u regjistruan 5795 persona në hyrje dhe 3632 në dalje. Ndërkohë që vetëm gjatë paradites të së shtunës, u regjistruan 7187 persona në hyrje dhe 3790 persona në dalje.

Lini një Përgjigje