U kap me drogë në Britani, dënohet shqiptari: Dua të shoh përpara se të vdesë motrën e sëmurë me kancer

29 Janar 2023, 09:46Kronika TEMA

U kap me drogë në Britani, dënohet shqiptari: Dua të shoh

Gjykata e Kurorës në Sheffield të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar me 1 vit burg një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si “kopshtar” në një “shtëpi bari”.

Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë Paund.

Ai u kap në një dhomë të shtëpisë së bashku me një person tjetër. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 44-vjeçari nuk kishte dënime të tjera.


“Ai erdhi në fund të vitit 2021. Në Shqipëri ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar të cilët luftojnë për mbijetesë. Ai shpresonte se do të gjente një punë të ligjshme. Jetonte me një shok, por më pas ngeli pa shtëpi”, tha avokatja e tij mbrojtëse.

Avokatja shtoi se klientit të saj i ishte ofruar në fillim një punë që kishte të bënte me dekorimet. 44-vjeçari pretendon se është detyruar që të kujdeset për kanabisin. Pavarësisht se i kishin ofruar para, deri më tani ai nuk ka marrë asnjë pagesë.

Avokatja tha se motra e 44-vjeçarit është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.

“Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional”, tha avokatja.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Ti cqihet verra mullah Omari-it "autochthonous" e pastaj ne Albanistan.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje