
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur sot vendimin e qeverisë për rritjen e pagave nga 1 korriku në sistemin parauniversitar.
Kushi tha se janë 36700 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagave.
“Ndihem shumë e privilegjuar që të jap lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar. Në mbledhjen e qeverisë sot ne finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar kur miratuam buxhetin. Angazhimi për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Janë 36700 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagave nga 1 korriku. për herë të parë po rritet dhe paga e punonjësve psikosociale dhe e oficerëve të sigurisë.
Do të rritet paga e të gjithë mësuesve, të edukatoreve të kopshteve, të punonjësve të konvikteve, por edhe qendrave kulturore të fëmijëve në të gjitha bashkitë. Do të ketë rritje të orëve suplementare të mësuesve”, tha Kushi.
Rritja e rrogave me mbi 1500 euro duhet të ishte bërë kur PIB ishte 50%,sot kjo ngritje është artificial, pasi nëse këpucët jan 20 000 lek të vjetra, nga sot shitësi do i mbaj 25 000 lekë. Rritje në arsim dhe mjekësi, përfitim komerci dhe vënd numëro për protestuesin para Kryeministris.
Po per stafin akademik universitar a ka menduar qeveria, apo po i trajton një lloj si punonjësit e komunale. Ka 5 vjet që nuk mendon asnjë rritje, por vetëm i kërkon llogari për artikuj shkencore dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, të cilat e kanë fee e publikimit sa dy paga mujore të një pedagogu. Publiku i akuzon për korrupsion, qeveria i katandis si punëtorët e komunales.