
Këtë të premte në qytetin juglindor, Korçë, ishte planifikuar të zhvillohej një protestë në orën 11:00 për rritjen e çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.
Por, protesta ka dështuar, pasi në të nuk ka marrë pjesë asnjë qytetar.
Në protestë pritej që të merrnin pjesë, qytetarët, fermerët dhe studentet, por nuk dihen arsyet e një hezitimi të tillë.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania është e boshatisur zona para Terminalit të Autobusëve, aty ku ushte planifikuar që të zhvillohej protesta.
Të pranishëm janë vetëm forcat e policisë.
Vetem une isha ne greve...
Dhe Edmont Spaho.