VIDEO/ Dr. Neli Demi në Apostrof: Dhimbja, mësuesi ynë më i mirë

22 Mars 2025, 20:20Sociale TEMA
VIDEO/ Dr. Neli Demi në Apostrof: Dhimbja, mësuesi ynë më i

Shpesh e trajtojmë dhimbjen si një pengesë që duhet ta largojmë sa më shpejt — me barna, me shpërqendrim, ose thjesht duke e injoruar. I ftuar në episodin e ri të podcast-it Apostrof nga Bjorn Runa, Dr. Neli Demi sjell një këndvështrim ndryshe: dhimbja, fizike apo emocionale, nuk është armik. Ajo është një sinjal që diçka po kërkon vëmendje.

"Dhimbja është një bashkëudhëtar joni në jetë dhe është një mësues shumë mirë për ne. Është një mësues i mirë sepse, e para, ka funksion lajmërues dhe mbrojtës. Po na thotë që është diçka që nuk shkon mirë dhe që duhet adresuar, ashtu siç bëjmë në fund të ditës për dhimbjen fizike.

Pra, ne kemi një dhimbje dhëmbi, një dhimbje barku, një dhimbje këmbe, merakosemi, jo vetëm sepse na dhemb, por merakosemi se ka diçka aty që e shkakton atë dhimbje. Në qoftë se do adresonim dhimbjen fizike thjesht me medikamente të cilat heqin dhimbjen, por pa adresuar shkakun e kësaj dhimbje, ka shumë të ngjarë që ajo të rikthehet përsëri, ose ka shumë të ngjarë që ai problem që shkakton dhimbjen të përkeqësohet me kalimin kohës edhe të shkaktojë një problematikë më të madhe sesa ç’ishte në fillim."

Dhimbja nuk është fundi i diçkaje — shpesh është fillimi i një procesi të domosdoshëm ku duhet të ndalojmë, të dëgjojmë, dhe të marrim veten seriozisht. Dhe ndoshta, më shumë sesa ta shtypim, kemi nevojë të kuptojmë pse ndodhet aty.

2 Komente

  1. K
    Kristi

    Shume sakte. Respekte profesor per kete shtjellim psikologjik,filozofik dhe.....njerezor.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vera

      Shumë faleminderit për prononcimet tuaja doktorr, në lidhje me këtë temë që prek këtë dukuri të shëndetit mendor të përhapur gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë ! Na ndihmojnë shumë!????????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje