VIDEO / Foshnja mbetet e mbyllur në një apartament në Tiranë, momenti kur nxirret nga zjarrfikësit

26 Shtator 2022, 12:19Sociale TEMA

 

VIDEO / Foshnja mbetet e mbyllur në një apartament në


Një foshnjë 6 muajshe ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.


Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.


Sikurse duket në videon e mëposhtme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë.
Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga aksidentet apo raste të tjera emergjente duke ndërhyrë në kohë rekord.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Perse duhet nxjerre foshnja nga ballkoni duke e xbritur nga shkallet? Nuk arriten qe te hapnin deren nga brenda ata te zjarrfikesve? Nje lajm qe te le ne dyshim, per tere ate qe ka ndodhur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje