
Mjeku Ilir Allkja thotë se nëse do inflitrohen njerëz për t’iu dhënë parave doktorëve, 50% e tyre do të arrestoheshin. Ai i referohet rastit të mjekut të arrestuar te Trauma tre ditë më parë, me agjentë të infiltruar.
Në “Euronews Albania”, ai tha se nëse një zyrtar akuzohet për korrupsion, nuk arrestohet si në rastin e mjekëve të cilët marrin ryshfet për të ofruar shërbim mjekësor.
“Në qoftë se do infiltrojmë njerëz për t’iu dhënë para në xhep doktorëve për t’i arrestuar, jam i sigurt do arrestoheshin të paktën 50% e mjekëve në Shqipëri.
Unë jam absolutisht kundër momentit që mjekët refuzojnë dhënien e shërbimit mjekësor pa paguar ryshfet dhe rast i tillë nuk është konstatuar asnjëherë në Shqipëri.
Mjekët kërkojnë që të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kemi kërkuar kurrë asnjë lloj lëshimi, por nëse akuzohet për korrupsion një zyrtar, nuk arrestohet me forca të panumërta, me polici e me kamera”, theksoi ai.
Problemi eshte se rrogat jane te vogla. Por edhe sikur tua rrisim mjekeve dhe Infermjereve gjendja do te jete po ajo. Por kjo nuk do te thote qe spitalet publike te japin sherbim shendetesor me para nen dore. Duhet nje zgjidhje ne dobi te pacienteve ne rradhe te pare por edhe te mjekeve duke shtuar kontrollin mjekesor. Nje nga zgjidhejt eshte vendosja dhe aktivizimi i Kartes se Shendetit
Ti thua 50% une them 100% e dr dhe punonjesve te shtetit
Ne burg te venë plehrat
Jeni pisa të ndyre ju gjoja mjekë të paaftë,si mund të merrni lek nga ato qytetare qe përveç problemit shëndetësor që kanë ju i shtoni edhe një hall tjeter, atë të sigurimit të lekeve