VIDEO/ Mitet që meshkujt besojnë në lidhje me veten, mjeku androlog shpjegon

26 Dhjetor 2025, 18:00Sociale TEMA
VIDEO/ Mitet që meshkujt besojnë në lidhje me veten, mjeku

Meshkujve iu mësohet qysh në fëmijëri se duhet të jenë të fortë, të durojnë dhe të mos thyhen. Është një skript që përsëritet nga familja dhe përforcohet nga media, për t’u përthithur më pas në mënyrë të pavetëdijshme.

I ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, Dr. Marsid Sinai – mjek androlog dhe kirurg – shpjegon se kjo ide e “burrit të pathyeshëm” është miti i parë dhe më i dëmshëm që meshkujt bartin nga fëmijëria në burrëri. Miti i dytë, sipas tij ka të bëjë me lidhjen që shumica e meshkujve bëjnë mes përmasave të organit gjenital dhe potencës seksuale – një mit ky i përfocuar nga pornografia dhe krahasimet, që shpesh e kthejnë pasigurinë në shqetësim shnëndetësor edhe kur nuk është aspak një problem shëndetësor.

Miti i tretë, sipas Dr. Sinanit, është ideja se problemet tona janë të dukshme ndaj të tjerëve, kur në të vërtetë shumica e njerëzve janë tepër të zënë me problemet e tyre dhe trupat e tyre për të vërejtur ankthet tona.

Ai shton se shpesh, shumë meshkuj nuk vuajnë domosdoshmërisht sepse trupat e tyre kanë probleme shëndetësore, por për shkak të historive që iu janë treguar dhe besojnë në lidhje me atë se çfarë trupat e tyre duhet të jenë.

Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00.

Kriza e testosteronit: Pse meshkujt sot janë më të pashëndetshëm? | Marsid Sinani| Apostrof #50