VIDEO/ Rama ndan pamjet si duket tuneli i hapur i Llogarasë

4 Shkurt 2023, 09:34Sociale TEMA

VIDEO/ Rama ndan pamjet si duket tuneli i hapur i Llogarasë

Kryeministri Edi Rama i ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video nga tuneli dhe i ka uruar të gjithë qytetarëve fundjavë të mbarë.

MIRËMËNGJES. Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra. Ai është i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

8 Komente

  1. X
    Xha Jaho

    Mjaft mo me keto pagesa. Qofte per ne shqipetaret e shqiperise qe jetojme ne jug qofte edhe per turistet do jete shume e bezdishme me keto pagesa. Nuk po shkojne ne Parajse qe me pagu çdo kilometer rruge ne Shqiperi. Ne po i lutemi te huajve te vine dhe te na vizitojne per turizem ne Shqiperi kurse ju i vini pagesa ven e pa ven. Shqiperia ne krahasim me Greqin, Kroacine apo Italine, duhet te perdori çmimemt ma te ulta ne hotele, ushqime dhe per transportin te jete ma cool , sepse nuk kemi transport publik (trena, autobuza etj....). I vetmi mjet transporti Per momentin ne Shqiperi eshte Vetura, dhe po qe se e bon zhvendosjen me pagesa kjo do neverise turistet keni per ta pare.

    1. C
      Cen durimgjati

      Xhaxha, Turisti eshte mesuar me pagesa. Ti je mesuarme rruge dhishe. Tuneli kerkon pare te medha te behet, te cilat duhen rikthyer ne budget.

    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Mirmengjes hajduti i Lindes !

      1. L
        LORA

        Nje mrekulli inxhinjerike, qe shume shpejt do jape fryte ne ekonomine e vendit.

        1. H
          Himarioti

          Bravo Rama, ec përpara! Leri të lehin shpellartë tropojanë dhe të tjerë si ata. Ata, me në krye kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, janë armiqtë e kombit. Edhe spiuni Ilir Meta është pjesë e tyre.

          1. s
            sokratz

            Shume flm Rama per kete veper inxhinierike te shkelqyer. Eshte nje veper teper efektive dhe e shumepritur nga shqiptaret. Shkurton kohe dhe shmang Llogarane e tmerrshme. Mire do te jete qe keshtu te behet edhe tuneli permes Qafe Thanes. Transformim dhe jo revolucion te dhunshem komunist qe do te beje pala tjeter gjoja opozitare.

            1. V
              Vl

              Opo beni gati 5 mije lekshen ju qe i jepni lavderata se po u lepit nuk kaloni prape falas

              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Tuneli i Oligarkeve qe nuk pyesin se sa do te jete pagesa.

                Lini një Përgjigje