“Pyetja e parë që duhet bërë kur një fëmijë apo i ri bie pre e substancave, nuk është çfarë konsumon, por çfarë ka ndodhur brenda tij që përpiqet ta fshehë dhe ta mbajë në gjumë me substanca,” thotë psikologia, psikoterapistja dhe psikologia ligjore Valentina Telhaj në një fragment nga episodi i ri i Apostrof Podcast.
Sipas saj, varësia nuk është shkaku i dhimbjes, por pasojë e saj. Fëmijët dhe të rinjtë që mbeten të varur nuk kërkojnë thjesht kënaqësi të momentit, por një mënyrë për të mbytur traumat që mbartin. Pikërisht kjo e bën varësinë tek moshat e reja shumë më shkatërruese.
Telhaj thekson se sa më e hershme të jetë ekspozimi ndaj substancave, aq më të mëdha janë dëmet, që mund të shfaqen si:
- dëmtime konjitive – vështirësi në të menduar dhe në përqendrim,
- dëmtime emocionale – vështirësi në menaxhimin e ndjenjave, rritje e ankthit dhe depresionit,
- dëmtime verbale – vonesa në të folur dhe në shprehjen e ideve,
- humbja e ekuilibrit zhvillimor në fazat më kritike të rritjes.
“Fëmija, sidomos në 12 vitet e para, kalon fazën më të rëndësishme të zhvillimit,” thotë Telhaj, duke paralajmëruar se krijimi i varësive në këtë periudhë mund të bllokojë rrugën e pjekjes së shëndetshme.
Ky fragment është pjesë e bisedës së plotë që do të publikohet këtë të diel, ora 17:00.
"Neglizhenca lë plagë më të thella se dhuna fizike te fëmijët" | Valentina Telhaj | Apostrof #37