Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord

26 Shtator 2025, 12:42Sociale TEMA
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për

Zv.kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar një arritje të rëndësishme të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike për vitin 2025. 

Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është renditur në vendin e 15-të në botë, duke u përmirësuar me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023. 

Më tej socialistja shprehet se Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar 

“Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike! 

Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023! 

Ky sukses reflekton punën intensive në: 

Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional 

Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike 

Rritjen e ndërgjegjësimit publik 

Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale 

Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar, i Qeverisë Shqiptare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. 

Një histori suksesi që konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në hartën digjitale globale“, shprehet Balluku. 

6 Komente

  1. s
    shoku Demostwn

    uuuuu hahahahahaaa

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhambazi

      Ik moj baxhelle ,po kush ka me nevoje per siguri ,gjysmat e te dhenave i moret ju patronazhistet ca te tjera pastaj i shiten IT e rilindjes ,dhe ne fund irani qe ju a hoqi breket ,per cfare sigurie flet ti

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Qe nga pseudo emri tregon qe je gjambaz o I pa udhe , injorant .Bravo qeverise dhe kryeministrit qe me vullnet po ndryshon imazhin e Shqiperise .Keto aritje i vleresojne organzatat nderkombetare dhe jo ju idiote qe jetoni ne Shqiperi .

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhambzi

          Mara po ty pse te djeg gopi ,emigrant jam dhe une dhe jo patrozhanist ,cfare s jane te verteta ,qe baxhella eshte kryehajdute dhe mashtruese apo per vjedhjen e te dhenave

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bravo ! Urime Beqirit per trashgimine.

          Humbe kile te teperta dhe u bere sklie gjate qeverisjes jete gjate.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbesa e Beqir kriminelit

            E pame sigurine e larte, cove 40 sampista me cu Lalin ne spital a thu se po shkonte Escobari e do bente masakra te papare. Pise femer, sado te besh operacione, zhulse ngelesh!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje