Vrasja e infermier Erionit ende e pazbardhur, babai tregon letrat që i vinin 2 vite pasi i ekzekutuan të birin

27 Janar 2023, 19:07Sociale TEMA

Vrasja e infermier Erionit ende e pazbardhur, babai tregon letrat që i

Në emisionin “Rrëfimi juaj” në MCN, vjen historia e Eqerem Isaij i cili prej 15 vitesh është në kërkim të vrasësit të djalit të tij.

Infermieri Erion Isaj 29 vjeç, u ekzekutua në 24 korrik të vitit 2008, rreth orës 12.00 të mesnatës, ku u qëllua me 5 plumba në pragun e shtëpisë ku dhe dha frymën e fundit.

Të dyshuarit i drejtuan armën në fytyrë, i thyen një dhëmbë dhe i këputën një gisht të dorës së djathtë, ndërkohë që dyshohet se i ndjeri i njohu autorët dhe tentativat për ta shpëtuar rezultuan të kota.

Fqinjët të marrë në pyetje nga policia, dëshmojnë se fjala e fundit e 29-vjeçarit ishte “o Mandi më vranë”.

Në kohën e ngjarjes familja e të riut jetonte në SHBA, ndërsa dhe Erioni priste të bashkohej me ta.

Eqerem Isai thotë se në 7 ditët e zisë u ka çuar çdo ditë një mesazh kriminelëve duke u thënë se “Do të kishit bërë mirë të lanit mëkatet për botën tjetër, të më vrisnit dhe mua, të vrisnit dhe nënën e Erionit dhe dy motrat e tij. Vetëm kështu do të mbyllej kjo plagë e hapur që nuk do të mbyllet kurrë”.

I ati tregon se i biri ishte i qetë, shembull në lagje dhe se në punë ka qenë i urtë, ashtu sikundër dhe në familje.

Madje ai shton se edhe kur kalonte në rrugë para grave dhe të moshuarave, ai ndalej dhe e fikte cigaren.

Eqerem Isaji thotë se i biri nuk përdorte alkool dhe vetminë e plotësonte me dy shok nga Maliqi dhe me shokët e lagjes që mbante në shtëpi.

"Kishin kompjuter dhe televizor, bënin gallatë brenda në shtëpi. Kam ardhur pas dy ditësh e gjashtë orësh nga Amerika. Telefonatën e fundit me të e kam bërë në fillim të muajit korrik dhe më pyeti se kur do vija. Në tetor i thashë, se nuk më linte puna. Nëse do kishte shqetësim, unë do kisha ardhur. Unë 2-3 ditë e kisha parë në ëndërr keq, por nuk kisha kurajo t’ia tregoja gruas.

Kisha shpresë se mos isha gjallë, se më njoftuan se ishte plagosur dhe duhet të isha pranë. Djalin tim e vrau vetmia, sinqeriteti, bukuria. Unë e futa në punë vetëm që mos të rrinte rrugëve, aty te Shërbimi Social. Shkrimi i fundit i gazetës “Republika” thotë “Një krim që i mungon ekspertiza kriminalistike”. Përfundoi me një pistë për motive banale. Djali ka qenë në një ditëlindje në Krastë për të ngrënë peshk me dy kushërinjtë e vetë, nga ora 09 deri në 12.00. E lanë te Qafa e Kalasë. Ata i bënë pritë të armatosur dhe i thirrën. Kanë bërë një debat rreth 5 minuta dhe e kanë qëlluar me pistoletë. I këputën gishtin dhe një dhëmbë.

Sipas policisë kanë qenë dy persona, i ka çarë dhe është larguar. Ata i janë turrur mbas dhe e qëlluan. Ka rënë pesë shtëpi më larg se plumbi i parë. Çuni u ngrit pas plumbi i tretë, gjatë kësaj kohe ka thirrur shokun e vetë “O Mandi më vranë”. Kriminelët iu turrën prapë dhe e vranë. Katër plumba kanë dalë, njëri i ka ngelur në trup. Gazeta Shqiptare e Bolinos nxjerr një titull “U kap vrasësi i infermierit”. Krimineli është kapur në aeroportin e Rinasit, sikur ky kishte hyrë me Erionin dhe kishte dalë kur ishte vrarë Erioni, se i ka trazuar të fejuarën a motrën...

Me gazetë në dorë i shkoj drejtorit të policisë dhe më thanë e mbajtën 72 orë dhe më tej e liruan, se ishte i ngatërruar emri i babait. Në vitin 2010 mu shtua dhimbja, se një grua në këmbë filloi të hidhte letër kërcënuese me motive fetare nga një grua me emrin Natalia. Ajo thoshte “Nëse nuk na kthen kurorën e thyer dhe unazën ne do iu djegim, përvëlojmë dhe bëjmë shkrumb e hi. Ose më mirë largohuni nga Elbasani se do iu djegim të gjallë brenda.”

Kur shkuam në Prokurori na caktuan një patrullë policie në katin e dytë dhe ndenjën gjithë natën në ballkon, duke kontrolluar për lëvizje. Në 29 korrik 2010, përsëri po kjo grua një makinë e bardhë kalonte para dhe pastaj gruaja. Agjenti i policisë e pa dhe i tha, zonjë çfarë hodhe. Dhe ajo i tha faturën e dritave. Por agjenti u turr e kapi dhe e pa që nuk ishte fatura e dritave. E kapi për flokësh dhe njoftoi policinë. E morën këtë gruan, e mbajtën disa orë dhe i bën kontroll në polici dhe thanë se kjo ishte e çmendur. Unë kam merak tjetër, se ajo ka punuar bashkë me çunin tim në qendër shëndetësore dhe vazhdoi punë deri sa doli në pension."

Lini një Përgjigje