Historia e pabesueshme e 114-vjeçares nga Kuçova, që shteti mendon se ka vdekur: Nuk ngopem me jetë, bëj punët që më takojnë...

27 Janar 2023, 11:39Sociale TEMA

Historia e pabesueshme e 114-vjeçares nga Kuçova, që shteti

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha.

Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë.

Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur.

Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti.

Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit.

Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm.

Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën.

Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

“Hymë në kooperativë. Çfarë punonin burrat punonim ne. Mirë kemi qenë, por edhe për të vuajtur shumë kemi vuajtur. Nuk kishe njeri në shtëpi. Për të ngrënë ishe 7-8. Kemi vuajtur. Çfarë ka shpia mor bir ndonjë lugë bylmet, çfarë do hash tjetër”, shprehet e moshuara.

114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

“Unë kam ardhur në moshën 17 vjeçe te burri. Gjeta 3 çupat këtu dhe kunatin e vogël, pa martuar këta. Plaka tha unë do vij me ty. Hajde thashë unë. Tek hanë këta fëmijët e mi hani dhe ju të dy burrë e grua thashë unë se kisha dhe vjehrrin atëherë. Unë me vjehrrin dhe me vjehrrën kam shkuar jashtë mase.

Unë kam 50 vjet që kam ardhur tek kjo familja këtu. Nënë Qamilja ka pasur jetë të shëndetshme. Kurrë tek doktori nuk e kam çuar. Vetëm një herë kur i merret mendja që ka një dhimbje koke. Vetëm për atë është kuruar Qamilja. 

Asnjë sëmundje nuk ka. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin, kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë nuk i fut në lavatriçe. I laj unë thotë”, shprehet nusja e 114-vjeçares.

Por çfarë bën gjithë ditën e moshuara?

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj.

Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo.

Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë.  Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha ajo.

21 Komente

  1. Q
    Qytetar

    Duhet te jete mase kunder abuzimeve qe pasi kalon njefare moshe kerkohet te besh deklarate nje here ne vit se je gjalle. Ndryshe familjaret mund te fshehin vdekjen dhe te vazhdojne te arketojne pensionin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Urime Nenes! Edhe 100 vjet te tjera te rrosh Nenen Qamile ! Forca mos u dorezo, shijoje jeten !

      Përgjigjjuni
      1. a
        aaaaaa

        Sigurimet Shoqerore ne Shqiperi kane te drejt.Kudo ne vendet e zhvilluara ne Europe dhe Ameriken e Veriut shteti te garanton pension deri ne 100 vjec dhe mbas kesaj moshe personi duhet ta perballoje vet jeten,mjaft me me henger qyl..Te dali e te gjeje pune,me ate eksperience qe ka gjene pune menjehere,,,vetem kryetar partie politike jo,te tjerat ti lejehen.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I Madhi Morricone

          O aaaaaaaa Te qifsha rracen motren gruan dhe femijet mbi 18 . Po kur ste ze mosha e pensionit sepse vdesin pse nuk paguajne sigurimet shoqerore familjaret e te vdekurit Deri ne 100 vjec! Moterqir dhe I pabese

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hako

            .me vjen keq, por te qenka djegur truri nga "ilacet". Ngushellimet e mia.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kujtimi

              Ore ti Morricone nuk po e kupton qe aaaaa po ironizon dhe po bene shaka,mbasi dihet qe ne asnje vend te botes nuk ka ligj qe pensionisti paguhet deri ne 100 vjec.Dhe me i permbajtur more zotri...mos shfaqe genin e te pareve te tu arabo turk me keto sharje dhe ofendime

              Përgjigjjuni
      2. G
        Gigi

        Po ca jane keto traplliqe. Une njoh farefisin e nje deputeti qe jane nga 30vjet me te medhenj ne moshe sec jane realisht qe te dilnin qe me 40 vjec ne pension.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vk

          Ketu eshte bota e cudirave. Nuk duhet te vej njeriu cdo fillim viti te thoj pensionin se un rroj akoma por duhet te paraqitet certifikata e vdekjes ne rast te till o shtet kurve.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Soreto

            Hajvan. Kudo ne bote do besh per pensionin deklarim vjetor se je gjalle. Sigurisht. Pyet ta marresh vesh.

            Përgjigjjuni
          2. I
            Illo

            Shendet paç o nene! Njerezit e brezit te para luftes sikur kane qene prej çeliku! Te gjithe te forte si fizikisht ashtu dhe menderisht! Dhe te kujtosh e dish sa kane vuajtur! Per t’u marre shembull!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Faktikisht

              S‘kane qene te gjithe te forte por te dobetit kane vdekur ne moshe te vogel nga mungesa e barnave dhe e kujdesit shendetesor.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Illo

                E kam fjalen per ata qe mbeten gjalle! Dihet qe vdekjet ishin te shumta, e jo vetem ne Shqiperi.

                Përgjigjjuni
            2. S
              Stockholmi

              Sigurisht që ajo nuk është 114 vjeçe. Në se ajo siç thotë vetë është martua 17 vjeçe dhe vajzën e madhe e ka 85 vjeçe atëherë ajo nuk është më shumë se 103 ose 104 vjeçe.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Nuse e djalit të plakës thotë që është martuar 17 vjeçe. Megjithatë është e pamundur që plaka të ketë lindur vajzën e madhe në moshën 29 vjeçare. Flitet për 85 vite më parë dhe llogjika e jetës në fshat në atë kohë ishte që vajzat mbas moshës 14-15 vjeçare martoheshin. Kështu që në realitet nuk mund të jetë, ashtu siç thua edhe ti, më shumë se 103-104 vjeçare.

                Përgjigjjuni
              2. "
                "BOHOTINA"

                E Zot! Ç' na degjojne veshet ? Ne paskemi nje 114 vjeç!!! Nuk promovohet kjo jona ketu, por lexoja ne internet per nje plake ne Japoni!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Petrit

                  Epo ne Japoni kane certefikata te sakta. Kesaj besoj qe ja kan shtu nja 10 vite (sigurisht "padashje" )

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  V

                  jete te gjate

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jete te gjate,moje Nene gezofshi Lumnturi .

                    Jete te gjate ..He moje Nene e dashur si te gjithe Nenat e tjera .. Zoti Ju dhente force dhe gezofshi akoma me teper Jete dhe Lumnturi... Se Politikanet dhe zyrat perkatese nuk kane kohe te bejne nje verifikimin dhe te te vazhdonte Pensionin pa halle e pa telashe......

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jete te gjate,moje Nene gezofshi Lumnturi .

                      Jete te gjate ..He moje Nene e dashur si te gjithe Nenat e tjera .. Zoti Ju dhente force dhe gezofshi akoma me teper Jete dhe Lumnturi... Se Politikanet dhe zyrat perkatese nuk kane kohe te bejne nje verifikimin dhe te te vazhdonte Pensionin pa halle e pa telashe......

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Kesaj i thone tja hash pensionin qeverise. Disa si kjo duhen dhe sistemi shkon ne kolaps. Sigurisht qe pas nje moshe behet deklarimi nese eshte gjalle personi. Por qe ta beje qytetari kete veprim duhet te informohet nga institucionet, se koordinimi nder institucional po shihet qe nuk funksionon. Urime zonje, ditet e tua ke dhe ti gezosh me shendet te plote. Njerezit ti paskan uru me zemer vitet e datelindjes sate.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fatmir

                          Në Gjermani, si kudo në Perëndim, shteti komunikon me qytetarët nëpërmjet letrave.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje