Rama jep lajmin për qytetarët e Belshit: Me ujësjellësin e ri do të ulen kostot e energjisë me 95%

26 Janar 2023, 14:08Sociale TEMA

Rama jep lajmin për qytetarët e Belshit: Me ujësjellësin e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Belshit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ujësjellësi është drejt përfundmit dhe do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve.

Sipas Ramës, në këtë mënyrë do të ulen kostot e energjisë me 95%.

“Drejt përfundimit edhe Ujësjellësi i ri i Belshit, që jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët, por do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve fotovoltaike duke ulur në këtë mënyrë me 95% kostot e energjisë. Ky model është një shembull që do ta aplikojmë edhe në zona të tjera”, ka shkruar ai krahas pamjeve nga ujësjellësi.

2 Komente

  1. r
    rrema

    Po Tirana kur do te kete uji 24 ore apo shekullin tjeter.... Tirana esht kryeqytet i bidonave neper taraca, turp, turp, turp...

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Toke bujqesore per panele? Vetem nje idiot si Rama mund ta beje kete. Hajdut dhe legen.

      Lini një Përgjigje