Një e moshuar, që ka ndërruar jetë pasi kishte e shtruar prej gjashtë muajsh në Spitalin Neurologjik në QSUT, është identifikuar.
Bëhet fjalë për Drana Alushin, e cila është gjetur pas publikimit të fotos së saj në emisionin ‘Pa gjurmë’.
Deri para kësaj dite, e moshuara që kishte gjashtë muaj e shtruar nuk ishte identifikuar as nga mjekët e infermeret e spitalit, as nga policia e Fierit, ku familjarët e saj kishin denoncuar zhdukjen e 71-vjeçares muaj më parë.
“Po, ajo në foto është nëna ime. Ka mbi 4 muaj që ishte e humbur dhe nuk kishim lënë vend pa e kërkuar. Kemi bërë denoncimin edhe në policinë e Fierit, por nuk kishim mundur të zbulonim asnjë gjurmë. Kam kontrolluar gjithashtu nëpër spitale por asgjë. Edhe në morg kam kërkuar. Jemi nga fshati Rom i Fierit nga ku u largua nëna. Kur pashë foton në ekran u shokova.
Nuk desha tu besoja veshëve se nëna ime paska ndërruar jetë pak orë më parë. Ndjehem e pikëlluar për këtë, por juve ju falenderoj shumë që bëtë të mundur gjetjen e saj” – pohoi e bija në emisionin ‘Pa gjurmë’.
Ndërkohë organizata ‘Drejtësi Sociale’ shkruan në Facebook se ishte vënë në dijeni për gjetjen e 71-vjeçares nga Fieri, përmes një emisioni televiziv ndërkohë që shkruan se kishte raportuar prej disa muajsh humbjen e saj në Komisariatin e Fierit.
“Para disa muajsh raportuam humbjen e nënës rome nga Fieri. Mbrëmjen e djeshme jemi vënë në dijeni nëpërmjet emisionit “Njerëz të humbur” se trupi nënës ndodhet në morgun e QSUT-së. Sipas tyre nëna kishte qëndruar 4 muaj e shtruar në një nga spitalet e QSUT-së. Spitali nuk kishte asnjë informacion mbi nënën rome.
Ndërkohë, paraligjori Drejtësi Sociale e ka raportuar humbjen e saj pranë Komisariatit në Fier. Kjo tregon qartë se ka munguar bashkëveprimi institucioneve. Menjëherë kemi kontaktuar pushtetin vendor për të mbështetur familjen për ceremoninë e varrimit të nënës rome.” – shkruan organizata në faqen e saj në Facebook.
Kush i ve në kandar ata të shkretët, në një shoqëri indiferente dhe shtet të paorganizuar...
Nje Zote e din,, ku eshte Ndergjegjesia e cdo punonjesve te Mjeksise ..plus qe eshte Ligjore per te njoftuar Familiaret ne te tilla raste ... Jemi krenare qe jemi Shqiptare ,,Mjeke Police Prokurore ejtj etj etj... Krenaria e Shqiptarizmit ,,, te shtypin njeri_tjetrin..te vrasim njeri-tjezrin,, te vjedhim njeri tjetrin... Kush na i futi keto Vyrtyte qe nuk i kishin me pare ne Ndergjegjen tone. ! Ta pyesim njehere Spiunin Serb Sali apo ta pyesim njehere Spiunin Ilir Floriri,, apo te pyesim njehere te gjitha Strukturat dhe Administrat qe kane punuar neper Shtet ! qe sote tallen me nje popull te harnuar keqe e me keqe...
Spitali duhej te lajmeronte policine dhe policia po te kish denunce, si thote e bija , per humbje do ta bente lidhjen ...me duket se è bija si femije i "mire " qe eshte ndoshta......genjen. Ose faji mbetet tek spitali....Kohe te qelbura po jetojme
Sot i madh po kur humb njeri policia dhe urgence njoftohen te part. Apo vend burdello thuaj vk.
Po kjo ku ishte,gjashte muaj pa kontaktuar me Nenen e saj?