796 mijë makina në qarkullim, më pak blerje se vitet e kaluara

24 Janar 2023, 17:22Sociale TEMA

796 mijë makina në qarkullim, më pak blerje se vitet e kaluara

Në vitin 2022, në Shqipëri u regjistruan 55 800 makina, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në qarkullim në 796 400.  Të dhënat tregojnë se në raportin me vitin 2021, janë 12 mijë makina më pak që janë regjistruar në DPSHTRR.

Kërkesa për të marrë makina, pësoi rënie gjatë vitit të kaluar, dhe një tendencë e tillë është hasur pothuajse në të gjithë Europën.

Pasiguria e tregjeve me çmimet e larta të karburantit dhe mirëmbajtjes së makinës, bëri që njerëzit të shtyjnë në kohë blerjen e një mjeti të ri.

Industria po përballet edhe më krizë prodhimi për shkak se gjenerata e makinave me lëndë djegëse po shkon drejt fundit, për t’i lënë vendin mjeteve elektrike.

Në Shqipëri, këto të fundit përbëjnë vetëm 1% të totalit të makinave në qarkullim, pra rreth 10 mijë të tilla.

1 Komente

  1. g
    geri

    nese 1% eshte dhjete mije i bie te kemi 1 milion makina or mik ,nderkohe thua qe jane 796,400 te tilla .....me bythe i shkruani keto artikuj ???

    Lini një Përgjigje