Bregu: Qindra historitë e qytetarëve që s’kanë mundur të takojnë të afërmit, për shkak të vizave, së shpejti një e kaluar e largët

23 Janar 2023, 20:06Sociale TEMA
Bregu: Qindra historitë e qytetarëve që s’kanë mundur


Procedurat e gjata, të vështira dhe reduktimi i madh i rastevetë lëshimit të vizave, e ka bërë gjithnjë e më të pamundur, përqytetarët kosovarë dhe boshnjakë, takimin mes njëri- tjetrit, me të afërmit e të dashurit e tyre. Por këto histori do të bëhennjë e kaluar e largët, me hyrjen shumë shpejt në fuqi të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me karta identiteti, tëiniciuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe e nënshkruar vitin e kaluar në Procesin e Berlin.

Në pritje të hyrjes në fuqi të kësaj marrvëshje, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, ka takuar aktorin e njohur kosovar Alban Ukaj, me banim mbi njëzet vjet nëSarajevë, si një nga qindra rastet e historive njerëzore që prejvitesh kanë mbajtur mbi supe edhe hallin e pamundësisë përt’u takuar me të afërmit për shkak të vizave.

Bisedën me të, Bregu e posuar sot në social media, përmes njëvideoje ku Ukaj tregon vuajtjet dhe përpjekjet e tij për tëtakuar ndër vite të dashurit e tij.

“Ditën kur u nënshkrua Marrëveshja në Berlin, babai më mori në telefon, ishte shumë i emocionuar. Disa njerëz mund të mos e kuptojnë një moment si ky, por për ne është një jetë prej 23 vitesh kufizimi nga vizat. Dikush mund të mendojë se këtojanë çështje të vogla, por nuk mund të konsiderohen të tilla, kur dikush nuk arrin të njohë e të shohë nipin e tij edhe pas tre apo katër vjetësh. Është më e lehtë të marrësh një vizëamerikane, se sa një vizë si qytetar i Bosnjë Herzegovinës përKosovë dhe anasjelltas”, tha Alban Ukaj.

 

“Ky është një nga qindra historitë e njerëzve që kanë mbajtur mbi supe për vite me radhë, mundin e vuajtjen që ndjell pamundësia për të takuar të afërmit, për shkak të vizave. Por shumë shpejt ky proces torturues i marrjes së vizës do të mbetet një ndjesi e ngjarje që do t’i përkasë së shkuarës. Ndaj ndjehem e lumtur dhe jashtëzakonisht krenarë për rolin e RCC-së në këtë proces”, tha Bregu

Ndiqni videon e plotë në

1 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Prape me kete buçen e Vis brinjatit ju te Temes.

    Lini një Përgjigje