VOA: Shkodra u përmbyt tre herë në tre muaj, banorët kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria!

22 Janar 2023, 21:10Sociale TEMA

 

VOA: Shkodra u përmbyt tre herë në tre muaj, banorët

Në Shqipëri, brenda tre muajve të fundit zona e Nënshkodrës është përmbytur tre herë duke shkaktuar dëme të shumta për ekonominë e mijëra familjeve, por edhe infrastrukturën publike dhe mjedisin. Bashkia e Shkodrës kërkon që dëmet të kompensohen nga korporata elektroenergjitike, si shkaktare e përmbytjeve,ndërsa përfaqësuesit e qeverise thonë se dëmet kompensohen nga fondet që bashkitë planifikojnë çdo fillimviti për rastet e emergjencave civile.

Ndërsa situata e përmbytjes në zonën e Nënshkodrës po shkon drejt normalizimit pas ndërprerjes së përkohshme të reshjeve intensive të shiut, dalëngadalë po dalin në pah dëmet që përmbytjet shkaktuan, kryesisht në tokat bujqësore dhe sera. Drejtuesit vendor të Shkodrës janë të bindur se, ashtu si edhe në vitet e kaluara, përmbytjet në zonën e Nënshkodrës janë shkaktuar nga shkarkimet e hidrocentralit Vau Dejës, që është edhe i fundit në kaskadën e lumit Drin, ndaj edhe dëmet duhet të kompensohen nga korporata elektroenergjetike.

“Që në muajin dhjetor kemi kërkuar të mirëmenaxhohet Fierza, sepse ajo është edhe rregullatori i gjithë kaskadës, por tani ka shkuar në kuotat maksimale dhe, fatkeqësisht, njësia jonë ndodhet nën pushtetin e ujit”, thotë administratori Arben Cemi.

Administratori Cemi thotë se, brenda tre muajve të fundit kjo zonë u përmbyt tre herë. Më 21 nëntor përmbytja arriti në 2583 hektarë, ndërsa sot janë ende nën ujë 1200 hektarë tokë bujqësore. Në përmbytjen e javëve të fundit, nga tuneli i hidrocentralit Vau Dejës, sipas KESH, u shkarkuan deri në 900 metër kub ujë në sekondë.

Nëse KESH shkakton dëme, për shkak të shkarkimeve nga portat, tashmë duhet t’i jepet fund kësaj historie dhe duhet të hartohet një ligj, që po KESH-i të dëmshpërblejë banorët që preken nga përmbytjet, sepse këto banorë nuk mund të riskojnë dhe të jenë objekt përmbytjesh të vazhdueshme që thuajse ndodhin çdo vit”, thotë nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Tonin Deda.

Për Minstrin e Mbrotjes Niko Peleshi, qeveria u ka shpërndarë bashkive 10 milion euro për të përballuar rastet e emergjencave civile, fonde të cilat bashkitë duhet t’i përdorin menjëherë për rastet e emergjencave apo fatkeqësive natyrore.

“10 milion dollarë po ndajmë tani me buxhetin e ri që është pikërisht ky momenti që ai fond duhet të aktivizohet. Pikërisht për këto lloj situatash është menduar që të përdoret fondi. Ky është rasti, kjo është mundësia, pa procedura burokratike. Të gjitha janë të thjeshtuara dhe bashkitë duhet të asistojnë. Ne jemi në dispozicion edhe me rezervat e shtetit nëse do të ketë nevojë për më shumë mbështetje nëse shterojnë mundësitë e pushtetit vendor”.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, pranon problematikat në lëvrimin e këtyre fondeve, gjë që ka krijuar vështirësi që bashkitë t’u vinë me shpejtësi në ndihmë banorëve të zonave të rrezikuara nga përmbytjet.

“Përsa i përket fondeve për çështjen e emergjencave qeveria ka qenë dhe është shumë e vëmendshme. Ka pasur një problem teknik në etiketimin e kompensimit në raport me nevojat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 414 që përcakton qartësisht edhe nevojën e investimit, edhe nevojën e blerjes së shërbimeve . Është një lapsus mbase ne mes të Ministrisë së Financave dhe vetë operimin”.

Por, Sipas nënkryetarit të bashkisë së Shkodrës, Tonin Deda, përvoja e muajve të fundit tregon se është e nevojshme të ketë ndryshime të reja ligjore në ligjin për emergjencat civile për të vepruar më me shpejtësi në zonat e rrezikura.

Dhe ndërkohë që institucionet qendrore dhe vendore ende nuk janë marrë vesh se e kujt është përgjegjësia për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, banorët e Nënshkodrës vazhdojnë, që nga viti 2010-2011, të përballen me pasojat e përmbytjeve thuajse të përvitshme, të cilat po rrënojnë ekonominë e zonës dhe familjeve të tyre.

6 Komente

  1. G
    Gjeni nje zgjidhje ose jepni doreheqjen

    Keshtu eshte kur nuk ka tru te gjeje nje zgjidhje. Duhen inxhiniere e arkitekte qe te bejne nje strukture qe do te marre ujin e shkarkuar nga hidrocentralet dhe ta coje ne liqenin e Shkodres dhe jo t'ia u leshoje qytetareve permes lumit. Vuri inxhinjeret ne pune z. Rama dhe gjej nje zgjidhje. Ose pastaj, jepjani Voltana Ademit qe ta zgjidhe, se shkodranet jane ne dashuri me aftesite e saj si kryebashkiake.

    1. i
      ish drejtori i KESH

      Zgjidhja ka qene ne tavoline me shume se 23 vjet me pare, kur u propozua ndertimi i HEC-it te Bushatit, i cili do ulte me 1 meter nivelin e ujrave ne Liqenin e Shkodres, duke eleminuar perfundimisht permbytjen e fushave te zones se Shkodres. Pervec kesaj, do behej gjithashtu stabilizimi i derdhjes se ujrave nga HEC-i i Vaut te Dejes, te cilat do futeshin ne kanalin qe do ndertohej per Bushatin. E fundit, ajo zone do perfitonte edhe qindra hektare toke, pasi sot ato jane ne zonen ku shkarkon HEC-i i Vaut te Dejes. Ne vend te ketij projekti teper te pershtatshem, u ndertua nje HEC i vogel me 12 turbina ne Ashte, i cili perdor nje sasi shume te vogel te ujerave te Vaut te Dejes, nderkohe qe pjesa me e madhe e tyre vazhdon te rrjedhe ne fushat perqark. Ashta jep 24 Mwat, nderkohe qe Bushati do jepte 80 Mwat. Ishin banoret e asaj zone dhe shkodranet, te cilet te nxitur nga PD-ja ne opozite ne ate kohe, u ngriten kunder ketij projekti, te udhehequr nga "shkencetari" me "njohuri" universale Sazan Guri, qe ne ate kohe paraqitej si ambientalist. Fshataret e asaj zone jane po keshtu pergjegjes per shkaterrimin e argjinaturave te ujembledhesve te ndertuar qe ne kohen e Enverit, pasi ju kane marre zhavorret per te ndertuar shtepite ne ato zona qe dikur nuk lejoheshin ndertimet. Shkurt, nuk e kuptoj se cila eshte pergjegjesia e Qeverise ne kete mes, kur kane qene vete banoret qe kundershtuan projektin qe do ishte nje zgjidhje definitive per ta.

    2. B
      Bardha

      Prape vazhdon ky klyshi i like pordhes si ai cari biberi

      1. Z
        ZOROOS

        Qeveria ç fare qeverie o te veteqeverisur bashkia bashkia aty thyeni koken!

        1. Z
          ZOROOS

          Qeveria jo Bashkia po!!!!!

          1. N
            Noci

            Kjo histori ka ka diku 150 vjet qe ndodh ne Shkoder kur me pak kur me shume.Keto radhe shiu ka qene shume i madh dhe faji kryesor ka qene prurjet e Kirit dhe lumit te Shales qe ngarkojnë shume Drinin nga Komani e ne Shkoder. Por problemi eshte s shi ka rene dhe para viteve 90 por nuk ka ndodhur kjo inondate kaq shpesh se Veruku i ka vare per kembesh pergjegjesit .Sot nuk behet asnje investim per prita qe per hir te vertetes i shkaterruan edhe ata qe ankohen duke marre guret dhe pllakate betonit.Ajo pune do para por për fat nuk eshte mbytur kush qe tu vijne mend qeverive

            Lini një Përgjigje