Reshje dëbore janë regjistruar natën e kaluar në juglindje dhe verilindje të vendit.
Sa i përket juglindjes, msohet në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës arrin nga 10 cm deri 25 cm. Në rrugën Korçë-Voskopojë trashësia e borës është 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë trashësia 5cm – 15 cm.
Ndërkohë është punuar dhe punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.
Ndërsa në rrugën e Dardhës kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.
Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Lini një Përgjigje