Rreth 16 mijë persona në javë me infeksione respiratore

19 Janar 2023, 19:15Sociale TEMA

Rreth 16 mijë persona në javë me infeksione respiratore

Foshnjat janë kategoria më e prekur dhe e riskuar nga infektimi me virusin RSV.

 “Tek foshnjat shkakton një klinikë mesatare dhe të lehtë, por në raste të rralla mund të shkaktojë klinikë më të rëndë. Aktualisht jemi në pikun e situatës, ka një prirje në rritje të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme. Janë rreth 16 mijë persona në javë me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme,” – u shpreh epidemiologu Artan Simaku.

Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm në shfaqjen e simptomave të para.

 “Gripi ka një temperaturë më të lartë, fillim të menjëhershëm të temperaturës që shkon mbi 38 dhe zgjat për disa ditë që është në dallim nga COVID. Ndërsa virusi respirator sincicial në dallim nga gripi rreth ditës së 3 deri të 5 mund të shkaktojë vështirësi, mund të shkaktojë bronkite tek fëmijët që shkakton vështirësi në frymëmarrje,” – shtoi mjeku.

Pavarësisht se në Evropë po qarkullon nënvarianti i Omicron, XBB Instituti i Shëndetit Publik pohon se në vendin  tonë ky virus nuk ka mbërritur.

Lini një Përgjigje