Lezha nën ujë, habit qytetari: Dola të blej cigare, jam munduar të marr një gomone

19 Janar 2023, 18:16Sociale TEMA

Lezha nën ujë, habit qytetari: Dola të blej cigare, jam munduar

Kamera e Euronews Albania ishte këtë të enjte në lagjen “Besëlidhja” në zonën e Lezhës, e cila është dhe zona më e përmbytur e qytetit.

Gazetarja Ortenca Budlla pasqyroi përmbytjen ku demonstroi se niveli i ujit kishte arritur deri në gju, duke izoluar totalisht banorët.

Shumë prej qytetarëve ishin në banesa, ndërkohë që gazetarja u has vetëm më një dikë që po sfidonte ujin për të blerë cigare.

Qytetari tha me ironi se “përherë janë munduar për të marë ndonjë skaf apo gomone që të përballojnë përmbytjet”, por nuk ia kanë dal se janë pa punë.

Gazetarja Ortenca Budlla: Çfarë problemi ka me Lezhën që është në këtë situatë?

Qytetari: S’na kanë rregulluar asnjë gjë këtu jemi përmbytur përherë. Problemi qëndron te kanalizimiet.

Ortenca Budlla: Nuk janë pastruar ndonjëherë?

Qytetari: Këtu edhe kur janë bërë, janë bërë cop cop. Kanë hedhur beton sipër si të kalojë uji. Plus Drini ka dal!

Ortenca Budlla: Të gjithë banorët në këtë lagje janë në shtëpi, ju për çfarë keni dal?

Qytetari: Për të blerë cigare!

Ortenca Budlla: Për të larguar stresin?

Qytetari: Po dhe stresi duhet të largohet!



3 Komente

  1. C
    Cudia

    Uji brenda në shtëpi... çdo vit. Kulmi!! Ky popull meriton të gjitha llojet e qeverive.

    1. T
      Toni M.

      Merre nje lopate o ditezi dhe ben dicka qe uje te marre nje drejtim sidomos tombino.. mos prisni ulur kembekryq... por dilini...provojeni behet a s'behe gje.. provojeni qe keta ujrat te marrin nje drejtim... dhe jo fajsoni dike.. per te mos bere vete asgje.

      1. K
        King D

        Ike e ble cizme se je me kembe ne uje o rob zoti.. lere cigaren per me vone.

        Lini një Përgjigje