Ndriçim Xhepa: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

19 Janar 2023, 11:36Sociale TEMA

Ndriçim Xhepa: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mbajt dy ditë më parë një seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të pozicionit vakant në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Nga 6 kandidatë, të pranishëm ishin Albert Minga, Genc Tomço, Ndriçim Xhepa, Rozeta Ferri dhe Plator Nesturi, ndërsa Majlinda Rama nuk u paraqit.

Emërues i përbashkët i fjalës së kandidatëve, ishte nevoja për të rritur cilësinë e shikueshmërinë në televizionin publik, por gjatë prezantimeve, është folur edhe për degradimin e ekraneve shqiptare përtej RTSH-së.

I pyetur nga kryetarja e komisionit Flutura Accka, se çfarë do të bënte për përmirësimin e situatës në RTSH, nëse do të ishte ai i përzgjedhuri, aktori Ndriçim Xhepa, u përgjigj si më poshtë:

“Këtë ‘qeveri’ të vogël të RTSH, këtë Këshill Kombëtar,  që e shikoj dhe si bord, mendoj të jetë në mbështetje dhe të atij drejtimi që ekziston në atë institucion.

Sigurisht duke mbrojtur logjikën, sepse ky komision dihet se është i ndarë në shifra partiake, kaq këtej dhe kaq andej.

Do të shërbejë  edhe eksperienca ime e të qënit nëpër borde, sepse kam qenë në komisione të aprovimeve të skenarëve, filmave, festivalesh, në Akademi të Arteve, në zgjedhje studentësh etj.

Mendoj që Radio Televizioni është një artileri e fortë e këtij vendi, pavarësisht se neve nuk na vjen mirë, që televizioni më duket më pak i shikueshëm se disa stacione private.

Dhe do pak punë, duke filluar nga problemet e politikës. Unë nuk do mendoja që të ishte kaq ‘i mbytur’ saç janë disa stacione, fillon politika sot dhe mbaron të premten.

Mund të kishte dy emisione shumë të vlefshme politike, që të gjendeshin nëse janë ata që janë të saktë dhe të thërriteshin që të ngulnin shikueshmëri.

Pastaj do mendoja që edicionet e lajmeve të ishin më të shkathëta, më sportiv etj.,  po unë them se duhet të shihen shumë gjërat e karakterit kulturor.

Do të doja që stacioni nacional të mbushej më shumë sepse shihet në të gjithë vendin. Dhe kam përshtypjen se shihet më shumë në rrethe se sa në Tiranë.

Sikundër shihet shumë në diasporë. Duhet të kishte më shumë emisione kulturore, të kthehet emisioni i fëmijëve. Për mua kjo është të rritet cilësia.

Sigurisht nuk do isha, dhe fatmirësisht nuk është prekur ky televizion nga disa emisione abuzuese që i kemi nëpër këmbë këto ditë. Që i japin një frymë shumë të keqe, një sens antiqytetar, antikulturor, antinjerëzor Shqipërisë….

Jo më larg se të ndikuar nga kurioziteti, kemi në familje nga një që do të shikojë se çfarë do të bëhet sonte…

Të karakterit deri në dhunë, deri në ofendime, deri në gjëra, që nuk e kuptoj ndonjëherë se çfarë japin.

Se kam kuptuar akoma, ndoshta jam mbrapa, por kanë ca probleme të kësaj natyre që sipas meje s’duhet të jenë prezentë.

Rinia po shkon drejt një fryme në sensin e humbjes së raporteve. Pra cilësia, çfarë do të bëhet dhe ndershmëria, janë kritere kyçe sipas meje te kushdoqoft pjesëtar”, u shpreh aktori Ndriçim Xhepa.

27 Komente

  1. R
    Rrespekt o Artist i Filmit

    E shikoj shume me vende ,kte Zgjim te Artisteve Shqiptare qe i dhan aq shume ktij vendi e kjo jovetem ne Art e Kulture por duke i dhene edhe Dinjitet e Identitet Kultures Qytetare Shqiptare . Per kte mirenjohja vs ktij Brezi te Mrekullueshem Aristash nuk duhet te ket kufij ashtusi edhe Reagimi qe bejne sot per te Mbrojtur Vlerat e Kulturen e shoqerise Shqiptare ,qe mua me duket si nni reflektim / zgjim qytetare ne luften per Vlerat ne kte shoqeri . _ Eshte e thjeshte te kuptoshe se cpo ndodh me kto Emosjone e Televizione ne vendin tone ,nqs do bejme nji Pyetje te thjeshte : ________ Kush perfiton nga te tilla Emisjone ? Sa Fitojn Televizionet dhe sa e cfar fiton Shoqeria ? Dijme poashtu ne te gjithe kto vite ,te gjithe , se ato qe fitojne jane TV dhe ato qe nuk fitojne asgje por degradojne ne nji shoqeri llumi ,pa asnji vlere ,ku Qytetari i vertet ndihet keq ___e ka te veshtire te jetoj e marr frym ne nji ambjent te tille anti vlerash eshte Qytetari Shqiptare . Pra shoqeria shqiptare sot e 32-vjet jeton ne nji Ambjent Toksik dhe kte e takojme ne cdo aspket te jetes se shqiptarit . Ne TV -ne Politike -ne Rruge e kudo ,pervec qenve qe ndihen ne shtepine e tyre . Flm Ndicim Xhepa rrofsh e shpresojme qe zeri juaj te degjohet me shume se zeri i Plehrave ne ate vend

    1. 1
      19

      Po ikni mor se na cat trapin gjithe bota e ka pas kte problem para nesh por kan ren ne qetsi se ske cfar ti besh progresit .wshte koha e rjeteve tani e tik tokut dhe e shume budallalliqeve .prandaj mis beni gam kot se skeni fuqi fare per ti kthyer mbrapa rinin e sotme .se e kan kan henger virusin .kaq dhe thjesht kujt si pelqen mis ta shofi kaq .shko shif tvsh qe ska asgje .dokumentare te 1950 .

        1. t
          tata luigji

          Ku ja mesove emerin?

        2. t
          tetovari2

          Qenef!

        3. G
          Gomari i Babatasit

          Z.Xhepa dy nga keto shpifesira,miq tuaj aktore,i ke brenda ne BBV,olta e amos,c mund te thuash per to?

          1. S
            Sazani

            O …i Babatsos , si mendon ti se ne mes te aktoreve nuk ka budallenje , trushkulur , pijanece , idiote ? E perse ia ben kete pyetje Xhepes , kur si ai dhe shume e shume te tjere jane shprehur keq per BBV

            1. G
              Gomari i Babatasit

              Sazan prandaj e pyeta xhepen se aktore legene si olta e amos jane me shumice e keto vec ne BBV e kane vendin.

              1. A
                Anila

                Edhe gomar si Luisi sigurisht

          2. j
            jon

            Pak e dine programin Google Analytics. Kete perdorin te gjithat faqet online te dine; numurin e shikuesve, vendin me saktesi, lajmet qe lexojne, kohen etj etj. Ky quhet Big Brother gjithashtu. Cdokush mund ta download ngs ka faqe online. Kejo eshte arsyeja qe ne degjojme se kete stacion e shikojne psh 1 miljon shikues etj etj. Tema bent e njejten gje dhe e di me saktesi se cfare shqiptaret shikojne dhe u pelqen. Keto jane: seksi, politikanet, mashtruesit. Me mashtrues je me shume te degjojne dhe te kane zili. Paraja eshte cdo gje qe mendon shumica pavaresisht se ne publik thone gjera te tjera. Me sakte emeri yne do ishte Hipokrite. Se besoj akoma se si shume se kuptojne se hapi i pare i lirise eshte te heqesh TV nga shtepia.

            1. M
              Martin

              Duke marre shembull programet e kanalit presticioz NBC, une i propozoj Drejtorise se Pergjithshme te RTVSH te hape disa studio per programe shume te nevojshme per qytetaret shqiptare: 1. Pergatitja dhe transmetimi ne cdo ore nga studioja e ngritur ne Qendren Meteorologjike Kombetare te Tiranes te Motit 2. Pergatitja dhe transmeti i nje ore ne dite nga studioja e ngritur ne Spitalin "Nene Tereza" te programit "Mjeket" 3. Pergatitja dhe transmetimi direkt nga studioja e ngritur ne piramiden e madhe te Tiranes, qe po shndërrohet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan, te programit psikologjik, bie fjala me titull: "Dr. Kabo" (sic ka NBC programin e perditshem: "Dr. Phil") 4. Pergatitja dhe transmetimi direkt nga studioja e ngritur ne piramiden e madhe te Tiranes, qe po shndërrohet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan, te programeve shkencore, turistike etj.

              1. L
                LIRIA

                Me se e vertete, ne kohen e qemotshme, mezi prisnim te uleshim .para televizorit se pas asaj lodhje ne pune, e dinim se na pret nje cfaqje teatrale, nje film shqiptar te mrekullueshem , nje komedi. Artistet shqiptare u rriten ne ambjentet e familjes shqiptare. Ato idhin prezent ne cdo moment. Por sot eshte kret ndryshe. Qytetari shikon si zhvishen vajzat tona, cfare fjalori rruge perdotin. Here here mendojme se femijet e sotem nuk edukohen nga familja. Po te jete e vertete TURP per shoqerine tone. Nuk shitet truri duke u zhveshur apo duke u sjelle me imoralitet. Kush ta ben spektaklin Arbana Osmani, qe dhe veshjen ja dikuon regjizori. Nje femer di si te vishet prandaj eshte femer. Lakuqersia nuk te nderon. Prandaj shoqeria shqiptare, vuan sot nga nje rini e dale dore. E per fatin tone te keq eshte e tille shumica. Nuk e kuptojme se ku po shkon kjo rini? Do i shohim hajrin me vone dhe do themi, ku ishim? Te reflektojme te gjithe se bashku, per te pastruar televizionet nga injoranca imoraliteti.

                1. l
                  leko

                  Po Cimi e vertete eshte por figuren me te ndyre deri tani e kane treguar aktoret sidomos Gixhari e Zaharia qe jane shum njerez negativ....

                  1. l
                    lexoni komentet dhe kuptoni se cfar Deformimi Trur

                    leko , nuk eshte Tema per 10 vjece-t kjo o i mjere , Ktu ka te bej me degjernimin qe vjen nga TV ne pergjithsi dhe jo sot por ne gjuthe kto 32-vjet cmenduri . Ja ta bejme poyetjen ndyrshe se ti s'kupton dot se per cfar vijne Reagimet e Artisteve VIP te Filmit Shqiptare kta qe ben Histori ne Art e Kinematografi : Pra shkurt ; Cfar pefiton ti si teleshikues e ndjekes i programeve te tilla ne Tv ;cilat jane vlerat dhe kultura qe nerr ti por edhe ata me te vegjlit ,te cilet i rremben rryma e injorances dhe Bombardimi ne Medie i BB nga kto TV te papergjegjshem dhe si te paafte e ndergjegjshem qe jane per moshen e tyre fillojne e imitojne e degjerojne jeten e vet ?

                    1. H
                      Hordhia rrumpalle e Saliut

                      O ti mjeshter i defirmimit të trurit. Nga e more vesh ti qe nuk je deformuar vete, por të tjerët jane ne ne rregull. Komentuesi me siper nuk mburri Big Brother si program, por shpjegoi se keto jane fenomene qe ne nuk i ndalojmë dot. Se mos ke gjetur metoden apo mjetin si të ndalojmë drogën dhe korrupsionin? Jo, se dukesh si gjeni, prandaj. Mos bej pyetje retorike, per të cilat e dine të gjithë pergjigjen. AI po thotë troç, qe lodheni kot duke bere komente se nuk keni gjë ne dore. Njemiljone shikues ngulen para Big Brother dhe do i ndaloke ti me komente. Aq sa ka ndaluar drogën policia ne çdo vend. Qofte edhe DEA ne SHBA. Po i turren të gjithë Top Channel, sikur e shpiku Top Channel programin Big Brother. Ja pra, me qe u ankuat heren e pare nga Donaldi dhe Iliri, vuajten dhe moren disa "VIP-a" të tjere. Moren aktorë si ai pordhaci Zaharia, apo Olta Gixhari. Dhe çfare na dhane? Intriga, thathetheme, zenka, ligësi. Ku t'i gjejne njerezit ata,ne Gjermani? Ja, ketu do t'i marrin,mes nesh. Ajo qe shihni ne Big Brother është pasqyra e shoqerise se sotme shqipetare. Ne qofte se ndjeheni keq me çfare shihni ne pasqyre, nuk e ka fajin Top Channel. Nuk shahet pasqyra se pse të tregon të shemtuar.

                      1. O
                        Or ti ,Hordhi !

                        Si Autori shkrimit , Aktori i nderuar Nd.Xhepa ,i referohet nji teme tjeter , qe ti i kalon tangent ,njelloj si leko . Eshte per te ardhur keq ,te lexosh kte naivitet ne komentet tuaja dhe kjo te trishton me shume se cfar shkruani . Autori dhe un etj si referohet ans Teknike te Show-t as gjithckaje qe i referoheni ju ,"pjemarresve etj brockulla " por asaj qe penalizon nji Shoqeri te vertete ,Vlerash ne kte vend. (ishte Pordha e Majmunit Plake te dale nga shpella ,qe ju spotstoj trurin _ jo Un ,sepse nqs do ta kisha un ne dor ,ju a kishe sjell perseri ne vendin e duhur Turin ,pooor sigurshte Jo me menyren qe ju s'postoje shpellari Primitive )

                  2. G
                    Gjermani dhe Shqipetari??

                    Respekt Ndricim Xgepa..por kujt i thua?? @@Ne Gjermani ky lloj Programi ka 15-te vite qe nuk Organizohet me....pse?? sepse Teleshikuesit Gjerman e VLERSUAN si te PESHTIRE DHE NEVERITSHEM..pa asnje lloj sensi-...Ne Shqiperi po te zbuloshe By...then...quhet Kulture...Mjere ku ka rene Rinia e soteme,,

                    1. L
                      Loni

                      Edhe ne vende te tjera ne Evrope ka 20 vjet qe nuk behet me ky show.. por nuk jane teleshikusit qe i mbyllen por autoritetet pasi degjuan ankesat e njerezve te artiit, mjeksise dhe edukimit. Problemi eshte se ne nuk kemi shtet, idiotet mendojne se censura eshte komunizem e diktature.

                      1. n
                        na mbyten injorantet turcelinj

                        o loni pe betoni,shko shiko te canale 5 se e ke aty,cdo te premte me duket,mos u hiqni se njihni gjithe boten.ndalimin ose vazhdimin e ka injoranca e teleshikusit qe ulet e nuk shkulet nga keto budallenjt qe pasqyrojne kulturen e tyre.Ata jane gati te lene lopen pa mjelur se sa mos te shikojne demin e geces jozefines qe ngre dolli per kriminelin sali

                    2. B
                      Boston

                      Respect dhe mirenjohje per Ndricimin qe i ka dhene dhe i jep artit me te miren me kulture dhe profesionalizem. Nga te gjithe ky i duhet RTSH e me gjere per ti dhene ate cfare kerkon pupbliku, no question…..,,

                      1. N
                        Nje mik qe ju do te miren.

                        Ktheni intelektualet aty ku e meritojne te jene dhe jo keto emisione te cilat edhe vete ato qe jane brenda e kuptojne gabimin qe po bejne. Fajin e ka AMA qe ben thjesht nje verejtje per TV. Cim Xhepa eshte si ajo shprehja "Dua te bertas po s bertas dot". Mos u lodh kot o Cim kjo gje behet per reklama dhe shikueshmeri. Shoqeria shqiptare vazhdon perposhte cdo dite.

                        1. C
                          Colorado

                          Nje , nga futbollistet e brevity te viteve 60 e 70 ,, kendonte nje kenge ku permend vetem dy vargje : Kur fillo e hy troklliku , e ka gerry muti per themel .Keshtu gjendia morale e brezit te ri

                          1. R
                            RAIFI

                            Epo kur kosovarët bënin vrejtje se Shqipërinë po e shkatërojnë agjenturat e huaja në rend të par ajo serbe dhe greke ju qeshnit me ironi.Sa do shifni o njerzë.

                            1. U
                              Urime

                              Ore nuk ka faj qiviria qe njerezit harbohen. Qe duan te dalin lakuriq etj . Çdo i kerkosh qivirise , kur edhe Krietari i qivirise doli LAKURIQ dhe u shperblye nga votuesi lakuriqdashes me mandat pas mandati. Jemi qeflij te medhenj ne , skemi çti bejme.

                              1. L
                                Leonidha

                                Jam shume deakord me Z Ndricim Xhepa. Keto emisione jane te sponsorizuar per te shkaterruar familjen tradicionale, per te degraduar natyren njerezore, per te relativizuar cdo gje. Duhen ndaluar. Avokati i popullit duhet te veproje.

                                1. f
                                  fjodor

                                  Republic of Albanania at it's best ....

                                  1. k
                                    kete kisha une.

                                    Ndriçim, nxirrni median shqiptare nga kaosi kurveror, merrni njerez me moral se flamuri dhe kombi nuk vendoset ne breket e çpuara te çupulinave qe e quajne loder moralin, nderin, respektin dinjitetin , kombin Shqiperi sepse kane "privatesine" e tyre qe s'u hyne dote gjoja, por atyre u ka hyre mbare e prape; kam 30 vjet larg Shqiperise dhe lexoj vetem gazetat se tv nuk i shikoj Edhe ndeshjen e kombtares nuk e jep si çdo vend o botes RTSh , por e shikoj ne site private, ama e ndjek se s'me le oksigjeni shqiptar. Mbyllini ata televizione gjoja kombntare por jane degjenerat e Shqiperise! dhe hapni RTSh qe e keni bllokuar ne rrjtetet!

                                    Lini një Përgjigje