Përkeqësimi i motit, Peleshi: Kemi marrë të gjitha masat, jemi vend i rrezikuar nga fatkeqësitë në çdo stinë të vitit

18 Janar 2023, 15:50Sociale TEMA

Përkeqësimi i motit, Peleshi: Kemi marrë të gjitha masat,

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi doli mesditën e sotme në një informim publik në lidhje me situatën më të fundit në vendin tonë pas përkeqësimit të motit ditët e fundit.


Sipas Peleshit, situata është nën kontroll, por megjithatë sipas tij duhet të jemi vigjilentë ndaj çdo situate, pasi në ditët në vijim do të ketë një shtim të intensitetit të reshjeve, çka mund të sjellë çdo lloj situate.

“Disa probleme janë shfaqur në Qarkun e Shkodrës sa i takon infrastrukturës rrugore, ku ka pasur rrëshqitje gurësh, inertesh për të cilat po punohet për pastrimin e tyre. Në disa zona ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, por të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të situatës në normalitet.

E përsërisim thirrjen për të gjitha bashkitë që të marrin masa për paralajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku paraqitet rrezik për fatkeqësi natyrore, evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të banorëve në rast nevojë. Duhet të përgatitemi për të pasur kapacitetet e nevojshme.

Fakti që kam dalë dhe do jemi prezent në konferenca për shtyp, nuk duhet të kthehet në alarm, në panik pasi nuk ka asgjë për tu shqetësuar, në kuptimin e ndonjë fatkeqësie të pritshme, por gjithsesi ne tani jemi mësuar, jemi një vend i rrezikuar pothuajse në të gjitha stinët e vitit nga fatkeqësitë natyrore dhe emergjencat civile. Por, nëse i marrim masat në kohë për të shmangur më të keqen, do të arrijmë siç kemi bërë deri më tani, me aspak ose fare pak humbje materiale, apo për më tepër humbje jetë njerëzish”, deklaroi Peleshi. 

1 Komente

  1. p
    poc'masa do marresh ti o t'y mbyllte !

    na mbron Nato neve nga cdo fatkeqsi . prandaj ,hani ,pini ,qini e mos e prishni ,qejfin e ate terezi .

    Lini një Përgjigje