Tumori i merr jetën 18-vjeçares shqiptare, letra prekëse e saj: Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj ....

18 Janar 2023, 09:11Sociale TEMA

 

Tumori i merr jetën 18-vjeçares shqiptare, letra prekëse e saj:

Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në lule të rinisë, për shkak të një sëmundje të pashërueshme. Bëhet fjalë për Gerta Allushin, një vajzë që vijoi të  buzëqeshte, edhe kur sfida u bë e vështirë.

Ajo u shua në spitalin Burlo Garofolo të Triestes. Me origjinë shqiptare, ajo kishte lindur në Itali dhe jetonte në Tauriano me të ëmën Alma, babain Arben dhe motrën Ana, të cilët sot i ka lënë me një boshllëk të paimagjinueshëm.

Studente në liceun Grigoletti, pavarësisht tumorit që e zbuloi në vitin 2018-të, ajo vijoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit sepse donte të diplomohej me çdo kusht.

Ndonëse vetëm 18 vjeç, il Messaggero përcjell një letër të Gertës, që nuk ka nevojë për koment.

“Një gjë për të cilën shpesh jam qortuar nga familja dhe njerëzit e mi të dashur, por për të cilën në të njëjtën kohë edhe lëvdohem është fakti që vijova të studioj dhe të bëj atë që bëja gjithmonë, në çdo moment të sëmundjes, edhe në ato më të vështirët. Kam menduar gjithmonë që ishte e vetmja zgjedhje që kisha, fundja i thoja vetes, jam adoleshente, çfarë mund të bëj tjetër. Nuk doja në asnjë mënyrë që të ndihesha ndryshe, apo thjeshtë të më shihnin si një vajzë të sëmurë, edhe ndonëse isha”.

“Tani që e mendoj, mundesha fare lehtë që t’i lija të gjitha në pauzë, sepse kisha mjaft gjëra për të menduar e për të pësuar. Por çfarë kuptimi do të kishte pasur? Thjeshtë do isha mbyllur në vetvete dhe të lija sëmundjen që të merrte më të mirën nga unë, të më dënonte dhe të më burgoste. 

Ndaj vijova të bëja jetën time si gjithmonë, të studioja, të takoja miqtë e mi, të shqyrtoja çdo mundësi aktiviteti që më ofrohej, ndonëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do e kisha privuar veten nga shumë momente, njohje dhe eksperienca që më ndryshuan mua si njeri dhe këndvështrimin tim për gjërat”.

“Ndaj mendoj që një zgjedhje që kam bërë, që më ka dhënë mundësinë të jem e lirë, ka qenë pikërisht që ta jetoja jetën që do kisha jetuar nëse nuk do isha sëmurë dhe të mos e lejoja sëmundjen që të më kushtëzonte. 

Nuk mund të them se gjithçka ka qenë e thjeshtë, madje me raste jam sforcuar më shumë sa duhet, por kur e mendoj them që ia ka vlejtur. Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj pavarësisht sëmundjes”.

3 Komente

  1. S
    Shume e trishtueshme

    E dhimbeshme qe te iki nji vajze e re ne ate moshe te bukur te jetes .Kaq e padrejt ,kaq e pabese eshte kjo jete ,te merr gjen me te bukur ,ne meoshen me te bukur te saj dhe ti Hesht ,hesht sepse je i pafuqishem te kundershtoshe edhe pse shpirti Cirret e therret per shpres ... Ngushgellime Famijes se G.A .U preht ne Paqe ...

    1. A
      Ana

      U prehsh ne paqe o engjel i vogel. Buzeqeshja jote flet shume

      1. E
        Edi

        Është e rëndë të shohësh kur me të mirët ikin para kohe. U bashkohen ëngjëjve dhe lënë pas atë dhimbje të madhe të pashërueshme. Shpresoj te gjeni forcë, sepse ajo do jetë gjithmonë mes jush në një mënyrë apo në një tjetër. Ngushëllime!

        Lini një Përgjigje