Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith thotë se numri i avionëve që do të deportojnë emigrantët ilegalë shqiptarë do të rritet në ditët e ardhshme.
Në një intervistë për Grida Dumën në “Top Story”, King Smith tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë për deportimin e emigrantëve të jashtëligjshëm dhe shkelësve të ligjit do të forcohet.
Ai gjithashtu përmendi disa prej projekteve që Britania e Madhe do të zhvillojë në vendin tonë, për të ndaluar fluksin e emigrantëve të jashtëligjshëm.
“Nuk dua të jap numra, por do të shohim më shumë avionë që do të kthejnë si shkelësit e ligjit dhe emigrantët e jashtëligjshëm. Ne do ta forcojmë punën e përbashkët. Të fokusohemi te gjërat pozitive dhe jo te ato negative të cilat po shtrembërojnë mënyrën si ne duam t’i bëjmë ballë gjërave’, deklaroi King Smith.
Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadori britanik King Smith u thirr nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila i dorëzoi një notë proteste për gjuhën e përdorur në një deklaratë për media nga ministri britanik për Shtetin dhe Emigracionin, Robert Jenrick i cili i quajti shqiptarët “kriminelë”.
Lini një Përgjigje