Tërmeti, Balluku në shtabin e emergjencave në Klos: Do bëhen verifikimet brenda 24 orëve. Ja apeli për banorët

16 Janar 2023, 15:04Sociale TEMA

 

Tërmeti, Balluku në shtabin e emergjencave në Klos: Do bëhen

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbajtur një fjalim me mediat pas mbledhjes me shtabin e emergjencave në Bashkinë e Klosit ku ka pasur dëme nga tërmeti.

“Kemi pasur një mbledhje të shtabeve të të katërta bashkive tani për të koordinuar punën që me thënë të drejtën, duke nisur nga momenti i mbrëmshëm kanë qenë të gjithë grupet në terren. Tashmë është bashkuar edhe Instituti i i Ndërtimit me tre grupe për të bërë vlerësimin e dëmtimeve që janë bërë nga qytetarët dhe do të merren masa për secilën nga banesat që konsiderohet që është dëmtuar nga tërmeti i fundit.

Numri i ndërtesave të dëmtuara deri tani është i paidentifikuar, ne flasim për ankesat që kanë bërë qytetarët. Mbrëmë kanë qenë 10 këtu në Klos, numri vazhdon e shtohet sepse identifikojnë problematikat që kanë. Duhet të kemi parasysh kemi zona ku ka shtëpi të amortizuara, megjithatë është edhe Instituti i ndërtimit në terren me tre grupe specialistësh për t’i parë se cilat janë dëmtimet që kanë ardhur nga tërmeti.” u shpreh Balluku ne nje prononcim per mediat.

E pyetur nga gazetarët për tërmetin e 26 nëntorit dhe shpërblimin ndaj banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore ajo u shpreh se dëmshpërblimi u është dhënë duke thesksuar se ajo ishte  për të rikonstruktuar shtëpitë dhe jo për konsum familjarnduhet për të rikonstruktuar shtëpitë dhe jo për konsum familjar.

“Të gjitha janë marrë në fund të muajit të kaluar gjithashtu dhe zona e Bulqizës. Ne kemi dosje përkatese që po verifikohen dhe se të gjithë e përsëris  janë shpërblyer.
Dëmshperblimi duhet për të rikonstruktuar shtepitë dhe jo per konsum familjar. Të gjitha banesat e prekura nga tërmeti i djeshëm kanë dëmtime të lehta por nuk ka pasur lëndime të njërezve.
Ato banesa janë të vjetra dhe të ndërtuara vite më parë. Duhet e ketë nderhyrje nga të 4 bashkitë. Te gjithë banorët do evakuoohen dhe do të kërkojmë gjithashtu dhe mirkuptimin e tyre. Që dje në darkë në Mat janë verifikuar shtepitë e dëmtuara. Do ti mbyllim verifikimet e shtëpive brenda 24 oreve.” u shpreh Balluku. /abcnews.al/

1 Komente

  1. N
    Neutrino

    Paska akoma Institut Ndërtimi?!!!

    Lini një Përgjigje