Njoftim pë tender: "Bashkëpunimi për zhvillim” i qytetit të Vjenës, “AL-VET –Quality for All”

16 Janar 2023, 14:22Sociale TEMA

Njoftim pë tender: "Bashkëpunimi për zhvillim” i

 

 

 

I nderuar Partner,

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të
kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe
në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet
në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e
Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në
fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe
të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET –
Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në
Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerje dhe instalim pajisjesh për
kuzhinat në Konviktin e Shkollës Profesionale Ekonomike Tiranë, Konviktin e Shkollës
Profesionale të Hoteleri-Turizmit Tiranë, Konviktin e Shkollave të Mesme Korçë dhe në Konviktin
e Shkollës Antoni Athanas Sarandë” me numër reference 1/2023, dhe fond limit 17.500.000
(shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) Lekë, përfshirë TVSH.
Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin
publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në
këtë procedurë tenderimi brenda datës 19 Janar 2023 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e
ofertës është data 10 Shkurt 2023 ora 13:00. 

Të interesuarit mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në
adresën [email protected]

Oferta ekonomike së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të
mbyllur, në adresën postare:

Ambasada Austriake (OeAD)
Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

 

Lini një Përgjigje