Sizmiologu qetëson shqiptarët pas tërmetit të mbrëmshëm: Cilat janë tri zonat më aktive në Shqipëri

16 Janar 2023, 10:06Sociale TEMA

Sizmiologu qetëson shqiptarët pas tërmetit të

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Klos, vetëm 23 kilometra larg Tiranës e me thellësi 3 kilometra, ka tronditur mbrëmjen e djeshme disa qytete të vendit.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në Klos, Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec. 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes u raportua për  disa dëme të lehta në Xibër, Klos dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Lëkundjet e mbrëmshme janë pasuar nga pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit.

Rrapo Ormeni, specialist në fushën e sizmologjisë, në një lidhje telefonike me Euronews Albania tha se goditja e djeshme është shoqëruar nga 70 pasgoditje, çka tregon sipas tij se nuk priten lëkundje më të forta.

Ai u shpreh se Klosi nuk është zonë sizmike. Tërmeti më i fortë në këtë zonë kanë qenë 5,1 i shkallës rihter.

Ormeni tregon se janë tre zona më aktive në Shqipëri të rrezikuara nga tërmetet.

“Zona e bregdetit Adriatik, zona Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Korçë-Ohër, këto janë zonat më aktive”, tha eksperti.

Lini një Përgjigje