FOTOT/ Bashkia e Tiranës në terren për të ndihmuar 4 familjet e prekura nga tërmeti

16 Janar 2023, 16:10Sociale TEMA

 

 

FOTOT/ Bashkia e Tiranës në terren për të ndihmuar 4

 

Prej mbrëmjes së djeshme, ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar.

“Ekipet e Emergjencave Civile te Bashkise Tiranë janë tashme ne fshatrat e larget te njesise Zall Bastar per te vleresuar 4 shtepite e demtuara nga termeti mbreme! Keshilli Bashkiak do te akordoje ndihmen financiare per riparimet! Mirenjohje skuadres sone profesioniste!”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje