Një shpjegim për tërmetin e 15 janarit

16 Janar 2023, 19:29Sociale TEMA
Një shpjegim për tërmetin e 15 janarit

 

Nga Afat Serjani

Tërmetet janë bashkë udhëtarët e jetës sonë mbi Tokë.

Mbas lekundjeve te termetit  mbrëmë e 15 janar 2023, me epiqendër ne Klos te Matit, por qe lekundjet u ndien edhe ne Tirane dhe bile deri ne Durres, mediat jepnin për nje kohe te gjate mbas mesnate turmat jashtë pallateve dhe automjetet e shumta ne te gjitha rrugët e Tiranës me familjet brenda nga frika e  përsëritjes se tërmetit.

Edhe pse seismologu Rrapo Ormeni e spjegoi shkencerisht termetin dhe  tha se termetet jane  dicka e zakonshme per vendin tone dhe se nuk ka asgje per t'u shqetesuar e per panik, edhe ne kete rast, perseri frika ishte e madhe dhe vazhdoi gjate…

Perpara se te mendosh per termetin sigurohu nepermjet eksperteve se kollonat e hekur-betonit te pallatit tend shume katesh jane te llogaritura per termetet mbi 8 ball.

Ne se je ne shtepi perdhese apo  ne shtepi dykateshe, kontrollo here pas here traret se mos jane kalbur dhe muret se mos jane gati t'u cahen!

Mos u frikeso dhe mos i frikeso te tjeret, kujdesu per ta, jepu kurajo: Shyqyr me kaq!

Harroje friken dhe termetin, megjithese termetet me pas lekundjet e gjata jane bashkeudhetare te jetes sone ne kete planet qe rrotullohet pa pushim. Ne nuk mund ti parashikojme kur do te ndodhin, sepse nuk e dime se si veprojne pllakat tektonike me njera- tjetren ne thellesi, por duhet te marrim masat dhe te mos rrojme me frike per vehte dhe per te tjeret!

Termetet jane shoqerues te perhershem te planetit ne cdo pjese te tij, por ato jane te shpeshta ne zona e breza te caktuara te studiuara e konturuara nga gjeologet dhe sizmiologet.

Shqipëria nuk është në “unazën e zjarrtë të tërmeteve”, që rrethon brigjet e Paqësorit. Por ne, sebashku me Italine perballe, dhe Greqine ne jug, jemi ne kufirin e pllakave tektonike te Afrikes (Mikropllaka Adria) ne Detin Adriatik  dhe Pllakes Euro-Aziatike, kufiri perendimor i te ciles konsiderohet ai i ofioliteve ne zonen tektonike Mirdita. Ky pozicion, mendoj se eshte shkaku qe  edhe pse nuk jemi ne unazen e zjarrte kemi shume  termite, aq shume sa pothuajes notojme mbi lekundje  te vazhdueshme te termeteve.

Gjeologet dhe seismologet Eduard Sulstarova, Siasi Kociaj, Betim Muco, Shyqyri Aliaj, Rrapo Ormeni dhe specialitete tjere ne Institutin e Gjeoshkencave, kane publikuar shume artikuj shkencore, duke ndertuar edhe harten e rreziqeve seismike, bile  dhe probabilitetin e ndodhjes se termeteve ne territorin e Shqiperise.

Termetet lidhen me thyerjet tektonike ne pergjithesi dhe me thyerjet e thella ne vecanti. Thyerjet e thella qe jane formuar ne zonen tektonike Jonike,   jane pothuajse parallel kontaktit te Pllakes  Afrikane (Adria),  kontakt, i cili vjen nga Jugu nga ishujt Grek (Hellenic Trench)  del ne siperfaqe ne Qafe te Llogarase dhe vazhdon ne thelles ne very  deri poshte Shkodres ne thellesi, ku kthen drejtimin drejt veriperendimit.  Sa me afer ketij kontkti aq me te shpeshta dhe te fuqishme jane termetet. Epiqendrat e tyre kane thellesi te madhe mbi 10km.

Termete te fuqishme mund te ndodhin edhe  pergjate thyerjes se thelle terthore: Vlore-Dumre-Elbasan- Dider-Shkup.

Ne shumicen derrmuese te rasteve termetet jane te lidhur me nyjet tektonike, aty ku kryqezohen thyerjet tektonike nga drejtime te ndryshme. Te tilla nyje tektonike ne zonen Jonike kemi dalluar: Nyjen tektonike Palasa-Dukat  2. Mursi-Çifliku. 3. Krongj-Bistrica-Delvina. 4. Zhulat-Kardhiq-Picar. 5.  Luzat-Bence, . 6. Bashaj-Matogjini. 7 Dumrea  8. Leskoviku, ku mbyllen zonat tektonike  Kruja, Krasta dhe  Mirdita. 9. Elbasani ku nderpritet  thyerja terthore  Vlore-Dumre-Diber  me thyerjen gjatesore JL-VP.. 10. Nyja tektonike e Shkodres.

Pak me ndryshe qendron problem me termetet dhe thyerjet tektonike ne zonen tektonike te Mirdites,  dhe te Korabit, te cilat  jane  pjese e pllakes Euro-Aziatike.

Studimet e shumta te gjeologeve Shqiptar kane vertetuar se thyerjet tektonike ne keto zona,  kane karakter mbulesor, te ceket dhe me pjeresi te bute. 

Nyjet tektonike te dalluara ne kete zone jane si me poshte: 1. Fierza; 2.Bardhoc Gjegjan; 3.Fushe-Arrez; 4.Zerqan-Valikardh; 5. Bize-Zdrajc; qe eshte vendosur ne terthoren seismogjenike  Vlore-Dumre-Elbasan-Diber. 6. Topojan  7. Helmes-Shtike ; 8. Lekoviku e permendur edhe ne zonen Jonike.  9. Kurbneshi  10. Shkodra, e  permendur edhe te Zona Jonike..

Ne zonat e brendshme Mirdita dhe Korabi termetet mund te jene te shpeshta, por ata  pergjithesisht jane te ceket me me fuqi te dobet. Kjo duket edhe ne rastin e termeteve te ndodhura  gjate  dy viteve te fundit pas termetit te 26 Nentorit. Konkretishte:

Termeti  15 Maj 2022   me epiqender  ne lidje te Tiranes, 3.2 ball, 3kn thellesi.

Termeti i Pukes me  15 Janar 2022, 4.7 ball,  epiqenra ne thellesi 2km.

Termeti me 1 Janar 2023 ne verilindje te Bulqizes 2.7 ball,

Date  7 Mars 2022m dy lekundhe termeti ne rajonin e Korces me  4 ball.

Ne Korce, me 26 Dhjetor  2022, 11km larg qytetit, 2.6 ball, epiqendra  1km thelle.

Termetet e diteve te fundit ne nyjen e Klosit,  qe po vazhdojne me pas lekundje te gjata gjithashtu  jane te uleta dhe me thellesi te vogel te epiqendres.

Pra, duket se termetet ne zonat e brendshme Mirdita dhe Korab lidhen me thyerje dhe nyje tektonike te ceketa, nuk jane te fuqishem, jane te ceket dhe jo shume te rrezikshem.

Ne lindje te Klosit kalon thyerja mbulesore e masivit ultrabazik te Bulqizes mbi Gropen e Burrelit, ndersa ne jug,  ne fshatin Gurabardhe  kalon thyerja gjatesore  e gelqeroreve te Malit  me Gropa, duke e ngjeshur zonen e Klosit dhe fshatrat per rreth midis valeve seismike qe vijne nga thellesia.

Termeti te tremb me beasine e tij, qe duhet te kaloje shpejt dhe te kalohet ne jeten normale, pa e kujtuar dhe perfytyruar me ate!

1 Komente

  1. r
    raul

    Bravo, artikull shume i bukur , por termetin nuk e ka qejf askush, dhe e ka frike dhe zoti. Askush nuk mund te shpegoje cfare fuqie madhore eshte ajo qe lekund hapesira gjigande me 3 apo 4 shtete qe dridhen njeheresh, nuk i jep pergjigje askush sepse shkenca ka arritur te njohe perberjen e tokes deri ne 6 km aq sa mund te shkoje sonda gjeologike, me tutje mister i perjetshem????

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema