Njoftim pë tender: "Bashkëpunimi për zhvillim” i qytetit të Vjenës, “AL-VET –Quality for All”

18 Janar 2023, 11:21Sociale TEMA

Njoftim pë tender: "Bashkëpunimi për zhvillim” i

NJOFTIM PËR TENDER

I nderuar Partner,

 

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar.OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD nëTiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër tëprojektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD,shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerje dhe instalim pajisjeshpër kuzhinatnë Konviktin e Shkollës Profesionale EkonomikeTiranë, Konviktin e Shkollës Profesionale të Hoteleri-Turizmit Tiranë, Konviktin e Shkollave të Mesme Korçë dhenë Konviktin e Shkollës Antoni Athanas Sarandë”me numër reference 1/2023, dhe fond limit 17.500.000 (shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) Lekë, përfshirë TVSH.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 19 Janar 2023 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 10 Shkurt 2023 ora 13:00. 

Të interesuarit mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected].

Oferta ekonomike së bashku me dokumentacionin e kërkuarduhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:

Ambasada Austriake (OeAD)

Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

 

Lini një Përgjigje