Televizionet plehra dhe programet tuaja të pista, fajtorët kryesorë të kalbëzimit të vendit

19 Janar 2023, 09:45Sociale TEMA

Televizionet plehra dhe programet tuaja të pista, fajtorët

"Big Brother VIP Albania" është kthyer në qendër diskutimi: mashtrime, dhunë fizike, dhunë psikologjike, fjalor vulgar, presion, bullizëm. Fatkeqësisht, këto dy javë ndjekësir e formatit kanë marrë çdo ndjesi veç atyre pozitiveve. 

Kjo ka vënë në pikëpyetje edhe misionin e televizioneve dhe kodin moral e etik të reality-show-ve. Shumë është thënë e vazhdon të thuhet, por zhvillimet e fundit na kujtuan letrën që një mësues italian i quajtur Marco Galice u shkroi pak vite më parë prezantuesve të reality-show-ve në vendin fqinj. Dhe që na duket shumë aktuale dhe e përshtatshme edhe për vendin tonë. 

Ai u kërkonte prezantuesve në letrën në fjalë që të mos shkatërrojnë më rininë e adoleshentët. Ai gjithashtu ngrite shqetësimin se këto programe janë false dhe një mashtrim që shkatërrojnë sistemin mendorë të brezave të rinj. Ai shkonte larg madje duke shkruar se zhdukja mediatike dhe shkatërrimi profesional i tyre është ndëshkimi i duhur për ta. 

Letra

"JU AKUZOJ! 

Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri. 

Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, të barbarizmit të tij shoqëror, të korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të tyre dhe shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tanë. 

Ju, me televizionet tuaja plehra, me programet tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, false, mashtruese, pseudo, keni kontribuar në vetën e parë dhe pa skrupuj në kalbëzimin e Mijëvjeçarit të tretë, i cili këtë herë, për fat të keq, nuk mbart ndonjë vlerë, por vetëm zeron (asgjënë) kozmike. 

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të atij procesi pervers mediatik që ka ngulitur bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo të asaj që jemi. 

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që villni nga studiot tuaja televizive për vite me radhë. 

Ju promovuat vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushura, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. 

U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për tu imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale. 

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, turpërimin e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të zhgënjyer dhe më në fund braktisin Italinë, sepse vëmendja është për aktorët e programeve tuaja. 

Unë flas si një mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. 

Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje. 

Kam parë në vitet e mia si mësimdhënës së pari me hutim, pastaj me shqetësim dhe tani me terror qindra nxënës që sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara. 

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto. 

Shpresoj për fundin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit."

42 Komente

  1. L
    Luani

    Ske çtë thuash më, te ne kjo shumëzohet me 100..!!

    1. C
      Celo Mezani

      Edhete mendosh qe ky super mesuesi e ka shkruar kete leter kur nuk kishin dale ende haletë e tipit "Perputhen" se do kishte vrare veten nga depresioni.

      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Nuk vlen kjo leter/protest ne nje telesehir ne Albanistan,ketu flitet per arabe kshq vari kkkkkkk..... allah uakbar

      2. S
        Sy hapur

        Kjo i.shkon kultures italiane,kurse ne xhungla jone arnaute,funksionon si big brother,ne gjithe dimensionin e saj,perbere nga qenie injorante dhe te egra,app pseudo intelektuale te te gjitha llojeve.

        1. T
          Te shporrini armiqte e Shqiperise nga politika!

          Ky pamflet filozofik I pershtatet 100% realitetit shqiptar te ketyre 32 viteve ku klasa politike antishqiptare I ka shkaterruar vlerat morale,sociake,ekonomike etj te te gjithe shoqerise shqiptare aq sa sot e shohin vetem sikur jetojme ne nje vend te pushtuar dhe rinia iken! Sot plehrat e politikes me ne krye Edi Ramen dhe Erion Veliaj jane njerezit me te RREZIKSHEM te jetes se shqiptareve qe fshehin deshtimet e tyre prapa nje propagande kriminale GEBELSIANE te pa precedent ne te gjithe boten sot! E gjithe media,sidomos televizive eshte vene ne sherbim te ketij PUSHTIMI si kolaboracioniste! Intelektualet shqiptare qe u DHIMBSET ky popull le te mblidhen,ta lexojne me dhimbje kete pamflet filozofik dhe te marrin persiper fatet e atdheut te rrezikuara si kurre me pare! Se pari te bashkohen te gjithe qe te shporret nga bashkia e Tiranes fashisti Erion Veliaj,por jo te vendoset Belind Kellici ose ndonje kelysh tjeter I Berishes apo Bashes,por nje personalitet I shquar I PAVARUR! TE SHPETOJME SHQIPERINE SA NUK ESHTE VONE!

        2. E
          E verteta e vertete

          ????????????????????????????????????????????????????????????????????

          1. J
            Juli

            Gjithe bota e ka dhjere fare.P.sh. ne Amerike kane idhull Kim Kardashian.E kuptoni ne çfare derexheje kemi arritur?

            1. G
              Gigi

              Cfare jane keto budallalleqe. Vendin po e shkaterron modeli i suksesshem i kriminelit qe nuk ndeshkohet nga ligji por shijon jeten si pasha! Ky eshte modeli i suksesit qe po i ofrohet rinise per me shume se 30 vjet. Ky eshte problemi thelbesor, televizioni eshte thjesht nje jehone e dobet e ketij modeli.

              1. H
                Hordhia rrumpalle e Saliut

                Gigi, respekte. Jo se kam ndonje gje kunder artikullit, dhe letres se atij mesuesit, por komenti yt i ra ne kokë muhabetit, dhe pikërisht ne problemin qe kemi - krimi i pandeshkuar. Anglezet thone: "Crime doesn't pay", me fjalë shqipe: "Nuk mund të pretendosh të jetosh gjatë dhe mire si kriminel." Kjo normalisht ndodh per dy aresye: 1. Ne mos sot nesër të kap ligji dhe ndeshkohesh. 2. Ose, do dale dikush me i forte dhe të heq qafe. Ne vendin tone, e para nuk funksionon fare. Ligji nuk të kap. Sidomos kur je i forte ose kur paguan. Qe prej vitit 1991, ka funksionuar vetem e dyta. Kriminelet kane hequr qafe njeri tjetrin. Njeriu i thjeshte mendon se kur kriminelet heqin qafe njeri tjetrin, sikur ndodhi nga 1997 e ketej, ata qe i thone vetes gangsterë do zënë mend dreqi e mori qe mos u hap shumë bythesh se të heqin qafe të tjerët. Por jo. Populli nxjerr mesime. Kriminelet jo, sepse kaq e kane intelektin. Shembulli me i mire ishte Ervis Martinaj, qe u perdor si Mish per Top dhe iku per dhjame qeni. Por ka plot si ai. Niveli aresimor shumë i ulet i nje pjesë të konsiderueshme te rinise shqipetare bie pre e modelit të të fituarit para të pista ne rruge të shpejtë, sepse ata nuk shohin dike të ndeshkohet nga ligji. Shohin modelin e "trimit" me X6 dhe Range Rover qe bën ligjin ne lagje apo qytet, dhe të gjithë e kane frike, sepse nuk i mbron ligji. Siç e the vete, televizioni është vetem nje pasqyrim i dobet I nje realiteti qe të rinjte tanë e shohin perdite ne rruge, pa patur nevojë te ndezin televizorin. Respekte.

              2. J
                Ja pra se cfar Plehra Toksike i hidhen Opinionit

                Mesuesi Italian i ka thene pak ashume te gjitha . Tashme , eshte detyre e shtetit ,institucioneve te tij , te dijne efektet negative te TV-Shqiptare qe kan 32-vjet qe Helmojne shoqerine Shqiptare duke kontribuar ethshem ne largimin e shqiptareve nga ky vend ,sigurishte ne bashkpunim me Politiken qe i ka mbeshtetur ne kto 32-vjet Marrezie Totale ,ku Llumi dhe Plehrat mbuluan kudo ne cdo aspekt jeten se shqiptarit . Dhe ky llum ,ky degjernerim ,ky degradim i shoqerise nuk eshte aspak i rastesishem ,por nji financim i mirplanifikuar te cilin e dikton edhe vet Politika ,nqs do shikojme se cilet ,cfar Llumi Njerezore ka drejtuar kte vend ne ktp 32-vjet . Eshte koha per reagim qytetare dhe luften e Vlerave ,per nji shoqeri Vlerash qe i jep frym Dinjitetit Njerezore .Boll me me kte Mizerje e fallsitet ,palaciollek te gjithanshem ,se po e shndrojhne shoqerine shqiptare ne Xombi duke i shkulur Shpirtin nga kto Politika Zhdukese

                1. A
                  Aqif

                  Sa njerez inteligjent ka por per fat te keq nuk i njohim . Njohim keto te qelburit . Urgjentisht duhen te mbyllen . Prinder kujdes me femijet . Skandaloze

                  1. D
                    Dritani

                    Per cfar prinderish flet ti Aqif ? Kush i pyet prinderit sot ? Pastaj a nuk jetojne prinderit ne nje gjendje te njejte toksike se femijte e tyre ? Eshte qeveria ajo qe ben reforma, jo prinderit. Shumica e prinderve shqiptar as nuk e kupton kete gjendje toksike. Ky vend gjithmone ka pas qeverisje te varfera intelektuale dhe patriotike.

                    1. E
                      Emigranti

                      Nuk jam shume dakord me ty, ndersa ajo qe thua mund te jete e vertete per te rinjte 18 me larte, madje edhe per adoleshentet (moshe e veshtire per t;u pasur ne kontroll, hormonet etj) per femijet e vegjel prindi e ka ne dore si e edukon, sa kohe televizive i lejon, sa kohe ne kompjuter dhe ne telefon. Ketu ku jam njoh prinder qe nuk iu kane dhene telefon femijeve deri ne moshen 14-15 vjec duke ia sqaruar cila eshte arsyeja, Vete gjigandet e teknologjise nuk iu lejojne femijeve me shume se nje ore para ekranit cfaredo (screen time), ndersa ne na vjen ne avaz ta leme femijen qe bebe para kukullave digjitale, do jete shume vone kur te kuptojme demin e madh qe po iu bejme femijeve dhe jo vetem ate te vlerave morale por ne zhvillimin psiko-motor, ne inteligjencen emocionale dhe sociale, ne empati etj etj

                      1. D
                        Dritani

                        O emigrant, nuk jam kundra asaj qe thua ti por problemi eshte se kultura ne kete vend nuk eshte ne nivelin e atyre masave qe pretendon ti. Nivelin e kultures sone shikoje ne parlament, shikoje sa teatro dhe kinema kemi sot, sa dyqane librarie kane qytettet tona. Kultura e ketij vendi nuk eshte qendra e Tiranes. Jo vetem qe ka mijera prinder qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre por ka me qindra ( ndoshta mijera ) qe s'dine te shkruajne as emrin e tyre. Sikur sot ne kete vend te filloje te behet ajo qe duhet, do te pakten 50 vjet te merret prodhimi i investimit te 50 vjeteve.

                  2. S
                    Sapa

                    Korrupsjoni dhe hajduteria kane qene ne shqiperi para ketyre formateve televizive.

                    1. d
                      duhet t'i marrim gjerat shume me seriozisht

                      Sapa , jo ne Shqiperi ,por ne te gjithe popujt ekzistojne kto fenomene te shoqerise , si hajduteria korrupsioni kriminaliteti kurveria etj , por kur kto Fenomene Negative te shoqerise i hipin larte Vlerave Njerezore ne nji shoqeri dhe rrezikojne vet ekzistencen shoqerise ,duke e shndruar ne turma pa vlere ,atehere nuk funksionojme si shtet dhe gjithcka shkon drejt shperberjes . Prandaj keshillojne Fillozofet /Psikolloget / Sociologet sot njerezimin ,se : Ekziston e Mira por edhe e Keqja, ekziston Pozitivia dhe Negativia ,eksziston Vlera dhe Anti Vlera , ekziston Kultivimi i se Bukures por edhe e te shemtuares , ndaj ,kujdes Popull , aty ku do vendosesh ti si shoqeri ,ajo do beje edhe te ardhmen tende e femijeve te tu . Ti e ke ne dor ,jeten tende se ku deshiron te jetosh .Mes Llumit apo Njerezimit ,Kultures e Vlerave

                      1. sapa

                        Qytetari: Shqiptarët janë pajtuar me fukarallëkun dhe mafia është ulur këmbëkryq ABC News Albania. YouTube Ky qytetari i thote te gjitha.

                        1. P
                          Politika Degjenrimi ne vend te Kultures

                          sapa , Qytetari eshte nji Viktim e ktyre Politikave 32-vjecare sepse s'ka asnji Reagim Intelektual ! Ne gjithe Boten e Civilizuar eshte Inteligjenca ajo qe udheheq Shoqerine eshte e ashtuquajtura Elite (qe ne Shqiperi mjerishte eshte nji Version i Shtremberuar i saj ,ose s'ka ekzistuar ,asnjiher ne Kuptimin e saj te Vertete ) - nji qytetare / popull i Tradhetuar ne cdo hap nga Klanet Politike ,duke e len fillikate ne udhekryqin e Demokracise / te jetes , i cili i gjendur ne kte Udhekryq ,i tradhetuar dhe abandonuar nga cdo krah , i terrorizuar jovetem nga Banda e Kriminelet ishPushtare saleh brrisha l.mutaj ,qe stilmuluan gjithcka Anti Shtet ,Anti Kulture -Anti Qytetari , ra ne deshperim ,qe do te thote Demoralizim ,dhe mjerimi ne te cilen e shtyten Bandat e Shkerdhatave maloko fshatare ,qe ropen Shqiperine Dy Injorante Tinzare qe benin gjasme Politikanin e Vendit , u struken ne hallet qe i mbuloj Politika e Shkershatave ,te mbijetes ! Dhe kjo do vazhdonte edhe pas largimit te Dy Toksikeve nga pushteti ,mbasi ata Plotesuan Detyren qe ishin ndaj Shqiperise dhe Turori mbeti i kenaqur , poooor ky popull u zhgenjye , u Tradhetua ______poashtu edhe nga Pushtat ne Pushtet qe i dhane Voten sepse u ndjen te paperfaqsuar nga kta Maskarenje te rinj ,qe nuk vrisnin qytetarin ,por e lane mes dy Alternativave ,ose te hiqet zvarre ose te largohet nga vendi nji Qeverri te cikes s'i interesoj aspak ajo qe kerkoj dhe shpresoj ky Qytetare , te berit Drejtesi dhe zhvillimit te vendit, punesimit ,te kthimin ne Normalitte pra te gjithckaje ,qe Banda e Tokiskeve ne Politike kthyen permbyse ne kto 32-vjet . Mjafton te analizoshe TV e mediet , ku ushtrihet njin Terror Psikollogjike e Shplarje Truri ,qe shkaterron kte shoqeri dhe e le me pasoja te parikuperueshme , Qeverria as qe do me dit edhe pse ky Qytetare Taksapagues i mban me para , institucione qe vetem marrin Rrogat e s'bejne asnjiher Detyren per ate qe paguhen si AMA -Putana etj pra duke ushtruar nji forme Diktature ndaj shoqerise ,lene mes Llumit ,qe shalgjatit s'i interson aspak . Atij i intereson vetem tymi i tij ,te heci drejt asgje tjeter se me cfar perballet qytetari ne kte vend . Fuck Off All

                    2. c
                      ce

                      Ketu tek ne frymezuesja e programit te ndyre BB eshte sharebajga dhembcakalle Arbana Osmani e cila sillet sikur eshte ne qiellin e 7 ne delir dhe ekstaze dhe ju drejtohet disa fyjeve me thirjen _yje_. Po cfare yjesh jane ato moj shalepiperr me taka 27cm se na del dhe pa recipeta dhe ti. Ik sa me shpejt nga ekrani se na e shpifet mbremjen , dhe shkon dhe ben reklame per digital se jeni ne krize , dhe beni emisione me Kthjevinen qe del lakuriq ne dush apo Mikelen cullakhonen me nivel zero.

                      1. M
                        Mallakstrioti

                        Nuk ke c'ti besh gomarit dhe i bie samarit. Pse i versulesh Arbana Osmanit kot ? Ajo eshte punetore aty. Ajo mban familjen me ate pune. Ajo zbaton urdherat e punedhenesve te saj ashtu si te gjithe ne. Takat e saj nuk kane zene rrugen tone. Cpune ke ti me veshjen e saj.

                        1. A
                          Arditi

                          O CE deri diku ka te drejte ky patrioti im nga mallakastra se edhe sikur mos ishte arbana do ishte naj tyryfycke tjeter

                      2. P
                        Po palamenti ështe më keq se big brotheri

                        Normalisht që televiziont ose medja, në Shqiprie, ështe një pushtet i kalbur, mafjoze dhe i korruptume, si vet shoqrija Shqiptare, ose njësoje si pushtetet e tjera . Por pushteti numer 1, që ka shkatrrune Shqiprine, po të thuash perfundimisht, ështe pushteti (politike) ose banditet, që na kane ullhequr dhe vazhdone të na ullheqin akoma. Mbase andej vjen pushteti gjygjsore, ose pushteti i drejtesise. Por si do çofet puna gjërat jane të lidhura zingjir në një shoqrie, se pse varet tek edukata që merrr në shkolle, në familje dhe në shoqri ku jetone. Ju pse hillin përpjet? Për big brothin ? Po palamenti , i Shqipries ështe njësoje sido mose kure flasin Ed Rame Turke hajdut Erdogani, dhe Sali Gerdeci a po ilir spiun hajduti.

                        1. j
                          jon

                          nuk jane plehras fare, ky esht sistemi liberalist qe na ka instaluar amerika me europen duke vene si kryeminister nje karagjoz, tani duhet ti durojme.

                          1. K
                            Ku eshte katandis ky vend

                            tv te drejtuar nga pronar drogaxhinj e njerez te korruptuar nga qeverite e politikane mafioz,,kane punsuar edhe ca servil e interesaxhinj qe ju intereson vetem leku dhe nuk ju dhimbset as vendi e as populli.edhe turmat kenaqen me keto programe bajate,kenaqen me ate shal bretkocen xhuxhe qe bertet ju jeni yje,programi me i ndjekur...mileti qe nuk ka buke te haje(te vjen keq kur i shikon) abonohen ne kanale BB ,ky milet nuk e kupton qe politikanet e qeverite po i perdorin nepermjet veglave te tyre qe nga kjo moderatorja si sanco panco,e karian cani,lubonja,sonila buzfryra e qim peka me karminen e sypeshkaqenit....sa me injorant te jet nje popull aq me te lehte e kane politikanet ti mashtrojne e te pasurohen.....shikoni pronaret e tv ve qe jetojne si sheike dhe nuk dihen se nga kush financohen qe pahuajne fevzon e co me mijra euro

                            1. T
                              Tigri

                              edhe gazetare plehra.

                              1. N
                                Nga une

                                Seriozisht! Duhet protestuar para parlamentit dhe Ministrise se Kultures, qe te marrin masa urgjente per zhdukjen e emisioneve te tilla, qe nuk jane gje tjeter, vecse fashizem kulturor.

                                1. S
                                  Satër

                                  Provo të protestosh por ke punë me qidra-mijra fansa të luizës! Kishte hedhur dikush njê vidio në tik-tok ku kërkonte ndimë për të indentifikuar një fytyrë të qelbur pasi i kishte vjedhur 4 telefona të shtrenjtë nga biznesi i vetë dhe nga mbi 100 kometet të gjitha ishin në mbështetje të asaj vemjes hajdute dhe më keq akoma tallej e degradohej i dëmtuari! Ka mbaruar gjithshka! Llumi, injoranca, krimi kanë fituar mbi moralin, familjen, shoqërinë, ligjin dhe shtetin!.

                                2. t
                                  televizione me kulture Rruge -pra qeneri puro

                                  jane shume te pakte ato TV qe jane ngritur e drejtohen nga Te Diplomuar per ato se si Drejtohet nji TV . Un jam karrocjer . Kisha fetin ne jete t'me bjer nji these me para ne kok nga lart dhe ate cast fillova te mendoj se cduhet te bej ti shtoj kto para . I hodha nji veshtrim te shpejte tregut .Ku fitohet sot me shume ,ne Shqiperi . Ku t'i financoj kto miljona qe mi dhuroj Zoti ? Te ndertoj nji Urban karrocash ne qytet pyeta nji Ekpsert ? Ka fitim ? Sa fitoj ? Asgje . Te hap ndonji dyqan perimesh ? pfff edhe ktu s'ke gje me tha . O idit me bertiti . Vetem TV .me tha . Shiko kush kan medie .Fshatari irfann bojaxhiu etj nastradina jane bo me TV . Edhe pse s'ja kam iden fare cfar eshte Tv dhe jam Karrosjer i thashe i habitur ? Nuk do me dit kush sot mor hajvan me tha perseri ter nerv ,se cfar Profesioni ke ti . Kurvat i ke me Tonelata te papuna Bllokut etj . Me fal i thash se gabova dhe i hodha miljonat ne TV Ja keshtu u bera President i TV un karrocjeri dhe fitimet jane me thase ne kte vend te bekuar ,qe edhe budallaj me ca para mundet te behet cfar ti pelqej atij vete .

                                  1. k
                                    kacidhja

                                    MOS U ANKONI KOT ME KOMENTET TUAJA, POR DILNI E PROTESTONI NE MENYRE DINJITOZE PERPARA KETYRE TELEVIZIONEVE BASTARDE.BEHUNI BASHKE , SHUARJE I POPULLIT SHQIPERAR.

                                    1. S
                                      SPAK

                                      Ky lloj show ne TV luftohet duke e bojkotuar ose ne protesta! Ose pastaj e gjithe shoqeria jone eshte Big Brother!

                                      1. D
                                        DINJITETI

                                        Veshja ka te beje shume ne televizion. Ajo prezanton njeriun. Dil lakuriq sic po dalin me gjoksin jashte dhe e mbarove punen edukuese per rinine. Po te jesh me mend dhe ne televizion nuk del sip po dalin. Dhe mbathjet ju duken ne se kane. Lum keto burrat e sotem, kane cfare kullosin. Nuk ju duhen grate ne shtepi kane shume qe dalin lakuriq qe e shesin trupin per leke. Puna behet kudo qe te jesh dhe ne televizion apo zyre. Respekto veten. Nuk ta sheh njeri trurin. Tekstin ta diktojne te tjeret. Keto drejtueset e emisioneve, kane familje? Me siguri kenaqen nga jeta lluksoze qe ben femija. Me cfare cmimi ska rendesi.

                                        1. C
                                          Cobani nga Rrushbulli

                                          Idjot-Big.B..VIP--Porno com....Na mbyten Kriminelet Televizive qe po shkaterrojne c´do gje morale.. Vajzat qe kerkojne te behen "Porno-Stare BB VIP"-Alba....shkurte Maskarenje...te pamoralshem..lol

                                          1. d
                                            dhipari

                                            Kapitalizmi osht I eger ,mor ja @@fsha nonen.liri demokraci.liri demokraci.

                                            1. N
                                              Noci

                                              Merre me mend ne nje shtet te vjetrat me institucione te pavarura e te kontrolluara ngrihet me te drejte zoteria dhe ankohet.Ketu tek ne te gjitha programet show kopjohen kryesisht nga italianet dhe e bejne alla shqiptarçe sepse tek ne kemi nje AMA qe ka mundësi te t'a mbylli programin po kush e pyet

                                              1. R
                                                RAIFI

                                                Agjenturat e huaja që kanë pllakosur Shqipërinë këtë punë kanë,të shkatrrojnë Kulturën gjuhën ,moralin e të ngjashme se Ushtrinë,krenarinë e industrinë.ua kanë shkatruar kaher dhe atë nën parullën e demokracisë.

                                                1. F
                                                  Fred

                                                  More vellezer, zgjidhja eshte krejt e thjeshte: nderrojeni ate kanal, mos e ndiqni more, po hiç mo, hiç fare. Ka dhe ndonje kanal tv qe e meriton te ndiqet se ka emisione interesante e te dobishme. Kerkoni se do gjeni dhe mos u ankoni per nje gje qe zgjidhjen e ke ne doren tende. Telekomanden. Thjesht shtyp butonin.

                                                  1. G
                                                    Gerdeci

                                                    #Raifi#, ushtrine, krenarine e industrine ta shkaterroi e ta vodhi S.Bisha me te vetet, e bashke me to edhe demokracine.

                                                    1. V
                                                      Vrana Konti-Lidhja Qendron

                                                      Nje komb drejtohet nga elitat, vendosin role Model Ose ne shqip shembuj. Elitat jane njerez te cilet kane vazhdimesi brez pas brezi, jane mendje hapur, jane njerez ne vetedije te larte kombetare. Ne I vrame elitat, I zhdukem, ne Vitin 45 jane vrare nenshkrues te deklarates se pavaresise. Pastaj erdhi terri, puthja ne buze ne buze me muzhiket. Pastaj erdhi 90, Edhe ata intelektual qe ishin kishin mendesi sovjetike. Filloi tharja me teper e vlerave. Duhet te kishin institucione Si Akademia e Shkencave Por qe jane tipik komunist, as punon fare per vetedije kombetare Por vetem percarje krahinore. Duhet te ishte AMA qe te vendoste nje kornize per sa i perket mesazheve qe percjell Por jane niperit e deputetev ku Edi prej te cilit prisnim minmalisht nje sens elite e qytetarie por fut 19 kriminele ne parlament, droge perdhunim dhe vrasje , ca femra pa integritet, heq Leskaj dhe Dade. Cfare do mbjellim do korrim

                                                      1. h
                                                        hë për hë...

                                                        I njejti fenomen ka ndodhur para njezet vitesh edhe ne France nga ku me sa shoh jane kopjuar te gjitha ato qe lulezojne ne ekranet e sotme shqiptare. por u ngrit shoqeria civile e opinioni i shendoshe qytetar. Madje u shkarkua edhe ministri i edukacionit. Sot nuk figurojne. Francezet shpetuan njehere e mire nga keto formate çoriditese e antivlera njerezore ku hidhej para e madhe e vilej njekohesisht. Duhet reagim mbare popullor dhe ndeshkim organizatoreve dhe paranojakeve qe i mbajne gjalle ato.. Shpresoj se shoqeria shqiptare e cila instrumentalizohet sa here per interesat e politikes, grabitesve e shkateruesve te fateve te vendit ne politike duke zene e pushtuar sheshet, duhet te organizohet e te ngrihet e gjitha ne kembe pa asnje sfond politik e tu tregoj vendin pronareve dhe ideatoreve te atyre pamjeve antinjerezore ne ekrane.. Shpresoj...Shpresoj... Mos e prisni nga shteti dhe nga qeveria.

                                                        1. O
                                                          Ogra

                                                          Kemi qeveri dhe media qe meritojme!!… as mos u ankoni fare, ose me mire perpelituni po deshet!

                                                          1. t
                                                            toni

                                                            mire e ke or mik po kush do ti zhduke? qe te zhduken duhet qe te bojkotohen ...por kush do i bojkotoje kur 85% e shoqerise jane pikerisht si ata ...

                                                            Lini një Përgjigje