Isuf Kalo, një mjek dhe humanist shquar, idealist i progresit dhe i emancipimit shoqëror

19 Janar 2023, 21:43Sociale TEMA

Isuf Kalo, një mjek dhe humanist shquar, idealist i progresit dhe i

Nga Fatos Tarifa

Humbja e një miku të ngushtë është gjithnjë e trishtueshme. Shumë herë ajo është një ngjarje e dhimbshme, e vështirë të besohet dhe po kaq e vështirë të përjetohet.

Dje, pasi vuajti për shumë kohë nga një sëmundje e rëndë, unë humba një mik të vyer, Prof. Isuf Kalon.

Dhimbja e familjes së Prof. Kalos për humbjen e tij është edhe më e madhe, pasi ajo humbi njeriun e vet më të shtrenjtë, të fundit ndër tetë motrat dhe vëllezërit Kalo, që i sollën në jetë Nane dhe Remziu nga Luzati i Tepelenës.

Kolegët e tij humbën një mjek ndër më të shquarit që ka nxjerrë ky vend dhe ndër më të njohurit që Shqipëria i ka dhënë Europës.

Kushdo që e ka njohur nga afër Prof. Kalon sot ndien dhimbje për ndarjen nga jeta – në një moshë që vdekjen duhej ta kishte dhe ta mbante larg – të një njeriu të dashur dhe të një mjeku të shquar.

Për Isuf Kalon mund të shkruash e të flasësh gjatë – si bashkëshort i një gruaje zonjë, Firdesit, me të cilën ndanë bashkërisht një jetë të tërë; si prind i dy fëmijëve të shkëlqyer e të sukseshëm, Entelës dhe Ilirit; si xhaxhai i Përparimit, për të cilin Isufi ishte edhe prind; si një profesor i shquar dhe një koleg i çmuar i një armate mjekësh shqiptarë; si mjeku që ka shpëtuar qindra jetë njerëzish dhe u ka ardhur në ndihmë mijëra pacientëve diabetikë në këtë vend, si i pari mjek që u përpoq të krijojë një sistem akreditimi profesional në shërbimin tonë shëndetsor, si mjeku shqiptar që për më shumë se dhjetë vite drejtoi Programin European për Diabetin dhe Programin European të Cilësisë së Sistemit Shëndetsor në Zyrën Rajonale të Europës (me qendër në Kopenhagen) të Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

Momente nga mbledhjet e Akademisë
Momente nga mbledhjet e Akademisë

Të gjitha këto dhe shumë kontribute dhe merita të tjera të Prof. Kalos janë të njohura për këdo që e ka ndjekur nga afër karrierën dhe veprimtarinë e këtij mjeku të shquar.

Por Isuf Kalo ishte edhe një intelektual shumë erudit, ndër më eruditët e racës së mjekëve shqiptarë, madje një klasë më vete jo vetëm si mjek, por edhe si një personalitet vizionar për zhvillimin e politikave shëndetsore dhe të sistemit tonë shëndetsor, si dhe për popullarizimin e dijeve mjekësore.

Erudicioni i pazakontë dhe talenti intelektual i Prof. Kalos vërehen mjaft qartë, përveçse në shumë botime të tjera të tij, në librin Blloku, që ndoshta mund të cilësohet si libri i tij i jetës.

Asgjë e shkruar dhe e botuar deri më sot në këtë vend nuk e jep më të plotë e më besnikërisht fizionominë e diktaturës komuniste në Shqipëri sesa ky libër i Prof. Kalos. Si një dëshmitar i besueshëm dhe i sinqertë, përmes një optike realiste dhe humaniste, Prof. Kalo ka zbuluar për lexuesit shqiptarë një mister antiutopik oruellian, duke i marrë ata në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi në Shqipëri.

Edhe pse Prof. Kalon e kam njohur nga afër një çerek shekulli më parë, bashkëpunimi im intelektual me të nisi më vonë kur, në dhjetor të vitit 2011, ai iu bashkua me shumë entuziazëm nismës së një grupi intelektualësh shqiptarë që themeluam Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Prof. Kalo ishte ndër anëtarët themelues të kësaj Akademie mbarëshqiptare dhe, për një periudhë kohe, president i saj. Nën presidencën e tij, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencve e zgjeroi edhe më tej fokusin dhe gamën e veprimtarisë së saj, duke u bërë një forum i respektuar në shërbim të së mirës publike për shoqërinë tonë.

Me ndjarjen nga jeta të Prof. Kalos, ne humbëm një koleg të çmuar, një mjek të jashtëzakonshëm, një humanist të klasit të parë dhe një idealist të progresit e të emancipimit shoqëror.

Autori është president i radhës i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, ku profesor Kalo ishte anëtar themelues

12 Komente

  1. N
    Niku

    Mos harro profesor, edhe nje kurvjar i kategorise superiore.

    1. S
      Sara

      me thene te drejten sa here e kam pare dhe degjuar mua me eshte dukur nje Uriah Hip i peshtire

      1. k
        kacaku

        Ty Sara do cqyer bytha ......

      2. h
        hotolishti

        Pa koment iku nje mjek i mrekullueshem dhe human. Kalos ju dha mundesia ne jete qe te jete KALO se po mos te ishte blloku do te ishte nje mjek i thjeshte me termometer ne dore. Edhe kur fliste perdorte zerin dhe termat e njerzve qe rrjedhin nga familje te superedukuara.\ Me qe ne se ju dha mundesia Kalo diti ta perdori ate ne favor te vet dhe kjo eshte aftesi ,me vete. Ishte mjek i zoti sepse mesoj mbi te tjeret qe rrinin neper fshatra mjek roje. Zotesia nuk ka fund.

        1. m
          mos se me bere te besoj!

          O fatos, po jeni te gjithe ju si Isuf Kalo, ahaa, keq e kemi; hani buken dhe permbysni kupen dhe bile te zini dhe koken me kupen si na e keni zene dje dhe sot. U lumte, e patet ne dore, e hodhet ne goje kudo qe keni vrima.

          1. P
            Plani 5te pesevjecar

            Doktori I Enverit paska qenkë humanist i madh... Paske humbur lëpirës bythe të madhe o Tosi.

            1. M
              Mjeke i nderuar i qofte i Leute dheu...

              Ngushellime..Vertete Mjeke i nderuar ... Por nuk duhet bere kaqe tragjike...ne Shqiperi vdesin cdo dite shume Prinder dhe shume te dashur .. Le te shpresojme sic thojne te gjithe Profetet e Fehve qe kemi ,qe do lindim perseri selici njeri qe vdes .. Le te shpresojme qe ne Jeten qe do te lindi perseri ,le te jete perseri Mjeke. ! Vetem haman se mos do na lindi dhe AI Djallit. Diktatore Hoxha ,dhe perseri i ndjeri Isuf ja behet. Mjeke i Diktatorit Hoxha...dhe Populli do vuaj perseri nese i ndjeri Isuf behet perseri Mjeku i Diktatorit ..meqe dhe shume Sekrete i anashkaloi neper Intervista kure behej fjala per Diktatorin Hoxha .

              1. M
                Mjeke i nderuar i qofte i Leute dheu...

                Ngushellime..Vertete Mjeke i nderuar ... Por nuk duhet bere kaqe tragjike...ne Shqiperi vdesin cdo dite shume Prinder dhe shume te dashur .. Le te shpresojme sic thojne te gjithe Profetet e Fehve qe kemi ,qe do lindim perseri selici njeri qe vdes .. Le te shpresojme qe ne Jeten qe do te lindi perseri ,le te jete perseri Mjeke. ! Vetem haman se mos do na lindi dhe AI Djallit. Diktatore Hoxha ,dhe perseri i ndjeri Isuf ja behet. Mjeke i Diktatorit Hoxha...dhe Populli do vuaj perseri nese i ndjeri Isuf behet perseri Mjeku i Diktatorit ..meqe dhe shume Sekrete i anashkaloi neper Intervista kure behej fjala per Diktatorin Hoxha .

                1. A
                  Ahmeti

                  Edhe ky fatos tarifa ishte mangut per te dhene pershtypje per Isufin. Nga nuk i fuste hundet isufi se ishte nje sfinks i papare. Ramiz alia ,ja beri mire se pas vdekjes se te madhit ,nuk i dhaasnje post. Ai vdiste per tu tundur e shkundur. E la petagog dhe shef klinike. isufi qe mesuar te rrinte bahceve dhe te thurte muhabete per te nxjerre ndonje rruge per ne france.Kjo qe e gjithe aftesia e tij. Dhelper, pelivan ,ashtu sic e kishin titulluar.Asnje merite nuk ka ne mjeksine shqiptare. Isuf kalo nuk eshte ng ata qe per gjithe jeten ka ndenjur me pak se kushdo tjeter prane shtratit te te semurit, ky i hynin ne sy atij ato. Mjeksia e tij eshte ajo e bllokut, Pogradecit, Vlores ku rrinte i Madhi dhe Frances. Kaq asnje gje me teper.

                  1. S
                    Sabiti

                    Ka shkruajtur dhe ky prof.dr. Ahmet kamberi. Po qan per Isufin? ha .Ha. ha... Ka shkruajtur dhe ky nje liber dhe mburet se ka luftuar dhembe per dhembe me antaret e byrose politoke, qesharak, budalla. Ahmet, sa here te ka lene me gisht ner goje Isufi, duke te marre ndonje rruge se mendoje se te takonte ty? thuaja njerezve ta dine te verteten e ketij gjigandi te mjeksise shqiptare...

                    1. S
                      Shkodrani pa buke

                      ka shume spekullime pe Isufin i cili hiqet sikur ka qene mjeku i EH , ne fakt mjek personal i tij ka qene Fejzi Hoxha ,qe ka kontrolluar Diabetin e tij ,Thuhet se ka themeluar endokrinologjine nuk eshte e vertete, kane qene Sejfulla Doci, Hektor Peci ata qe themeluan ate.Isufi ishte per tu kapardisue parqeve te bllokut ne Tirane,Vlore dhe veten ne vitin 1985, ka ardhur ne Spital ku u be profesor pa kaluar shkallet e karieres universitare , thuhet se ka themeluar AKREDITIMIN ,nga dhjetra institucione Shendetesore ka akredituar vetem Maternitetin ???? ku lindin Grate

                      1. a
                        alphade

                        Thone se per te vdekurin ose fol mire ose mos fol fare ! Kjo do te ishte etika e pergjitheshme ! Por nje gje njeriu duhet t’a dije dome thenjen e fjales “humanized ” ?! Per te qene deri ne fund i sinqerte me veten dhe publikun, Une personalisht nuk e kam pare kurkund humanzmin e tij sepse i ndjeri , ngushullimet, sa dilte nga Shtepia e Enverit jam bath- te ne Paris, Stokolm, Viene etj. dhe sapo kthehesh nga jasht futej perseri te Shtepia e Enverit ! Here pas here pinte ndonje kafe ne Hotel Dajti, ne Sallen e madhe ! Imitonte Sulo Gradecin qe bente te njejten gje ! Nje here nuk e pa njeriu i zakonshem “Humanismin” e tij …O Bote, o dreq qe une paskam lindur te te ndreq ! Shekspir …..!

                        Lini një Përgjigje