Reshje dëbore në Dibër, bllokohet Rruga e Arbrit. Policia, thirrje shoferëve: Kaloni nga aksi i vjetër

20 Janar 2023, 09:12Sociale TEMA

Reshje dëbore në Dibër, bllokohet Rruga e Arbrit. Policia,

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i Rrugës së Arbrit, by-pass-Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Po ashtu Policia i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

 

3 Komente

  1. E
    Eni

    Po hapeni o kafshe mos vidhni...

      1. Matjane e Dibrane totalisht te tredhur. Bllokoni rruget mos votoni plehrat qe ju kane lene per 100 vjet ne erresire. Furnizoni gjithe boten me krom e jetoni si ne mesjete. Rruga nga ulza ne burrel eshte e pa kalueshme se eshte e kohes se enverit, ajo nga rresheni e demtuar se e ndertuar si mos me keq e kamionet me kronin e zamirit e Kane bere te pakalueshme. Rruga e Arbrit nje kurth vdekjeprures pa asnje standart sigurie. Turp i madh. Pooor vetem Luizi te Bigu te jete mire pa te tjerat nuk kane rendesi. Dele

        Lini një Përgjigje