Përparim Kalo: Për mua dhe motrat, Isuf Kalo ka qenë një baba i dytë. Si e priti me gjakftohtësi lajmin se do të vdiste

20 Janar 2023, 09:55Sociale TEMA

Përparim Kalo: Për mua dhe motrat, Isuf Kalo ka qenë një

Nga Përparim Kalo

I tronditur prej humbjes sё njeriut tonё tё dashur, qё pёr mua dhe motrat e mia ishte edhe me statusin e babait tё dytё, mund tё shkruaj aq sa tё lejojnё emocionet e njё dite si kjo, qё pёrcjell lajmin nga dheu i huaj se ai qё e mendoje, nёse jo tё pёrjetshёm, tё paktёn shumё mё jetegjatё se kaq, i ka mbyllur sytё pёrgjithmonё.

Ungji im/ynё Isuf i pёrket njё kategorie tё rrallё njerёzish. Kёtё e them pasi e kam ndjerё nga qindra sy e gojё tё shumё njerёzve qё na rrethojnё, tё cilet ia kanё njohur Isuf Kalos zotesine profesionale dhe interesat e gjera intelektuale por edhe mirёsinё qё rrezatonte nё marrёdhёniet njerёzore.

Historia e tij, arritjet, sfidat, kanё qenё leksione tё gjalla pёr ne.

Fillimisht student ekselent nё vitet kur nuk kish fonde tё posaçme pёr atё kategori studentesh, ai arriti tё shkёlqente shpejt nё mjekësi si kёrkues shkencor, duke u bёrё edhe i njohur ndёrkombёtarisht si specialist, por po aq shkёlqente nё fushёn e letrave, si vjershёtor e mё pas si autor i mjaft librave shkencorё e publicistikё, e sё fundmi si prozator me librin e mirёpritur Blloku.

Por nuk mbetej pas nё lojёn e shahut e tё pingpongut, e sidomos nё fushёn e humorit, ku shprehjet e batutat e tij sillnin gaz e hare nё grumbullimet e vogla e tё mёdha, spontane a tё organizuara, familjare a sociale

Marrёdhёnia ime me Isufin ishte mё tepёr se ajo prej gjakut. Ai u bё mentori im, udhёrrefyesi e frymёzuesi im pёr rreth 50 vjet, kur pas humbjes sё babait tonё mori pёrsipёr rolin e tij prindёror.

Kam ndjekur me vёmendje ecurinё e karrierёs sё tij tё spikatur si mjek dhe habitesha se ku gjente kohё tё merrej me aq shumё gjёra, tё lexonte aq shumё e tё shkruante, tё bёnte vizita tё kujdesej edhe pёr nipёr e mbesa, ndёrkohё qё kish sytё e mendjen tek dy fёmijёt e tij.

Po nuk mbetet me kaq. Ai ndiqte nga larg, e afёr, kudo ku ndodhej, ecurinё akademike e profesionale edhe tё fёmijёve tanё, u falte atyre po aq dashuri sa kishim ndjerё e ndjenim edhe ne.

Tё gjitha kёto skalitёn nё mendjen time staturёn e njё njeriu tё jashtёzakonshёm, dhe sot qё ndjeva se tronditja ime ishte nё rezonancё me atё tё shumё miqve e shokёve tё tij, shumё prej tё cilёve u bёnё edhe shokёt e mi, kuptova qё ai ka lёnё pas nje pasuri tё madhe, njё cikёl tё plotё leksionesh qё janё fiksuar nё kujtesёn tonё falё njohjes, qendrimit e komunikimit me tё.

Njё tjetёr tipar dallues i tij, qё arrita ta shquaj me kohё, ishte guximi, trimёria. Trimёria e llojit tё ri, e epokёs sё pasluftёs. Trimёria pёr tё marrё pёrsipёr detyra tё vёshtira e pёr tja dalё mb’anё. Trimёria pёr tё shkruajtur e pёr tё qenё kritik nё mbrojtje interesit publik.

Por guximi i tij u shpalos nё sytё e mi kohёt e fundit kur mё foli hapur pёr vdekjen qё i afrohej pashmangёsisht. Mё foli hapur pёr etapat qё do tё ndiqte ajo dhe madje priti me gjakftohtёsi. Po aq ftohtё priti konkluzionin e mjekes sё huaj, e cila i tha se nga treguesit e gjendjes sё tij, jeta e tij parashikohej tё ndёrpritej brenda pak muajsh.

Nuk mund ta pёrshkruaj ankthin qё mё pushtoi teksa dёgjova kёtё komunikim dhe qetёsia me tё cilёn Isufi e dёgjoi dhe e pёrcolli tek ne me buzёqeshje kёtё lajm dramatik. Dhe ky qendrim ka kohё qё mё rri nё mendje si njё ndёr leksionet e tij mё domethёnёs…

14 Komente

  1. M
    Mjeke shembullore per Rahmet past..

    Ngushellime..Vetete nje Mjeke qe kudo lexojme shume fjale te mira .. Por nje gje se kuptoje. ! Mbas vdekjes do lindin perseri secili njeri qe vdes. ! Keshtu thojne profetet e Fehve te ndryshme qe kemi.. Le te shpresojme qe ne Jeten e dyte kure te lindi te na tregoje me me hollesira disa Sekrete qe i mori me vete kesaj rradhe ..Dhe le te shpresojme qe ne Jeten e dyte mos te na behet perseri Mjeku i Diktatorit Hoxha ..se edhe Ai Djall Diktatore Hoxha mund te na linde perseri ne Jeten qe do lindim perseri te gjithe..

    1. Q
      Qytetari

      O zot sa idiotë ka ky vënd.

      1. E
        Emoj Si thua. ! ke deshire te lindesh. !

        Sa fatekeqesi qe Juve nuk do lindni perseri. !

        1. E
          Emoj Si thua. ! ke deshire te lindesh. !

          Sa fatekeqesi qe Juve nuk do lindni perseri. !

      2. M
        Mjeke shembullore per Rahmet past..

        Ngushellime..Vetete nje Mjeke qe kudo lexojme shume fjale te mira .. Por nje gje se kuptoje. ! Mbas vdekjes do lindin perseri secili njeri qe vdes. ! Keshtu thojne profetet e Fehve te ndryshme qe kemi.. Le te shpresojme qe ne Jeten e dyte kure te lindi te na tregoje me me hollesira disa Sekrete qe i mori me vete kesaj rradhe ..Dhe le te shpresojme qe ne Jeten e dyte mos te na behet perseri Mjeku i Diktatorit Hoxha ..se edhe Ai Djall Diktatore Hoxha mund te na linde perseri ne Jeten qe do lindim perseri te gjithe..

        1. H
          Hekuran

          Shko ore spurdhjak, delirant

          1. E
            Eni

            Ngushellime per doktorin.Ti nuk I ngjaje fare po fare..ishte I rralle.

            1. Çerçiz N. Myftari

              Shkrimi i z.Përparim Kalo përmblidhte jetëshkrimin e Prof.Dr. ISuf Kalo me ndjeshmërinë e mbresat e njeriut të gjakut të vet.Ai dha gjithçka si mjek,shkencëtar,publicist dhe shkrimtar. Vërejtja,që i është bërë,se i ka shërbyer diktatorit Enver Hoxha,e ka dhënë me gjallje përgjigjen: " Ca më thonë: pse nuk ia zgjate.jetën,të tjerë,pse nuk e vdiqe! Unë bëra detyrën e mjekut!" Jam ndodhur në drekë të shtrua për nder të tij në Ujë të Ftohtë të Tepelenës me disa intelektual.Në përshëndetje,me një gotë raki,i them: " Floririt pluhurin i'a fshin vesa e mëngjesit!" U prehtë në paqe! T'i rrojnë gjithçka la mbrapa! I paharruar kujtimi tij!

              1. S
                Shpresa

                Kjo jete eshte e pabese: ndersa ne presim te vdese Sali Sheqere Vuk Karaxhich, qe shkaterroi, dogji dhe vodhi me krejt familjene tij te degjeneruar shqiptaret, vdekja merr mjekun nderkombetar Isuf Kalo, nje njeri human qe na ka bere sherbime te jashtezakonshme.

                1. S
                  Salkari

                  Gjitonet tane helene ketej nga Jugu thone : qen i keq , ngordhje nuk ka .....

                2. L
                  Luzati

                  Normal fare.Te vish nga Tepelena drejt e ne bllok dhe te behesh dikushi nga askushi eshte nje merite e madhe. Po te perdhosesh ate qe ke gatuar vete eshte lufte brenda llojit. Na vjen shume keq qe iku dr Kalo.

                  1. F
                    FATMIRI

                    DOKTOR KALO NGA LUZATI ISHTE TRIM SEPSE ATJE KU HENGRI PER VITE TE TERA FILLOJ TE PESHTYNTE

                    1. O
                      Orest Saraci

                      Fatmir , kjo qe shkruan eshte shume e ulet .....se hante buk diku nuk do te thote se ishte dakort me ato cka shikonte e degjonte .....ai thjesht beri nje pune si gjith te tjeret ....ulu e mendou me qetesi dhe rishikoje mendimin , me siguri e ngateron me dike tjeter .....

                    2. d
                      demo

                      mjek i diktatorit. A ka ndonje shqiptar te thjeshte,qe eshte vizituar tek dr.Kalo? Se sa i zoti ishte,kete le ta thone koleget.

                      Lini një Përgjigje